Connect with us

Lajme nga bota

Gjendet pas 11 vitesh në Gaza dhe lirohet 21-vjeçarja

Published

on

Pas një dekade robëri, një 21 vjeçare irakiane e pakicës jazidi është gjetur dhe liruar në Gaza. Favzia Amin Sido u rrëmbye në vitin 2013 në vendlindjen e saj, në veri të Irakut kur zona u pushtua nga Shteti Islamik, ISIS. Prej vitesh familjarët nuk ishin në dijeni të fatit të saj, deri kur pas nisjes së sulmeve të Izraelit në Gaza, 21-vjeçarja i kontakton duke i njoftuar se ndodhej në një kamp refugjatësh në Gaza. Këtu kanë nisur përpjekjet e autoriteteve irakiene, me ndihmën edhe të Ambasadës Amerikane në Izrael dhe ushtrisë izraelite për lirimin e saj. Pas përfundimit me sukses të misionit, 21-vjeçarja u ribashkua me familjarët e saj në veri të Irakut, teksa rrëfeu se deri në janar është mbajtur peng nga një luftëtar i ISIS-it, që me gjasë ka humbur jetën gjatë bombardimeve të Izraelit mbi Gaza. Nga 2012 deri në vitin 2018, ISIS ndërmori krime çnjerëzore ndaj civilëve në Irak dhe Siri. Tërbimin e ekstremistëve e pësuan më shumë pakicat fetare në këto dy vende. Një
prej tyre edhe komuniteti jazidi në Irak, ku të dhënat jozyrtare tregojnë se janë vrarë mbi 5 mijë vetë dhe gati 10 mijë vajza dhe gra u morën peng si skllave seksi të xhihadistëve.

Lajme nga bota

Aksident tragjik/ Përplaset autobusi, humbin jetën 20 fëmijë në kryeqytetin e Tajlandës

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur në kryeqytetin e Tajlandës, ku më shumë se 20 fëmijë dyshohet se kanë vdekur.
Autobusi me të cilin udhëtonin dhjetëra nxënës shkolle, u përplas dhe më pas u përfshi nga flakët në Bankok.

Një pjesë prej fëmijëve dhe disa mësues kanë arritur të dalin të gjallë, ndërkohë rreth 20 të vegjël për fat të keq janë konstatuar pa jetë.

Continue Reading

Lajme nga bota

Izraeli sulmon qendrën e Bejrutit, vritet lideri i Hamasit për Libanin

Published

on

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (FPÇP) në Liban ka njoftuar se tre anëtarë të tij janë vrarë në një sulm ajror mbi Bejrut në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi pranë urës Kola, një kryqëzim i rëndësishëm në qytet, është hera e parë që një vendndodhje brenda kufijve të kryeqytetit libanez është goditur në luftën aktuale. Ky është gjithashtu sulmi i parë ndaj qendrës së Bejrutit që nga lufta e vitit 2006.

Grupi i armatosur njoftoi se janë vrarë Mohamed Abed Al-Al, anëtar i byrosë politike dhe kreu i departamentit për sigurinë ushtarake, Imad Odeh, anëtar i departamentit ushtarak dhe komandës ushtarake në Liban, dhe Abdul Rahman Abed Al-Al.

FPÇP premtoi se “do të vazhdojë rrugën e luftës dhe rezistencës derisa okupimi të shkatërrohet, pavarësisht sa gjatë do të zgjasë dhe sa të mëdha janë sakrificat”.

Lideri i Hamasit në Liban është vrarë në një sulm izraelit, njoftoi grupi militant palestinez. Fatah Sherif Abu al-Amin është vrarë së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm në Libanin jugor, thuhet në deklaratë.

Hamas ka pothuajse një vit që po zhvillon luftë kundër Izraelit në Gaza. E ngjashme me grupin militant libanez Hezbollah, ai mbështetet nga Irani. Deklarata e Hamasit erdhi këtë mëngjes pasi një grup tjetër militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, njoftoi se tre nga udhëheqësit e tij ishin vrarë në një sulm në qendër të Bejrutit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA nis forcimin e fuqisë së saj ajrore në rajon, zëdhënësi i Pentagonit: Nëse Irani na sulmon do ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm

Published

on

“Austin rriti gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për t’u vendosur, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur rasteve të ndryshme,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Njoftimi nuk detajonte se çfarë lloj avionësh të rinj mund të vendosen në rajon, por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin nëse Irani i sulmon.

“Sekretari i Mbrojtjes Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani, partnerët e tij ose përfaqësuesit e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë”, shtoi Ryder.

Deklarata vjen mes shqetësimeve se konflikti mund të përhapet më tej në Lindjen e Mesme dhe të ndezë një luftë më të gjerë, pasi Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Liban javën e kaluar.

Ushtria izraelite ka treguar se po përgatitet të pushtojë Libanin jugor dhe tha të dielën se kishte nisur sulme shtesë ndaj objektivave në Liban.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat