Connect with us

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: NESËR LUHET SUPER DERBI  SHKËNDIJA – SHKUPI

Published

on

Kampionati në  ligën e parë të futbollit  vendor vazhdon nesër me ndeshjet e   xhiros së  15-të , ndërkaq kryendeshje e kësaj jave është super derbi mes Shkëndijës dhe Shkupi.

  Stadiumi i  qytetit në Tetovë nesër  është nikoqire e ‘’El Clasikos’’ në  futbollin  vendor  ku  do të përballen  Shkëndija dhe Shkupi  dhe  ajo që është më e rëndësishme  në  tribunat e  stadiumit pas një kohe  të gjatë do të jenë  dy  tifo grupet ‘’Ballistët’’ e Shkëndijës dhe ‘’Shvercerat’’ e Shkupit. Me  një fjalë pritet  ndeshje  festive  që  përkon edhe me  28 nëntorin  Ditën e Flamurit Shqiptar.

 ’Po ne  si çdo herë që kemi thënë është derbi shqiptar. Për ne si futbollist është kënaqësi të jesh në kështu ndeshje . Më gëzon fakti se së bashku do të jenë dy tifo grupet bashkë  edhe shpresoj që të jemi shembull për të mirë.  Le të fitojë më i miri’’  deklaroi Besart Ibraimi

 Kapiteni i FC Shkupi, Artan Iljazi  shpreson se  ekipi i tij  do të  dëshmon lojë  cilësore ndërsa  apelon te  tifo grupet  që të jen  në  nivelin  duhuar  dhe  së bashku të festojnë

 ’Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Edhe pse  në ndeshjet e fundit  nuk  morëm at  që e dëshiruam, por ne jemi profesionist  dhe  vazhdojmë të punojmë. Nesër shpresoj që të kthehemi me  një rezultat pozitiv. Cili është më i miri le ta dëshmoj në fushë. Ju bëjë thirrje ‘’Shvercerae’’ dhe ‘’ Ballistëve’’ që nesër të tregojnë se ne jemi një që të mos ketë përçarje të festojnë të gjithë ta  bëjnë një atmosferë të mirë’’ deklaroi Artan ILjazi kapiten i FC Shkupi

Advertisement

  Në ndeshjet  tjera  të kësaj jave  takohen: Besa – AP Brera, Sileksi – Voska Sport, Struga Trim Lum – Pelisteri, Tikveshi – Rabotniçki dheVardari – Gostivari. Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të  fillojnë në ora 13:00. /TV KOHA/

Lajme nga vendi

Universiteti i Tetovës e filloi implementimin e Projektit të Transformimit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, ka filluar zbatimin e Projektit të Transformimit të Gjelbër, të përgatitur me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe koordinatorin për Transformimin e Gjelbër të Universitetit Çanakkale, Onsekiz Mart.

Ky projekt synon të ofrojë trajnime për transformimin e gjelbër në një hapësirë të gjerë nga Ballkani dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm. Një nga objektivat e projektit është inkurajimi i mundësive të barabarta në qasjen e proceseve të transformimit të gjelbër, i cili parashikohet t’u mundësojë të rinjve nga vende të ndryshme të trajnohen në fushën e transformimit të gjelbër dhe të punësohen.

Po ashtu, projekti synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve, të zgjerojë mundësitë e punësimit në sektorë kritikë për zhvillimin e qëndrueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në parimet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Presidenti i TİKA-s Serkan Kayalar dhe Rektori i Universitetit të Çanakkale Onsekiz Mart Prof. Dr. R.Cüneyt Erenoğlu janë koordinatorë të Transformimit të Gjelbër ndërsa projekti realizohet nën drejtimin e Dr. Dilvin İpek dhe Recep Çetinkaya nga TIKA dhe Assoc Dr. Didem Saygın, Dr. Tuğçe Yıldız, Dr. Savaş Gürdal dhe. Dr. Kadir Yılmaz nga Universiteti i Çanakalasë, ndërkaq Prof. Dr. Erhan Sulejmani është koordinator nga Universiteti i Tetovës. Trajnimet, të cilat kanë filluar në Maqedoninë e Veriut, pritet të vazhdojnë edhe në vende të tjera në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Çanakalasë shprehën kënaqësinë e tyre që e drejtojnë këtë  projekt të vlefshëm i cili do të kontribuojë për një të ardhme të qëndrueshme.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme lokale

Published

on

Kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk do të kandidoj për një mandat të ri. Në deklaratën për media dhënë sot pas pranimit të gjashtë autobusëve të rinj ekologjikë për nevojat e NQP-së, Arsovska tha se gjendja në vend është tejet e polarizuar dhe se nuk planifikon të bashkëpunojë me njerëz që dinë vetëm të sabotojnë dhe bllokojnë.

Do doja që së paku një herë të tregojnë para qytetarëve se atë që thonë, do të mund ta realizojnë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të kenë mbështetje. Kur kam kandiduar për kryetar komune kam pasur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së e cila fatkeqësisht nuk arriti ta tejkalojë veten… Faleminderit, por me njerëz të tillë që dinë vetëm të sabotojnë dhe të bllokojnë nuk do të doja asnjëherë të bashkëpunoj”, ka thënë Arsovska.

E pyetur nëse me zhvillimet e fundit në NQP ka filluar fushata për zgjedhjet lokale, Arsovska tha se nuk do të hyjë në agjendat politike, por se qytetarët janë të vetëdijshëm të mund të vlerësojnë se kush janë ata që mundën ta zgjidhin problemin me transportin publik në tre vitet e fundit.

“Nëse dikush thotë se këtë problem do ta zgjidh vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve lokale, pyeteni pse nuk e ka zgjidhur deri tani. Sepse Këshilli është ai që ka mundur vendimin për furnizimin e autobusëve të rinj ta miratojë tre vjet më parë. Pse nuk është miratuar një vendim i tillë duhet t’i pyesni ata. Të mund pa vendim të Këshillit, Qyteti i Shkupit të funksionojë dhe të mund të bënte furnizim publik, deri tani do të ishte bërë”, ka thënë Arsovska.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Published

on

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez diskutuan për situatën politike në rajon, integrimit europian të Maqedonisë së veriut, marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.

Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari.

Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik.

Advertisement

Z. Ahmeti shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionini i marrëdhënieve me fqinjtë.

Ahmeti theksoi që në rajon nevojitën dy procese historike, e para, pajtim historik shqiptaro-serb me njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshje rajonale e të gjithë fqinjëve, Bulgarisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës për mos cënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së veriut.

Continue Reading

Më të lexuarat