Një ari ka mbetur i ngordhur pasi një automjet e ka goditur mëngjesin e sotëm në rrugën e Gostivarit-Ohër, ndërsa nuk ka persona të ndaluar.
Sipas njoftimit në numrin e vetëm të urgjencës 112, aksidenti trafiku ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar-Ohër.
“Në vendin e aksidentit janë të pranishëm zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit dhe një ekip hetimor.
Për largimin e ariut të ngordhur nga rruga kryesore janë njoftuar edhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Njësia e Zjarrfikësve – Gostivar”, thuhet në njoftimin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë.