Connect with us

Lajme nga vendi

Sejdinit i merret pasaporta diplomatike

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM, Muhamed Sejdini ka mbetur edhe pa pasaportë diplomatike.

Portali “Netpress” shkruan se “me këtë vendim të MPJ-së, tërhiqet vendimi i Bujar Osmanit, i cili në të kaluarën ia dha pasaportën diplomatike njeriut të parë të FFM-së, si trajtim special”.

Por ndryshe nga Sejdinit të cili iu mor pasaporta diplomatike, MPJ aktuale e ka lënë në fuqi vendimin që pasaportë diplomatike të posedojnë futbollistët të cilëve iu dha pas fitores ndaj Italisë në Kampionatin Botëror.(INA)

Lajme nga vendi

Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë

Published

on

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ka qenë në pushtet ka keqpërdorur “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë.

“Edhe balansuesi u tentuar nga BDI-ja dhe ish eksponentë të Qeverisë të paraqitet si një dështim VLEN-it, që realisht BDI kishte miratuar shfuqizimin e balansuesit dhe në momentin që VLEN dhe VMRO erdhën në qeveri, ata aktivizuan mekanizmat e vetë duke përdorur edhe gjykatën kushtetuese për të poentuar se ja VLEN-i po shfuqizon një mekanizëm që vetë e kishin miratuar kur ishin në pushtet. Edhe gjatë kohës që ishte në fuqi balansuesi BDI-ja e kishte shfrytëzuar vetëm për të punësuar familjarët e vetë, militantët e vetë dhe jo që kishte për të përfaqësuar në mënyrë vertikale shqiptarët. Po e përmendi një shembull, në njësitin e “Ujqit” BDI-ja nuk arriti të punësojë asnjë shqiptar, që I bie se të gjitha gjërat I ka bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe asgjë reale nuk ka përmbyllur BDI-ja për të drejtat e shqiptarëve në bazë të ligjit dhe kushtetutës”, tha Azizi për gazetën LAJM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Published

on

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov.

Siç informojnë nga kabineti i Murtezanit, ai në takim shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.

“Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj agjendës evropiane dhe përpjekjeve të saja aktive për të arritur zgjidhje dinjitoze në kontekst të përmbushjes së kushteve të nevojshme për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Murtezani dhe Radukov theksuan rëndësinë e konsolidimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në kontekst të procesit të integrimit evropian, tek i cili duhet shikuar si prioritet i përbashkët strategjik. Bisedën e potencoi angazhimi i dialogut konstruktiv dhe transparent me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Punësimet në administratë do të vazhdojnë

Published

on

Ministria e Administratës Publike mori vendim për vazhdimin e procedurave për punësim në sektorin publik, të cilat u ndërprenë për shkak të heqjes së balancuesit nga Gjykata Kushtetuese. Nga dita e publikimit të vendimit kushtetues në Gazetën Zyrtare, procedurat e reja të punësimit nuk do të përfshijnë dispozitat e shfuqizuara për përkatësinë etnike, ndërsa procedurat e nisura do të përfundojnë sipas rregullave ekzistuese në momentin e fillimit të tyre.

Siç njofton Ministria, procedurat e punësimit në institucionet e sektorit publik, të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 shtator, vazhdojnë dhe do të përfundojnë sipas rregullave ekzistuese në momentin e fillimit të këtyre procedurave.

Continue Reading

Më të lexuarat