Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

Published

on

Një ari ka mbetur i ngordhur pasi një automjet e ka goditur mëngjesin e sotëm në rrugën e Gostivarit-Ohër, ndërsa nuk ka persona të ndaluar.

Sipas njoftimit në numrin e vetëm të urgjencës 112, aksidenti trafiku ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar-Ohër.

“Në vendin e aksidentit janë të pranishëm zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit dhe një ekip hetimor.

Për largimin e ariut të ngordhur nga rruga kryesore janë njoftuar edhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Njësia e Zjarrfikësve – Gostivar”, thuhet në njoftimin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë.

Lajme nga vendi

Mucunski: Së shpejti do të fillojë procesi i emërimit të shtatë ambasadorëve të rinj, mandati i atyre të deritanishmëve ka përfunduar

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, thotë se së shpejti do të fillojë me procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj në vendet e atyre që me dekret të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë tërhequr për shkak të përfundimit të mandatit.

“Sipas informacioneve që pashë sot në media, e që ishte botuar në “Gazetën Zyrtare”, janë tërhequr shtatë ambasadorë dhe të cilëve u përfundon mandati. Kjo procedurë është e rregullt në fund të mandatit të ambasadorëve, sipas Ligjit për Punë të Jashtme. Pra, po, ky nuk është kthim i jashtëzakonshëm, konsultime apo diçka tjetër, por përfundim i një mandati të rregullt të ambasadorëve”, tha dje ministri Mucunski në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën për media me përfaqësuesin aktual të OSBE-së, Jan Borg.

Sipas Mucunskit, me rastin e emërimit të ambasadorëve të rinj, për të cilët tashmë ka konsultime, do të merren parasysh cilësitë dhe kualifikimet e personave.

“Për emërimin e ambasadorëve të rinj dhe konsujve të përgjithshëm, aktualisht është duke u zhvilluar një proces konsultimi ndërmjet meje, Presidentes dhe Kryeministrit dhe pres që së shpejti të fillojmë procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj”, shtoi Mucunski.

Ajo që sipas Mucunskit është prioritet në emërimin e ambasadorëve të rinj është pozita në NATO, sepse Dane Taleskit i përfundon mandati menjëherë pas festave të Vitit të Ri.

Advertisement

Mucunski u pyet edhe se deri ku është procedura për tre ambasadorët Ljubomir Fërçkovski, Andrej Zhernovski dhe Vesel Memedi, të cilët janë thirrur për konsultime.

Ambasadori në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, Ljubomir Fërçkoski dorëheqjen e ka dorëzuar në gusht, ndërsa pozitën e ka mbajtur nga marsi i vitit 2022 pasi presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për largimin e tij në mision.

Mucunski i tha Fërçkovskit se ka dorëzuar dorëheqjen, por kjo nuk do të thotë se proceset rreth auditimit të brendshëm të operacioneve financiare kanë përfunduar, sepse, sipas tij, është çështje krejtësisht tjetër. Sepse Fërçkoski tha se është ambasador në dorëheqje.

Sa i përket ambasadorit Andrej Zhernovski, i cili filloi të kryejë detyra diplomatike në Rumani tetorin e kaluar, Mucunski tha se formalisht dhe juridikisht nuk u bë asnjëherë ambasador ynë në Bukuresht, sepse nuk ka dorëzuar kredencialet.

“Lidhur me ambasadorët Zhernovski dhe Memedi, në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë duke u zhvilluar procedurat e brendshme, në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme dhe për këtë do të njoftohen kur të përfundojnë ato procedura”, tha Mucunski.

Advertisement

Lidhur me ambasadorin në Romë, Vesel Memedi, Mucunski tha se formalisht dhe ligjërisht ai është ende ambasador.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë, ndërsa dekretet për tërheqjen e tyre janë publikuar dje në “Gazetën Zyrtare”.

Siç shihet nga dekretet e publikuara, bëhet fjalë për tërheqjen e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në NATO – Dane Taleski, në Shqipëri – Danço Markovski, në Danimarkë – Faton Bejta, në Kazakistan – Sali Limani dhe në Katar – Shaban Jashari. Janë tërhequr edhe ambasadorja Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OKB në Gjenevë, si dhe ambasadorja në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova.

Dekretet hyjnë në fuqi me botimin në “Gazetën Zyrtare” dhe do të ekzekutohen nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Portalb.mk.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aktivizohet përsëri zjarri në malin e Bellasicës

Published

on

Zjarrfikësit e Strumicës njoftojnë se mbrëmë zjarri ka rënë sërish në malin Bellasicë afër fshatit Smolari dhe intensivisht është afruar te kisha e Shën Pjetrit dhe Palit

Menjëherë pas thirrjeve të para nga banorët e fshatit Smolari, zjarrfikësit e Strumicës kanë dërguar një ekip të zjarrfikësve-shpëtimit të cilët edhe përkundër terrenit të vështirë aksesues kanë arritur të arrijnë në vijën e parë të zjarrit dhe të pengojnë lëvizjen e tij në atë drejtim.

“Përhapja e këtij zjarri, pavarësisht nga temperaturat e ulëta, është e paparashikueshme për shkak të specifikës së konfigurimit të terrenit dhe sasisë së madhe të lëndës djegëse në tokë (një shtresë e lartë e masës gjethore që kontribuon në zhvillimin e temperaturave mjaft të larta dhe zjarri zhvillohet nga toka deri te majat e pemëve dhe si i tillë po merr vrull”, thonë nga Shërbimi Zjarrfikësve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos haroni të premten afati i fundit për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit, pas kësaj date mund të gjobiteni

Published

on

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Këtë e la apeluar edhe Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Continue Reading

Më të lexuarat