Connect with us

Lajme nga vendi

MPB me paralajmërime për “këshilltarë financiarë” të rrejshëm: Qytetarët të jenë të kujdesshëm

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se është vënë re aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave.

Siç thonë nga MPB, këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë për të investuar.

“Pas kontaktit përmes mediave sociale, mashtruesit komunikojnë me viktimat përmes telefonatave, duke përdorur numra VOIP që zakonisht duken si numra lokalë për të fituar besimin. Gjatë bisedës, ata i bindin viktimat që të instalojnë softuer të aksesit në distancë, me pretendimin se u nevojitet për t’i ndihmuar ata të krijojnë platformën e tregtimit”.

“Pasi fitojnë akses në distancë në kompjuterin ose pajisjen celulare të viktimës, mashtruesit hyjnë në bankingun elektronik dhe transferojnë fonde nga llogaritë bankare të viktimave. Në shumë raste, viktimat mbeten pa para, para se të kuptojnë se janë mashtruar dhe dëmet janë të konsiderueshme”.

“Departamenti për Krime Kompjuterike këshillon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur komunikojnë me persona të panjohur të cilët ofrojnë këshilla financiare përmes internetit. Asnjëherë mos instaloni softuer për qasje në distancë me kërkesë të të huajve dhe kini kujdes nga telefonatat nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Published

on

Pas mos-marrëveshjeve në VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski u pet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili sot tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim të qeverisë, Mickoski thotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4068079720003830/?ref=embed_video

Kryeministër Mickoski, a është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve?

“Jo!”, tha Mickoski.

Mirë, si janë marrëdhëniet me koalicionin VLEN?

Advertisement

“Në koalicion, shkëlqyeshëm!”, shtoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari

Published

on

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë:

Benzina BS-95 76,0 den/l

Benzina BS-98 78,5 den/l

Nafta 68,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet pika e kapitacionit, për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Published

on

Është marrë vendimi për rritjen historike të pikëve të kapitacionit për mjekët amë nga mjekësia e përgjithshme, gjinekologjia dhe stimatologjia, duke filluar nga prilli i këtij viti, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Vlera e pikëve të kapitacionit për mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji do të rritet prej 75 në 100 denarë ose për 33 për qind, ndërsa për stomatologjinë prej 61 në 75 denarë ose për 23 për qind.

Siç theksoi Mickoski në konferencën për mediat në Qeveri, rritja e kapitacionit do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

“Kjo rritje vjen pas stagnimit shumëvjeçarë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pikët ishin 63 dhe 48 denarë”, tha kryeministri.

Ai me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë i falenderoi të gjithë mjekët për përkushtimin dhe punën, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta forcojë sistemin shëndetësor.

Në konferencën për mediat do të mbajnë fjalim edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat