Lajme nga vendi
Janevska: Arsimi dual rriti punësueshmërinë e të rinjve, po e avancojmë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane
Koncepti i arsimit dual krijon kuadrin e nevojshëm, të përgatitur mirëpër nevojat e ekonomisë dhe në këtë mënyrë redukton boshllëkun përmes ofertës dhe kërkesës në tregun e kapitalit njerëzor. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe përmirësojmë këtë koncept të arsimit, në kuadër të projektit “Arsimi për Punësim”e cila përsëri , mundësoi unifikimin e energjisë dhe krijimin e përbashkët të politikave arsimore efektive.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Rontis” në Veles, ku së bashku me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe udhëheqësin e ekipit të projektitKurt Vutriks,realizuanmbikëqyrjetëdrejtpërdrejtnëzbatimin e mësimitpraktiknëvendin e punëspërnxënësitnga Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Kole Nedelkovski”.
„Shumë kompani janë të përfshira në arsimin dual ndjekin standarde të larta të arsimit dhe kujdesen për nxënësit, gjegjësishtë për mbi 550 nxënës në këtë vit shkollor.Organizojnë mësimin praktik pothuajse për 4000 nxënës nga paralelet duale në 62 shkolla të mesme profesionale”, thaJanevska, duke shtuar se këto janë shifra të mira, të cilat janë arritur me shumë përpjekje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetje të madhe nga , Delegacioni i BE-së, komuniteti i biznesit,sektori civil dhe nga vetë shkollat.
Ministrja shprehu pritshmërinë që bashkëpunimi përmes të gjithëve që deri më tani janë kujdesur për avancimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional do të vazhdojë, jo vetëm përmes projektit “Arsimi për Punësim”, por në përgjithësi edhe përmes të gjitha kanaleve të cilat japin efekt , duke shtuar se pret që së shpejti të sillet Ligji i ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim , i cili është në procedurë parlamentare dhe i cili në fakt do të rregullojë sistematikisht konceptin e arsimit dual.
„Si ministre marr iniciativë konkrete që ky bashkëpunim të vazhdojë,kështu që ministria tashmë ju ka dërguar shkresë komunave dhe shkollave të mesme profesionale, të cilat në koordinim me kompanitë duhet të dorëzojnë informacione për nevojat reale të kuadrit të caktuar , në mënyrë që të mund të planifikojmë kuotat e regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesëm në konkursin për vitin e ardhshëm shkollor”, shtoi Janevska.
Lajme nga vendi
Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit
Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.
“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!
Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.
Lajme nga vendi
VLEN: Stopuam ligjin për arsim të mesëm
Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.
“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN.
Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë.
Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë.
VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.
Lajme nga vendi
Kryetari i Kuvendit të Turqisë të hënën vizitë në Tetovë, do të ketë regjim të veçantë në komunikacion
Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e “Ilindenit” nga kryqëzimi me rrugën “Kthesa e Bërvenicës” deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës “Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e “Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” dhe “Vëllezërit Miladinovi”.
“SPB Tetovë apelon që qytetarët të hënën (23 dhjetor) të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë”, thonë nga SPB Tetovë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve