Sport
KF SHKËNDIJA SIPAS PLANIT VIJON PËRGATITJET NË ANTALI

Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve të fazës kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Antali, ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në tokën turke dhe të pestën gjatë përgatitjeve. Në ndeshjen e tretë në Antali, pësoi disfatën e tretë kësaj radhe nga skuadra austriake Sent Polten me rezultatin 1-0 . Trajneri Jeton Beqiri në këtë ndeshje ka vijuar me kombinimet në formacion, duke testuar alternativa të ndryshme për gjysmë sezonin pranveror dhe e ka vlerësuar si ndeshje më të mirë në krahasimi me dy ndeshjet tjera por vazhdon shpërdorimi i rasteve.
‘’Mendoj se nga ndeshja që kemi lozur sot kemi luajtur më mirë. Është situatë e përsëritshme d.m.th shpërdorojmë para portës pastaj pranojmë gola po më e rëndësishme është tu jepet mundësia të gjithë futbollistëve, që të gjithë të angazhohen të marrin minutazhin dhe pastaj duke mos pasur dëmtime që unë jam i kënaqur. Në këtë aspekt ekipi qëndron mirë dhe përgatitemi që të jemi të përgatitur maksimalisht për fillimin e kampionatit’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija
Trajneri Beiqiri duke komentuar rezultate nga pesë ndeshjet kontrolluese theksoi se në këto momente rezultatet nuk janë në plan të parë por qëllimi është të gjithë futbollistët të jenë ,maksimalisht të përgatitur.
‘’Normalisht rezultatet në këto moment nuk janë në plan të parë për shkak se kampionatit në krahasim me ndeshjet miqësore kanë totalisht ide tjetër. Për ne e rëndësishme është të punohet mirë të ketë intensitet dhe futbollistët të japin maksimumin dhe të jemi me fat ashtu siç kemi qenë deri në këtë moment sa i përket çështjes së lëndimeve’’deklaroi trajneri Beqiri
Shkëndija deri në fund të fazës përgatitore në Antalia do të zhvillon edhe një ndeshje përgatitjeve kontrolluese kësaj radhe kundër gjigantit ukrainas Dinamo Kievit që do të zhvillohet më 6 shkurt.
Sport
VOLEJBOLL: DISFATA E PARË E STRUMICËS NË SEZONIN 2024/25

Java e 14-të e kampionatit dhe dyta në fazën e plej off-it në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj regjistroi edhe befasinë më të madhe në vitet e fundit në volejbollin vendor. Pikërisht kampioni i shumëfishtë klubi i volejbollit Strumica pësoi humbje para tifozëve vendas në përballjen me UGD Shtipi me rezultatin 2-3. Një ndeshje tjetër debi u zhvillua edhe në Tetovë mes ekipi Universiteti i Tetovës dhe Boreci i Velesit e cila gjithashtu ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 2-3, ndërsa në Shkup, Rabotniçki më lehtë se sa pritej ka mundur ekipin e Shkëndijës 3-0 në sete. Me disfata e fundit dy skuadrat tetovare mbeten një hapë prapa katërsit të parë.Kujtojmë se këtë fundjavë në Tetovë, do të zhvillohet derbi lokal mes Shkëndijës dhe Universitetit të Tetovës. Në grupin e ekipeve që garojnë në fazën e plej out, fitore të sigurt në transfertë ka regjistruar Liria e Zherovjanit në transfertë kundër Vardarit në Shkup 3-0, Janta Volej mundi Makedonija Xhio me rezultatin 3-2, ndërsa ndeshje mes Vesna Probishtit – Skopje është ndërprerë shkaku i vendimeve të dyshimta të referëve
Pas javës së 14-të tabelën e kryesojnë Strumica dhe UGD Shtipi me nga 13 fitore e një humbje , para Borecit, Rabotniçkit, Shkëndijës, Universitetit të Tetovës dhe ekipit Liria që kryeson fazën e plej out
Sport
PHILADELPHIA EAGLES FITON FINALEN E DYTË NË SUPER BOWL

Në finalen e futbollit amerikan që u luajt në Nju Orleans skuadra e Filadelfias me fitoren bindëse kundër kampionit aktual Kanzas Siti me rezultat 40-22 bëhet kampion i ri në futbollin amerikan
Skuadra e Filadelfias është kampioni i ri në futbollin amerikan, pasi që në finale e madhe, mundën bindshëm kampionët në fuqi, Kanzas Sitin me rezultat 40-22.
Në edicionin e 59-të të Superboullit, që u zhvillua në Nju Orleans, dilemat rreth fituesit u zgjodhën në pjesën e parë, në të cilën mbrojtja e shkëlqyer e Filadelfia-s i lejoi kundërshtarit të fitonte vetëm 23 metra të fushës. Gjërat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, ku Kanzas Siti shënoi pikët e para në fund të çerekut të tretë, por në atë moment rezultati ishte 34-7.
Qendërmbrojtësi i Filadelfias, Xhejlen Hurts u shpall lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale, duke fituar 221 metra të fushës, me 17 nga 22 pasime të sakta në asistet drejt kolegëve të tij të skuadrës.
Sport
“Faleminderit për gjithçka kapiten”Ferhan Hasani Buba i jep fund karrierës si futbollist

Ferhan Hasani, një nga futbollistët më të talentuar që ka prodhuar akademia jonë dhe një nga figurat më ikonike të klubit, ka shpallur tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buba, përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau momentet më të bukura të karrierës së tij dhe një mesazh falënderimi për të gjitha klubet ku ishte pjesë ndër vite.
Një karrierë e ndritur
Hasani filloi rrugëtimin e tij te Shkëndija, ku u bë pjesë e gjeneratës historike që në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit. Me talentin dhe përkushtimin e tij, ai u afirmua si një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij, duke hapur dyert për një karrierë ndërkombëtare me ekipe si Wolfsburg (Gjermani), Brøndby (Danimarkë), Al Raed (Arabia Saudite), Helsinki (Finlandë), Partizani (Shqipëri) dhe Helsingør (Danimarkë).
Në kulmin e karrierës, 2015-2018, Hasani ishte pjesë e një Shkëndije të fuqishme që shkëlqeu në garat evropiane, duke arritur tre herë radhazi në Play-Off të UEFA Europa League dhe duke u përballur me ekipe të mëdha, mes tjerash 7 herë fituesin e Champions League, Milanin e Italisë.
Si kapiten i skuadrës në vitin 2018, ai udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe Kupës së vendit, duke regjistruar një rekord historik si kampioni më dominues në Evropë me +35 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Një legjendë kuqezi dhe pjesë e historisë së futbollit shqiptar
Hasani nuk shkëlqeu vetëm te Shkëndija, por ishte edhe një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në arritjen historike të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2021.
Nga një talent i akademisë sonë deri te një ikonë e klubit dhe e futbollit shqiptar, Ferhan Hasani ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e Shkëndijës dhe më gjerë. Përkushtimi, lidershipi dhe magjia e tij me topin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.tv21
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve