Site icon Tetova Expres

ATLETIKË: MË 19 PRILL STARTON SEZONI I RI 2025  

Sezoni i atletikës në Maqedoninë e Veriut  zyrtarisht fillon në fillim të prillit , mirëpo të shumtë janë ato garues dhe klube  të cilat që nga fillimi i vitit m kanë marrë pjesë në garat apo mitingjet ndërkombëtare  në veçanti në ato gara  që janë mbajtur në terrene të mbyllura  dhe kanë shënuar suksese mjaftë të mira si   Andreja  Trajkovski i cili fitoi medalje të bronzit , pastaj në kampionatin evropian  në Holandë morri  pjesë i  cili theu rekordin shtetërorë në kërcim me një hapë dhe  u kualifikua në finale që paraqet sukses historik, në kampionatin ballkanik të gjysmë maratonës në Athinë Dario Ivanovski fitoi medaljen e argjendtë. Sekretari i përgjithshëm në Federatën e  Atletikë, Dejan Angelovski për televizionin Koha  tha se duke u bazuar në këto suksese na pret një sezon i ngjeshur dhe me shumë suksese të klubeve tona

 “ Diku ka  fillimi i prillit  filloni  sezoni  në shtigjet e  hapura  apo në stadium   që për ne  është më e rëndësishme  dhe me  gara të shumta, dhe  at që më pyetët   klubet  tona  përgatiten   për at  pjesë të sezonit. Duke  nisur  nga  19  prilli  me  garat e para dhe  kështu  deri në shtator  presim të kemi   më shumë gara vendore . Janë diku  25  deri  30 klube aktive  në Federatë nga  numri i  përgjithshëm i 40  klubeve të regjistruara. Kështu  që  20  deri  25  ekipe janë të gatshme  për  sezonin  që na  pretë.  Një pjesë e  anëtarëve reprezentacionit  tani më  pritet të  fillojnë përgatitjet  në Tivar ka fillimi i prillit  apo  nga data  2  deri më 11 prill. Pjesa  më e madhe  e klubeve  përgatiten për garat më të rëndësishme   që janë në maj dhe  qershor. Pasi ky  vit është ngjeshur  me  gara  të shumta si dhe  Kampionatet Ballkanike, Kampionatet  Evropiane  dhe kampionateve  Botërore. Festivali olimpik Evropian për kategoritë e reja që do të thotë se do jetë një sezon i gjatë me  gara  të shumta  ku nga  klubet dhe garuesit tanë presim  ta  marrin pjesë sa më masovikisht me  më shumë garues  dhe  të mundohen të fitojnë normat për rangimin në Federatë, në komuna  dhe ne  shtet,” deklaroi sekrtari Dejan Angelovski

 Sekretari  i përgjithshëm Dejan Angelovski  tha se Federata punon që sezoni i  ri  të jetë sa më suksesshëm, të regjistrojnë rezultate sa më të mira dhe  që përfaqësimi i garuesve tanë në garat  ndërkombëtare të jetë sa më mirë në të gjitha  kategoritë, ndërsa klubet pritet të kenë  numër  sa më të madh të garuesve  në të gjitha  kategoritë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë rezultatet më të mira.

Shaban Sinani – TV Koha 
Exit mobile version