Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM, Muhamed Sejdini ka mbetur edhe pa pasaportë diplomatike.
Portali “Netpress” shkruan se “me këtë vendim të MPJ-së, tërhiqet vendimi i Bujar Osmanit, i cili në të kaluarën ia dha pasaportën diplomatike njeriut të parë të FFM-së, si trajtim special”.
Por ndryshe nga Sejdinit të cili iu mor pasaporta diplomatike, MPJ aktuale e ka lënë në fuqi vendimin që pasaportë diplomatike të posedojnë futbollistët të cilëve iu dha pas fitores ndaj Italisë në Kampionatin Botëror.(INA)