Connect with us

Lajme nga vendi

Ish ushtari i UÇK-së, Ali Ahmeti injoroi 2 Majin dhe Karadakun për Erion Veliajn

Published

on

Ish ushtari i UÇK-së dhe vëllau i dëshmorit, Ardian Krasniqi ka reaguar nëpërmjet rrjete sociale për injorimin që Ali Ahmeti i bëri sot 2 Majit, ku përkujtohet lufta e lavdishme e UÇK-së në Karadak, vetëm për të marrë çmim nga Erion Veliaj.

Ja postimi i tij:

Takimet e tilla behen ne kordinim !
Ka protokoll! Jam i bindur se sikur ta ftonte z.Velijaj do ishte prezent me knaqesi ne kete date te shenjte perkujtimi!
Ali Ahmeti injoroi Gjakun e derdhiur ne Karadak,Injoroi Deshmoret,Familjaret e tyre,Invalid e ish Ushtar,injoroi 2 Majin diten e Çlirimit! Athua ska pse te shkon sepse e injoroin si vitin e kaluar,kane kuptu mileti Kombetarizmin e tije me korrespodenz!

Ahmeti ne kete rast konsideroi qe me shum vota di i bjere ai letra (qmimi si qytetar nderi e kordinuar) se sa vizita e perkujtimi i gjakut te njome ne Sllupqanin Legjendar!

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat