Site icon Tetova Expres

Janevska: Arsimi dual rriti punësueshmërinë e të rinjve, po e avancojmë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane

Koncepti i arsimit dual krijon kuadrin e nevojshëm, të përgatitur mirëpër nevojat e ekonomisë dhe në këtë mënyrë redukton boshllëkun përmes ofertës dhe kërkesës në tregun e kapitalit njerëzor. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe përmirësojmë këtë koncept të arsimit, në kuadër të projektit “Arsimi për Punësim”e cila përsëri , mundësoi unifikimin e energjisë dhe krijimin e përbashkët të politikave arsimore efektive.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Rontis” në Veles, ku së bashku me ambasadoren zvicerane Veronik  Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe udhëheqësin e ekipit të projektitKurt Vutriks,realizuanmbikëqyrjetëdrejtpërdrejtnëzbatimin e mësimitpraktiknëvendin e punëspërnxënësitnga Qendra Rajonale për Arsim  Profesional dhe Trajnim “Kole Nedelkovski”.

„Shumë kompani janë të përfshira në arsimin  dual ndjekin standarde të larta të arsimit dhe kujdesen për nxënësit, gjegjësishtë për mbi 550 nxënës në këtë vit shkollor.Organizojnë mësimin praktik pothuajse për 4000 nxënës nga paralelet duale në 62 shkolla të mesme profesionale”, thaJanevska, duke shtuar se këto janë shifra të mira, të cilat janë arritur me shumë përpjekje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetje të madhe nga , Delegacioni i BE-së, komuniteti i biznesit,sektori civil dhe nga vetë shkollat.

Ministrja shprehu pritshmërinë që bashkëpunimi përmes të gjithëve që deri më tani janë kujdesur për avancimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional do të vazhdojë, jo vetëm përmes projektit “Arsimi për Punësim”, por në përgjithësi edhe përmes të gjitha kanaleve të cilat  japin efekt , duke shtuar se pret që së shpejti të sillet Ligji i ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim , i cili është në procedurë parlamentare dhe i cili në fakt do të rregullojë sistematikisht konceptin e arsimit dual.

„Si ministre marr iniciativë konkrete që ky bashkëpunim të vazhdojë,kështu që ministria tashmë ju ka dërguar shkresë komunave dhe shkollave të mesme profesionale, të cilat në koordinim me kompanitë duhet të dorëzojnë informacione për nevojat reale të kuadrit të caktuar , në mënyrë që të mund të planifikojmë kuotat e regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesëm në konkursin për vitin e ardhshëm shkollor”, shtoi Janevska.

Advertisement

Exit mobile version