Connect with us

Lajme nga vendi

Tragjedia e rradhës në Kumanovë, spitali nga vend shpëtimi u bë shkak i vdekjes!

Published

on

Thuajse tragjeditë në kanë fund, apo janë normale në këtë shtet tragjikomik që njerëzit viktimizohen dhe askush nuk mban llogari. Pas tragjedisë në Koçan ku i gjithë vendi u trondit e rajoni e më gjërë, derisa jemi në ditë zie në qytetin e Kumanovës ka ndodhur një tragjedi tjetër. Mbase, bëhet fjalë vetëm për një viktim nuk nënkupton se nuk duhet të flitet apo tragjedia është e parëndësishme. Po flasim për jetë njerëzish, nëse kështu humbin njerëzit po humbet edhe kuptimi i të jetuarit në këtë vend ku je i rrezikuar në çdo moment, shkruan Zhurnal.

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin –

“Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal vetë, por deri sa e qova unë ti jap pak ujë aty te çezma ta freskoj, djali më shkoj.”

Babai i të ndjerit Vedat Ademi rrëfen për TV21 tmerrin që kanë përjetuar në Spitalin e Kumanovës. Amet Ademi thotë se nga terapia që i kanë dhënë, djali ka pasur reaksion të fortë alergjik dhe ka ndërruar jetë.

Ata akoma pa u bërë 24 orë kthehen te spitali duke treguar se një gabim mjekësor i mbyti djalin në lule të rinisë. Ai tha se e çoi djalin në këmbë të veta për ta shëruar, ndërsa nga spitali e nxorën në arkivol.

Advertisement

Mesditë e së hënës ndodhi ajo që nuk duhej të ndodh tha drejtori Stefan Trajanovski. Sipas tij askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë, por fillimisht pritet raporti i autopsisë nga Instituti i mjekësisë ligjore. Ndonëse në librezën e shëndetësisë ka shkruar se 32 vjeçi është alergjik nga analgetikët, terapia intravenoze me infuzion i është dhënë pikërisht me këtë substancë analgini që dyshohet se i solli edhe vdekjen klinike.

Familjarët pretendojnë se spitali ka dashur ta fsheh rastin duke e thirrur menjëherë shërbimin mortor, për ta dërguar në murg. Por, me insistim të prindërve rasti është denoncuar edhe në polici.

“Me datë 17.03.2025 në ora 11.35 në Stacionin Policor të Kumanovës është marrë njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se në gjendje të rënduar shëndetësore në spital është sjellë V.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa nga zyrtarët policorë është bërë kontrolli dhe intervistimi i të gjithë personelit mjekësor të pranishëm. Rasti është duke u zbardhur.”

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë formuar komision të posaçëm, të cilët do të iniciojnë një kontroll të jashtëzakonshme nga Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor për të zbuluar lëshimet e mundshme nga personeli mjekësor, raport i cili do ti dorëzohet prokurorisë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Ndryshe varrimi i të ndjerit u bë dje në qytetin e Kumanovës!

Vedati nën dhe hetimet vazhdojnë!

Advertisement

Pavarësisht përfundimit apo epilogut të hetimeve i ndjeri nuk kthehet më. Edhe sa persona apo viktima të tjera duhet të largohen nga kjo për tu vendosur mbarë e mirë sistemi i funksionimit brenda këtij vendi? Spitalet janë vende ku qytetarët kërkojnë shpëtim e tragjedia ndodhë atëherë kur këto vende shndërrohen në tmerr të pacientëve, në vende ku hynë duke ecur e të nxjerrin në arkivol.

Një situatë e tillë ka qenë evidente gjatë pandemisë ku pacientët që hynin në spitale nuk dilnin të gjallë, një pjesë dërrmuese. Prandaj, edhe ky realitet zbutej me faktin se po bëhet propagandë mediatike kinse e vërteta është ndryshe. Por, jo në fakt kjo ishte e vërteta që numër i madh i pacientëve që hynin në ato dyer si pasojë e pakujdesisë mjekësore e shërbimeve jo cilësore nuk dilnin më të gjallë.

Shëndeti është brenga jonë e përditshme, mbase nuk i atakon vetëm të moshuarit pasi kohëve të fundit probleme të shumta shëndetësore po shfaqen edhe tek të rinjtë. Pra, nga lindja e deri në vdekje kujdesi shëndetësor na ndjek pas me ose pa dashje. Meqë, shëndeti është pjesë e pandashme e jona ka rëndësi dhe peshë të veçantë për secilin prej nesh. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë në nivelin e duhur për të ofruar shërbime shëndetësore më produktive. Me fjalë të tjera nevojitet të rritet besimi në institucionet e shëndetësisë. /Zhurnal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia

Published

on

Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Published

on

Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.

“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.

“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat