Sport
NBA: Oklahoma mbetet lider në Perëndim
Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe katër të ekipeve mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar sot 125-96 ndaj Milëaukee. Një përballje mes dy ekipesh pretendente, por që u dominua nga Oklahoma. Vendimtar ishte i zakonshmi Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 125-113 Neë Orleans, ndeshje me rivalitet. Porter me 36 pikë ishte më i miri për Denver, mbështetur edhe nga Jokic me një “triple double” (27 pikë, 14 rebound, 10 asist).
Rikthehet te suksesi ekipi i Golden State, që mundi 104-99 Orlando. Ëiggins me 25 pikë e Curry me 24 pikë u dalluan në fushë. Fitore në sekondat e fundot për Detroit, që mundi 132-130 Atlanta (Cummingham 30 pikë e 14 asist).
Rezultatet e sotme
Charlotte – Washington, 114-124
Detroit – Atlanta, 130-132
Nju York – Houston, 124-118
Memphis – San Antonio, 128-109
Minnesota – Sacramento, 114-116
Oklahoma – Milwaukee, 125-96
Denver – Nju Orleans, 125-113
Utah Jazz – Indiana, 111-112
Golden State – Orlando, 104-99
Portland – Phoenix, 121-119
Sport
KF SHKËNDIJA SIPAS PLANIT VIJON PËRGATITJET NË ANTALI
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve të fazës kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Antali, ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në tokën turke dhe të pestën gjatë përgatitjeve. Në ndeshjen e tretë në Antali, pësoi disfatën e tretë kësaj radhe nga skuadra austriake Sent Polten me rezultatin 1-0 . Trajneri Jeton Beqiri në këtë ndeshje ka vijuar me kombinimet në formacion, duke testuar alternativa të ndryshme për gjysmë sezonin pranveror dhe e ka vlerësuar si ndeshje më të mirë në krahasimi me dy ndeshjet tjera por vazhdon shpërdorimi i rasteve.
‘’Mendoj se nga ndeshja që kemi lozur sot kemi luajtur më mirë. Është situatë e përsëritshme d.m.th shpërdorojmë para portës pastaj pranojmë gola po më e rëndësishme është tu jepet mundësia të gjithë futbollistëve, që të gjithë të angazhohen të marrin minutazhin dhe pastaj duke mos pasur dëmtime që unë jam i kënaqur. Në këtë aspekt ekipi qëndron mirë dhe përgatitemi që të jemi të përgatitur maksimalisht për fillimin e kampionatit’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija
Trajneri Beiqiri duke komentuar rezultate nga pesë ndeshjet kontrolluese theksoi se në këto momente rezultatet nuk janë në plan të parë por qëllimi është të gjithë futbollistët të jenë ,maksimalisht të përgatitur.
‘’Normalisht rezultatet në këto moment nuk janë në plan të parë për shkak se kampionatit në krahasim me ndeshjet miqësore kanë totalisht ide tjetër. Për ne e rëndësishme është të punohet mirë të ketë intensitet dhe futbollistët të japin maksimumin dhe të jemi me fat ashtu siç kemi qenë deri në këtë moment sa i përket çështjes së lëndimeve’’deklaroi trajneri Beqiri
Shkëndija deri në fund të fazës përgatitore në Antalia do të zhvillon edhe një ndeshje përgatitjeve kontrolluese kësaj radhe kundër gjigantit ukrainas Dinamo Kievit që do të zhvillohet më 6 shkurt.
Sport
KF BESA FITOI MIQËSOREN KUNDËR PELISTERIT
Klubi I futbollit Besa e Dobërdollit në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit të dielën ka zhvilluar ndeshje kontrolluese me Pelisterin e Manastirit të cilën e ka fituar me rezultatin 2-0 duke dëshmuar lojë të mire të cilësore që do të thotë se ka lënë të kënaqur stafin teknik që drejtohet nga Gorazd Mihajllov.
Autor të golave në fitoren 2-0 ishin Arsim Lamallari dhe Admir Latifi, të cilët vulosën suksesin e Besës në këtë ndeshje kontrolluese . Ky rezultat dhe loja cilësore janë një sinjal pozitiv për ekipin në prag të vazhdimit të kampionatit, kur dihet se synimi parësor është mbetja në elitën e futbollit vendor
Ekipi Besa. nga Ohri kthehet të martën, pasi në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:30 do të do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Bregallnicën e Shtipit, pas të cilës ndeshje ekipi do të ketë 2 ditë pushim, ndërsa ndeshja fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror do të zhvillohet më 8 shkurt kundër ekipit Struga Trim Lum.
Sezoni pranveror në Ligën e parë fillon më 16 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të, ku ekipi nga Dobërdolli është mysafire e Voska Sportit.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
HENDBOLL: DANIMARKA FITON TITULLIN E KATËRT KAMPION BOTE
Kombëtarja daneze fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës për të katërtën herë radhazi, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë mposhti Kroacinë me rezultatin 32 : 26. Me këtë fitore Danimarka bëhet kombëtarja e pare cila fiton katër herë me radhë titullin kampion bote në hendboll për meshkuj, që paraqet një rekord në hendbollin botërorë.
Pas përfundimit Federata Botërore e hendbollit shpalli formacionin më të mire të këtij botërori ku janë përfshi lojtarë nga katër skuadrat më të mira kombëtare.
Një nga hendbollistët më të mirë në botë Matthias Gidsel u shpall MVP i Kupës së Botës, por edhe përfundoi si golashënuesi më i mirë, duke shënuar 74 gola në nëntë ndeshje.
Hendbollistët kroat Mario Shoshtariç dhe Ivan Martinoviç u përzgjodhën në formacionin e yjeve ndërsa çmimi për hendbollistin më të mirë të ri e fitoi portugezi Francisco Costa .
Ndërkohë që dje pas dite u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve