Kampionati në ligën e parë të futbollit vendor vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 15-të , ndërkaq kryendeshje e kësaj jave është super derbi mes Shkëndijës dhe Shkupi.
Stadiumi i qytetit në Tetovë nesër është nikoqire e ‘’El Clasikos’’ në futbollin vendor ku do të përballen Shkëndija dhe Shkupi dhe ajo që është më e rëndësishme në tribunat e stadiumit pas një kohe të gjatë do të jenë dy tifo grupet ‘’Ballistët’’ e Shkëndijës dhe ‘’Shvercerat’’ e Shkupit. Me një fjalë pritet ndeshje festive që përkon edhe me 28 nëntorin Ditën e Flamurit Shqiptar.
‘’Po ne si çdo herë që kemi thënë është derbi shqiptar. Për ne si futbollist është kënaqësi të jesh në kështu ndeshje . Më gëzon fakti se së bashku do të jenë dy tifo grupet bashkë edhe shpresoj që të jemi shembull për të mirë. Le të fitojë më i miri’’ deklaroi Besart Ibraimi
Kapiteni i FC Shkupi, Artan Iljazi shpreson se ekipi i tij do të dëshmon lojë cilësore ndërsa apelon te tifo grupet që të jen në nivelin duhuar dhe së bashku të festojnë
‘’Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Edhe pse në ndeshjet e fundit nuk morëm at që e dëshiruam, por ne jemi profesionist dhe vazhdojmë të punojmë. Nesër shpresoj që të kthehemi me një rezultat pozitiv. Cili është më i miri le ta dëshmoj në fushë. Ju bëjë thirrje ‘’Shvercerae’’ dhe ‘’ Ballistëve’’ që nesër të tregojnë se ne jemi një që të mos ketë përçarje të festojnë të gjithë ta bëjnë një atmosferë të mirë’’ deklaroi Artan ILjazi kapiten i FC Shkupi
Në ndeshjet tjera të kësaj jave takohen: Besa – AP Brera, Sileksi – Voska Sport, Struga Trim Lum – Pelisteri, Tikveshi – Rabotniçki dheVardari – Gostivari. Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të fillojnë në ora 13:00. /TV KOHA/