Connect with us

Lajme nga vendi

Pak mundësi për të rinjtë e Maqedonisës së Veriut

Published

on

Rreth 700,000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gati një e treta e popullsisë, kanë shkuar për të kërkuar fatin diku tjetër, p.sh. në vendet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një nga vendet me shkallën më të lartë të emigracionit në mbarë botën.

Një nga emigrantët është edhe Sinisha. Ai punon në Gjermani, ku fiton 2.300 euro në muaj duke punuar në një kantier ndërtimi. E shoqja Ana dhe bija Sofia jetojnë në Shkup. Ana punon si ekonomiste dhe fiton 380 euro. Sinisha ëndërron të kthehet një ditë në shtëpi dhe të jetojë me familjen. Por ai nuk është i sigurt, nëse do të jetë në gjendje t’i ofrojë një të ardhme të bijës në Maqedoninë e Veriut.

Popullsi në tkurrje,

Sipas prognozave shoqëria është duke u tkurrur gjithnjë e më shumë, besimi tek politika ka rënë dhe anëtarësimi në BE vazhdon të jetë larg. Kjo shkakton frustrim në gjithë vendin. Kjo të bie mjaft mirë në sy në stacionin e autobusëve të Shkupit, ku sheh mjaft vetë që largohen nga vendi. Burrat shkojnë, familjet qëndrojnë.

Shpesh nga vendi nuk largohet vetëm një pjesëtar i familjes, kryesisht babai, por në shumë raste e gjithë familja. Emigrimi i popullsisë vihet re edhe në shkolla, sidomos në fshatra, që janë duke u zbrazur ngadalë.

Advertisement

Mungesë perspektive,

“Numri i nxënësve është duke rënë çdo vit, sepse njerëzit shkojnë në Itali ose Gjermani. Në fillim ikin baballarët, pastaj ata kthehen pas disa muajsh dhe marrin me vete gratë dhe fëmijët. Ata i çregjistrojnë fëmijët nga shkolla dhe e gjithë familja largohet.” – tregon kujdestari i shkollës së një fshati rreth 100 kilometra larg Shkupit, ku tani kanë mbetur vetëm pesë nxënës. “Ju bëj be, se po të isha i ri edhe unë do të kisha ikur. Këtu nuk ke çfarë bën më!” – shton ai.

Kur pyet njerëzit që nisen për emigrim dhe ata që i përcjellin në stacionin e autobusëve të Shkupit për arsyet, ata të thonë: nuk ka punë, ka shumë korrupsion, nuk ka perspektivë. (DW)

Lajme nga vendi

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

Published

on

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

Published

on

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%,

Published

on

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%

Për zgjedhjet presidencial jehonë më të madhe ka Kriva Pallankë me 46.44%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçisht me 5.38%.

Në zgjedhjet parlamentare jehonë më të madhe ka në njësinë zgjedhore numër 3 me 29.79%, ndërsa jehonë më të vogël ka në njësinë zgjedhore numër 6 me 18.73%.

Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

Continue Reading

Më të lexuarat