Connect with us

Lajme nga bota

Qëlloi 19 vjeçarin në gjoks, arrestohet polici në Francë

Published

on

Një oficer policie është vënë në hetim pasi dyshohet se qëlloi për vdekje një 19-vjeçar i cili po vraponte për t’iu fshehur efektivëve gjatë një ndjekje me makina me shpejtësi të lartë.

Viktima ishte mes tre personave në makinë kur policia u përpoq t’i ndalonte pranë Cherbourg-en-Cotentin në Normandi, tha prokurori i shtetit Pierre-Yves Marot në një deklaratë.

Shoferi refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste mjetin me shpejtësi, përpara se të ndalohej nga një makinë e dytë policie. Të tre pasagjerët e mjetit më pas tentuan të largoheshin në këmbë. Njëri u arratis, një tjetër u ndalua dhe një tjetër dyshohet se u qëllua nga oficeri në gjoks.

Kjo ngjarje vjen në Francë, një vit pasi trazira intensive që përfshinë vendin pas vrasjes së një 17-vjeçari gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit, ku edhe në këtë rast një polic u akuzua për vrasje.

Lajme nga bota

Italia nis projektin pilot për integrimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla

Published

on

Si një përpjekje për të ngritur standardet arsimore, Italia po fillon një projekt pilot inovativ që prezanton teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI ) në pesëmbëdhjetë shkolla në katër rajone.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të përmirësojë përvojën e të mësuarit dhe performancën e studentëve, duke adresuar gjithashtu ndarjen dixhitale të pranishme në vend në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

Projekti përfshin një eksperiment të kontrolluar ku një klasë përdor qasjen tradicionale të të mësuarit ndërsa një tjetër integron mjetet e AI, duke lejuar mësuesit të krahasojnë rezultatet dhe efektivitetin midis dy metodave.

Reagimet e studentëve kanë qenë pozitive, të cilët pranojnë rëndësinë e AI në rrugëtimin e tyre arsimor duke theksuar gjithashtu nevojën për rregullim të kujdesshëm të përdorimit të tij.

Gjatë dy viteve të ardhshme, programi do të monitorohet nga afër, me potencial për zgjerim nëse ka sukses.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti

Published

on

Zyrtarët e transportit të Britanisë dhe Policia po hetojnë një “incident kibernetik” që ka goditur rrjetet publike të internetit në stacionet më të mëdha hekurudhore në vend.

Pasagjerët që përpiqeshin të lidheshin me internet në stacionet përfshirë “Manchester Piccadilly”, “Birmingham New Street” dhe “11 London” të mërkurën në mbrëmje, u përballën me një mesazh “Ne të duam Evropë”, pasuar me një mesazh anti-islam me një listë sulmesh terroriste.

Agjencia që menaxhon stacionet ka thënë se asnjë e dhënë e pasagjerëve nuk është marrë, raportoi AP.

Incidenti vjen pas një shkëputjeje të madhe që kishte ndodhur herët në shtator në sistemin e transportit të Londrës.

Continue Reading

Lajme nga bota

(VIDEO)Qeni-robot bëhet pjesë e fuqisë punëtore në fabrikën e kompanisë „Jaguar Land Rover“

Published

on

Kompania „Jaguar Land Rover“ në fabrikën e saj në Coventry, ku prodhon dhe teston automjetet elektrike, ka filluar të përdorë një robot-qen të quajtur „Rover“.

Ky robot është i pajisur me teknologji „AI“ dhe është prodhuar nga kompania „Boston Dynamics“. Me katër këmbë, robot-i patrullon fabrikën dhe mund të kryejë deri në 24 patrulla në ditë, duke realizuar disa veprime mbresëlënëse. Ai është në gjendje të hapë derën vetë, të kontrollojë valvulat dhe makineritë, të zbulojë rrjedhje gazi dhe të monitorojë temperaturën e baterive. Këto funksione i ndihmojnë inxhinierët në fabrikë të përqendrohen në analizën e të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve, pa pasur nevojë të monitorojnë vazhdimisht pajisjet.

Fabrika në Coventry ka një rol të madh në planet e „Jaguar Land Rover“ për t’u bërë një markë plotësisht elektrike deri në vitin 2030. Ajo është e pajisur me një numër të madh pajisjesh që duhen monitoruar, dhe këtë detyrë e ka marrë robot-qeni.

„JLR“ ka në plan të fillojë përdorimin e robotëve në të gjitha fabrikat e saj në të gjithë botën dhe aktualisht po përgatitet për prodhimin e modelit „Range Rover Electric“ në fabrikën e Solihull.

„JLR“ ka ambicie të mëdha për t’u bërë një markë luksoze plotësisht elektrike, ndërsa modeli i parë do të jetë „GT“, i cili pritet të jetë modeli më i fuqishëm dhe më ekologjik i „Jaguar“ deri tani, me një arritje rreth 700 kilometra.

Advertisement

Për të realizuar këtë plan, „JLR“ po investon 18 miliardë paund në strategjinë e saj „Reimagine“. Në fabrikën „Lyon Park“, kompania ka filluar gjithashtu përdorimin e robotëve për pastrim, të cilët largojnë pluhurin nga qelizat e baterive para përbërjes së tyre.

Continue Reading

Më të lexuarat