Connect with us

Lajme nga vendi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva

Published

on

Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva

Sot, në selinë qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Amir Elezi, priti në takim ambasadorin e Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva. Në qendër të diskutimeve ishin çështjet e eurointegrimit dhe avancimi i proceseve demokratike në vend.

Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi theksoi përkushtimin e Alternativës për të mbështetur reformat e nevojshme që forcojnë sundimin e ligjit, luftojnë korrupsionin dhe përmirësojnë qeverisjen në përputhje me standardet evropiane. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në këtë proces.

Nga ana tjetër, ambasadori Ludva shprehu mirënjohjen për angazhimin e Alternativës në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Ai nënvizoi se përparimi në këtë drejtim kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe reforma të guximshme, duke siguruar se Çekia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut.

Lajme nga vendi

Arsovski: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk do të dëmtojë maqedonasit

Published

on

Analisti politik Petar Arsovski ka komentuar së fundmi debatin mbi përfshirjen e gjuhës shqipe në licencat për kopshte, duke theksuar se, megjithëse nuk është jurist, sipas tij, nëse licencat për kopshte do të ishin të rregulluara në ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do të kishte nevojë për një ligj të veçantë. Sipas tij, “frika e maqedonasve nga avancimi i gjuhës shqipe është pa baza të forta”

“Pavarësisht nga argumentet ligjore që mund të thonë se cilat mund të mos qëndrojnë. Logjika politike që kur shqiptarët i marrin maqedonasit diçka është e gabuar, dhe kjo çon në teza shtesë mes dy etnive, sepse për momentin zgjidhja thotë që të shtohet gjuha shqipe në licencat për kopshte, jo të fshihet gjuha maqedonase. . Pra, ajo frika e maqedonasve se kur shqiptarët të kenë një përdorim të avancuar të gjuhës sikur maqedonasit po humbasin diçka, kjo është ajo që na sjell në këtë seri lëvizjesh. Ky veprim në vetvete nuk mund të sjellë tensione të drejtpërdrejta etnike, por një në serinë e lëvizjeve që përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy grupeve etnike, thotë analisti politik Petar Arsovski.

Për Arsovskin, ky debat është pjesë e një konteksti më të gjerë, ku çdo çështje mund të përdoret për qëllime politike.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo çështje do të përdoret nga partitë për qëllime politike, kjo është punë e partive. Mendoj se është e nevojshme të shikohet një kontekst më i gjerë i gjendjes së përgjithshme në vend dhe se si do të funksionojë më tej jeta e përbashkët dhe bashkëjetesa ndërmjet grupeve etnike por edhe presidentit dhe qeverisë, thotë analisti politik Petar Arsovski.

Arsovski theksoi se partitë politike kanë interes të përdorin çështje të tilla për të përfituar, por është e nevojshme të shikohet më thellë se si këto lëvizje mund të ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të vendit dhe marrëdhëniet etnike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mosnënshkrimi i dekretit nga Siljanovska, Jashari: Nuk ka bazë juridike

Published

on

Vendimi i presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, për të mos nënshkruar dekretin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ku ishin të parapara Licenca edhe në gjuhën shqipe, nuk ka bazë juridike.

Kështu vlerëson profesori universitar, Hasan Jashari, sipas të cilit, këto janë ngarkesa të cilat i dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, shoqërinë, si dhe përparimin e vendit në përgjithësi.

Ndodhi të tilla të pakëndshme për qytetarët ndodhin edhe për shkak të paqartësive që janë lënë në Kushtetutë, ndërsa figura e presidentit nuk duhet të jetë ajo që nxit situata të pakëndshme dhe të padrejta.

“Edhe te Marrëveshja e Ohrit, edhe te Ligji për përdorimin e gjuhëve për 20%-in. Vetë Kushtetuta ka shumë paqartësi të cilat lënë hapësirë që ligjet të trajtohen në mënyra të ndryshme nga njëra palë dhe nga pala tjetër. Presidentja duhet t’i motivojë njerëzit, duhet t’i motivojë forcat politike që të zgjidhen problemet në mënyrën më të mirë, përkundrazi ajo tash e nxjerr një gurë në mes të rrugës, nxjerr pengesa, nxjerr vështirësi. Asaj i pengon dygjuhësia, asaj i pengon fakti se ne konsiderojmë gjuhën shqipe dhe Kushtetutën si zyrtare, ata asnjëherë nuk e kanë konsideruar si zyrtare. Këtu kemi të bëjmë me një lëvizje të kundërt. Njëra palë tërheq në njërën anë, tjetra tërheq në anën tjetër. Pra këto çështje duhet definitivisht të pastrohen njëherë e përgjithmonë.”, – deklaroi profesori universitar, Hasan Jashari.

Hasani vlerëson se qytetarët parimisht duhet të kursehen nga situate të tilla, të cilat kanë pasoja.

Advertisement

“Koalicionet duhet të jenë të përgatitur për kësi lloj sfidash, ngjarjesh dhe duhet t’i zgjidhin pa mbërritur te publiku, pasi që kur mbërrin te publiku ka rrjedhat dhe pasojat e veta. Shqetësohen njerëzit dhe i kthejnë marrëdhëniet shoqërore mbrapa, ne duhet të ecim përpara. Ne i shohim vendet fqinje që kanë ecur para, ndërsa ne kemi ngelur prapa. Ne përsëri kthehemi në situatën e para vitit 2001 dhe e gjithë kjo është një dështim.”, – theksoi profesori universitar, Hasan Jashari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarr te një automekanik në Saraj të Shkupit, digjen 4 automjete

Published

on

Siç njoftojnë nga policia, katër automjete kanë përfunduar të djegura në zjarrin që ndodhi mbrëmë në autoservis në fshatin Lubin në Komunën e Sarajit.

“Më 5.1.2025 në ora 22:14 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Lubin, Komuna e Sarajit, ka zjarr në objekt, në pronësi të A.S (31) nga fshatin Lubin, i cili është dhënë në qira te S.A (51) nga Saji dhe është përdorur si autoservis”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se të lënduar nuk ka, por janë djegur 4 automjete që kanë qenë Brenda objektit.

Nga ekipi i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit zjarri është shuar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Continue Reading

Më të lexuarat