Connect with us

Sport

HENDBOLL: DANIMARKA FITON TITULLIN E KATËRT KAMPION BOTE

Published

on

Kombëtarja daneze fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës për të katërtën herë radhazi, pasi në finalen e madhe  të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë  mposhti Kroacinë me rezultatin 32 : 26. Me këtë  fitore Danimarka  bëhet kombëtarja e pare  cila fiton katër herë me radhë titullin kampion bote në hendboll për meshkuj, që paraqet një rekord në hendbollin botërorë.

Pas  përfundimit Federata Botërore e hendbollit shpalli   formacionin më të mire të këtij botërori  ku janë përfshi  lojtarë nga katër skuadrat më të mira kombëtare.

Një nga hendbollistët më të mirë në botë Matthias Gidsel u shpall MVP i Kupës së Botës, por edhe përfundoi si golashënuesi më i mirë, duke shënuar 74 gola në nëntë ndeshje.

Hendbollistët kroat Mario Shoshtariç dhe Ivan Martinoviç  u përzgjodhën në formacionin e yjeve ndërsa  çmimi për hendbollistin më të mirë të ri e fitoi  portugezi Francisco Costa .

Ndërkohë që dje pas dite u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E PARË E STRUMICËS NË SEZONIN 2024/25

Published

on

Java e 14-të e kampionatit dhe dyta në fazën e plej off-it në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj regjistroi edhe befasinë  më të madhe në vitet e fundit në volejbollin vendor. Pikërisht kampioni i shumëfishtë klubi i volejbollit Strumica  pësoi humbje para tifozëve vendas në përballjen me UGD Shtipi me rezultatin 2-3.  Një  ndeshje tjetër debi u zhvillua edhe në Tetovë mes ekipi Universiteti i Tetovës dhe Boreci  i Velesit e cila gjithashtu ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 2-3, ndërsa në Shkup, Rabotniçki më lehtë se sa pritej ka mundur ekipin e Shkëndijës 3-0 në sete. Me  disfata e  fundit   dy skuadrat tetovare  mbeten  një hapë prapa  katërsit të parë.Kujtojmë se këtë fundjavë në Tetovë, do të  zhvillohet derbi lokal mes Shkëndijës dhe Universitetit të Tetovës. Në grupin e ekipeve që garojnë në fazën e plej out, fitore të sigurt në transfertë ka  regjistruar Liria e Zherovjanit në transfertë  kundër Vardarit në Shkup 3-0, Janta  Volej mundi Makedonija  Xhio me rezultatin 3-2, ndërsa ndeshje mes Vesna  Probishtit  – Skopje është ndërprerë shkaku i vendimeve të dyshimta  të referëve

Pas  javës së 14-të tabelën e  kryesojnë  Strumica  dhe UGD Shtipi me  nga  13  fitore e  një humbje , para Borecit, Rabotniçkit, Shkëndijës, Universitetit të Tetovës  dhe ekipit Liria që kryeson fazën e plej out

Continue Reading

Sport

PHILADELPHIA EAGLES FITON FINALEN E DYTË NË SUPER BOWL

Published

on

Në finalen e futbollit amerikan që u luajt në Nju Orleans skuadra e Filadelfias me  fitoren bindëse kundër kampionit aktual Kanzas Siti me rezultat 40-22 bëhet kampion  i  ri në futbollin amerikan

Skuadra e Filadelfias është kampioni i ri në futbollin amerikan, pasi që në finale e madhe, mundën bindshëm kampionët në fuqi, Kanzas Sitin me rezultat 40-22.

Në edicionin e 59-të të Superboullit, që u zhvillua në Nju Orleans, dilemat rreth fituesit u zgjodhën në pjesën e parë, në të cilën mbrojtja e shkëlqyer e Filadelfia-s i lejoi kundërshtarit të fitonte vetëm 23 metra të fushës. Gjërat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, ku Kanzas Siti shënoi pikët e para në fund të çerekut të tretë, por në atë moment rezultati ishte 34-7.

Qendërmbrojtësi i Filadelfias, Xhejlen Hurts u shpall lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale, duke fituar 221 metra të fushës, me 17 nga 22 pasime të sakta në asistet drejt kolegëve të tij të skuadrës.

 Shaban Sinani-TV Koha
Continue Reading

Sport

“Faleminderit për gjithçka kapiten”Ferhan Hasani Buba i jep fund karrierës si futbollist

Published

on

Ferhan Hasani, një nga futbollistët më të talentuar që ka prodhuar akademia jonë dhe një nga figurat më ikonike të klubit, ka shpallur tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Buba, përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale, ku ndau momentet më të bukura të karrierës së tij dhe një mesazh falënderimi për të gjitha klubet ku ishte pjesë ndër vite.

Një karrierë e ndritur

Hasani filloi rrugëtimin e tij te Shkëndija, ku u bë pjesë e gjeneratës historike që në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në histori të klubit. Me talentin dhe përkushtimin e tij, ai u afirmua si një nga lojtarët më të spikatur të brezit të tij, duke hapur dyert për një karrierë ndërkombëtare me ekipe si Wolfsburg (Gjermani), Brøndby (Danimarkë), Al Raed (Arabia Saudite), Helsinki (Finlandë), Partizani (Shqipëri) dhe Helsingør (Danimarkë).

Në kulmin e karrierës, 2015-2018, Hasani ishte pjesë e një Shkëndije të fuqishme që shkëlqeu në garat evropiane, duke arritur tre herë radhazi në Play-Off të UEFA Europa League dhe duke u përballur me ekipe të mëdha, mes tjerash 7 herë fituesin e Champions League, Milanin e Italisë.

Advertisement

Si kapiten i skuadrës në vitin 2018, ai udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion dhe Kupës së vendit, duke regjistruar një rekord historik si kampioni më dominues në Evropë me +35 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Një legjendë kuqezi dhe pjesë e historisë së futbollit shqiptar

Hasani nuk shkëlqeu vetëm te Shkëndija, por ishte edhe një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në arritjen historike të kualifikimit për Kampionatin Evropian 2021.

Nga një talent i akademisë sonë deri te një ikonë e klubit dhe e futbollit shqiptar, Ferhan Hasani ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e Shkëndijës dhe më gjerë. Përkushtimi, lidershipi dhe magjia e tij me topin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë.tv21

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat