Sport
ATLETIKË: MË 19 PRILL STARTON SEZONI I RI 2025

Sezoni i atletikës në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht fillon në fillim të prillit , mirëpo të shumtë janë ato garues dhe klube të cilat që nga fillimi i vitit m kanë marrë pjesë në garat apo mitingjet ndërkombëtare në veçanti në ato gara që janë mbajtur në terrene të mbyllura dhe kanë shënuar suksese mjaftë të mira si Andreja Trajkovski i cili fitoi medalje të bronzit , pastaj në kampionatin evropian në Holandë morri pjesë i cili theu rekordin shtetërorë në kërcim me një hapë dhe u kualifikua në finale që paraqet sukses historik, në kampionatin ballkanik të gjysmë maratonës në Athinë Dario Ivanovski fitoi medaljen e argjendtë. Sekretari i përgjithshëm në Federatën e Atletikë, Dejan Angelovski për televizionin Koha tha se duke u bazuar në këto suksese na pret një sezon i ngjeshur dhe me shumë suksese të klubeve tona
“ Diku ka fillimi i prillit filloni sezoni në shtigjet e hapura apo në stadium që për ne është më e rëndësishme dhe me gara të shumta, dhe at që më pyetët klubet tona përgatiten për at pjesë të sezonit. Duke nisur nga 19 prilli me garat e para dhe kështu deri në shtator presim të kemi më shumë gara vendore . Janë diku 25 deri 30 klube aktive në Federatë nga numri i përgjithshëm i 40 klubeve të regjistruara. Kështu që 20 deri 25 ekipe janë të gatshme për sezonin që na pretë. Një pjesë e anëtarëve reprezentacionit tani më pritet të fillojnë përgatitjet në Tivar ka fillimi i prillit apo nga data 2 deri më 11 prill. Pjesa më e madhe e klubeve përgatiten për garat më të rëndësishme që janë në maj dhe qershor. Pasi ky vit është ngjeshur me gara të shumta si dhe Kampionatet Ballkanike, Kampionatet Evropiane dhe kampionateve Botërore. Festivali olimpik Evropian për kategoritë e reja që do të thotë se do jetë një sezon i gjatë me gara të shumta ku nga klubet dhe garuesit tanë presim ta marrin pjesë sa më masovikisht me më shumë garues dhe të mundohen të fitojnë normat për rangimin në Federatë, në komuna dhe ne shtet,” deklaroi sekrtari Dejan Angelovski
Sekretari i përgjithshëm Dejan Angelovski tha se Federata punon që sezoni i ri të jetë sa më suksesshëm, të regjistrojnë rezultate sa më të mira dhe që përfaqësimi i garuesve tanë në garat ndërkombëtare të jetë sa më mirë në të gjitha kategoritë, ndërsa klubet pritet të kenë numër sa më të madh të garuesve në të gjitha kategoritë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë rezultatet më të mira.

Sport
REPREZENTACIONI PËRGATITJET PËR CIKLN KUALIFIKUES PËR BOTËRORIN 2026

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll i vazhdon në atmosferë të qetë përgatitjet për fillimin e ciklit kualifikues për Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një atmosferë të qetë, reprezentuesit nën drejtimin e seleksionuesit Bllagoja Milevski vazhdojnë seancat e rregullta stërvitore në kompleksin stërvitor “Petar Miloshevski” të FFM-së në Shkup.
Seleksionuesi i reprezentacionit A të Maqedonisë, Blagoja Milevski, pas seancës së parë stërvitore është përball me probleme të paplanifikuara për shkak të lëndimeve të dy lojtarëve.
Bëhet fjalë për Milan Ristovski dhe Lirim Qamili të cilët nuk do të jenë pjesë e reprezentacionit për dy ndeshjet e ardhshme kundër Lihtenshtajnit dhe Uellsit., ndërsa edhe preformanca e Stefan Ashkovskit është e pa sigurt për shkak të lëndimit të kyçit të dorës dhe gjendja e tij do të vlerësohet më tej nga ekipi mjekësor . Seleksionuesi Milevski ka ftuar si zëvendësim edhe David Toshevskin nga Austria Klagenfurt.
Maqedonia luan me Lihtenshtajnin më 22 mars në orën 15:00 në Vaduz, ndërsa Uellsi i pret në Shkup më 25 mars në ora 20:45.
Shaban Sinani –TV Koha
Sport
VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS SIGUROI POZITËN E KATËRT

Java e tetë fazës së Play Off-it në Ligën e parë të volejbollit vendor përfundimisht përcaktoi katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin kampion pra Strumica, UGD Shtipi, Boreci dhe Universiteti i Tetovës në fazën e fundit të kampionatit do të përcaktojnë kampionin e ri për sezonin 2024/2025.
Dilemat se cila skuadër do të jetë e katërta u zgjodh në derbin mes dy skuadrave tetovare Universiteti i Tetovës – Shkëndija që përfundoi me fitoren maksimale 3-0 për ekipin studentor. Pas këtij suksesi kapiteni i ekipit të Universitetit të Tetovës, Hamza Veseli u shprehë i kënaqur me lojën dhe fitoren që ia siguroi pozitën e katërt
“ Meqenëse ishte edhe derbi i qytetit ne e kemi prit këtë ndeshje pasi ishte çelësi kryesor I ekipit tone. Me këtë fitore ne siguruam vend në katër ekipet e para dhe tash mbetet të shohim si do dalin tre ndeshjet e fundit t;ë kampionatit “ deklaroi Hamza Veseli
Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës në xhiron e radhës kundër si Rabotniçkit dhe me fitore eventuale dhe varësisht nga edhe nga rezultatet e ndeshjeve tjera mund të ngjitet edhe në pozitën e tretë
“Po , edhe kjo ndeshje ka një rëndësi për ne meqenëse në ndeshjen e parë ne triumfuam ndaj Rabotniçkit në transfertë, besoj se edhe këtu do të jetë një ndeshje e mire dhe pse mos të përfundojmë edhe në vend të tretë“, tha Hamza Veseli
Në dy ndeshjet tjera të play off-it u arritën këto rezultate : Rabotniçki –UGD Shtipi 1-3 dhe Strumica – Boreci 3-1. Ndërkaq në ndeshjet e fazës së play out Liria e Zherovjanit vazhdon rrugëtimin e fitoreve kësaj radhe në transfertë mundi Janta Volejn 3-0 , ndërsa në dy takimet tjera u arritën këto rezultate: Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio 3-1 Susheva – Skopje 3-0
Sport
KOMBËTARJA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME ANGLINË

Shqipëria bëhet gati për të nisur misionin e saj më të ri, Kampionati Botëror 2026. Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.
Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.
Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore. Mes tyre ishin mbrojtesi i majte 21 vjecar Klevis Kasa i Elbasanit, mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi por edhe dy futbollistë të Vllaznisë, Gledjan Pusi dhe sulmuesi Antonio Delaj.
Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve