Connect with us

Uncategorized

Sot dyert e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët

Published

on

Sot hyrja në të gjithë muzetë dhe zonat arkeologjike në vend do të jetë falas, për nder të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Vendeve Arkeologjike. Ministria e Kulturës njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës.

Do të jenë të hapura dyert e institucioneve kombëtare: institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitete (ICOMOS) shpalli 18 prillin si Ditën Botërore të Trashëgimisë dhe ICOMOS rekomandon çdo vit një temë për kremtimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Çdo vit, temat janë aktuale, dhe kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore, për mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e pasurisë së paçmuar të zbuluar përmes arkeologjisë”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Uncategorized

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

Moti sot kryesisht me diell dhe me reshje të dobëta të shiut, ndërsa në viset malore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti d të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 4 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Continue Reading

Uncategorized

Minçev: Ekzistojnë dy mundësi që pjesa e përfaqësimit të drejtë të zbatohet në ligje

Published

on

Ekzistojnë dy mundësi që pjesa e përfaqësimit të drejtë të zbatohet në ligje. E para është në Propozim ligjin për nëpunësit administrativë, Propozim ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim ligji për zhvillim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë të cilët janë në fazën e shqyrtimit, ndërsa e dyta është të shkohet me zgjidhje të veçantë ligjore e cila do të shqyrtohet në Kuvend, porositi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev

Theksoi se Ministria e Administratës Publike për momentin nuk përgatit zgjidhje të tillë ligjore dhe shtoi se nuk duhet të shpejtohet me miratimin e një zgjidhje të tillë ligjore. Ende, theksoi, nuk kam parë draft-version nga partnerët tanë të koalicionit, por shpresoj, jam i bindur dhe i sigurt se në Qeveri ka kapacitet politik që të gjendet zgjidhje ligjore e cila në fund do të dërgohet në Komisionin e Venecias me qëllim që të jetë cilësore, e zbatueshme që të mos gjendemi përsëri në situatë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë akte të caktuara, ose, dispozita nga vendimet ekzistuese ligjore.

“Ka mundësi që në dy mënyra ta miratojmë atë zgjidhje ligjore, sepse është kategori kushtetuese dhe kjo është pjesërisht në këto zgjidhje ligjore, të cilat praktikisht janë në diskutim publik, por edhe me nxjerrjen e një ligji të ri për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike”, tha Minçev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në deklaratë të dhënë në kuadër të debatit të katërt dhe të fundit publik pas versioneve punuese të Propozim ligjin për nëpunësit administrativë, propozim ligjit për punonjësit e sektorit publik dhe propozim ligjit për ngritjen profesionale dhe aftësimin e nëpunësve administrativë, organizuar nga Ministria e Administratës Publike me Komisionin parlamentar amë për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, nën kujdesin e Institutit Demokratik Kombëtar, në kuadër të fushatës “Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore”.

Nuk vlerëson, siç tha, se ekziston rrezik për dëmtimin e sigurisë së shtetit për shkak të mosmiratimit të një zgjidhjeje ligjore edhe krahas letrave të cilat u dërgoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti partnerëve evropianë dhe kryeministrit Hristian Mickoski.

“Konferencat për media ose, nga ana tjetër, tensioni që mban në shoqëri z. Ahmeti, tani dhe me aktin e fundit të dërgimit të letrave për partnerët tanë evropianë dhe për Mickoskin, është çështje e populizmit politik sepse qeveria e kaluar, gjegjësisht përfaqësuesit e BDI-së që ishin në qeverinë e kaluar në kuadër të Strategjisë Nacionale nga viti 2022 deri në 2030 edhe për reformat në administratën publike kanë marrë vendim dhe kanë konfirmuar se balancuesi ka qenë objekt keqpërdorimi dhe se duhet shfuqizuar. Dhe nga ky aspekt them se ky është një populizëm politik dhe mbi të gjitha i referohet asaj që po ndodh tani në BDI, dhe këtë e shohim dhe i gjithë opinioni është dëshmitar i një shtresimi të atij të ashtuquajturit koalicioni Fronti Evropian”, theksoi Minçev.

Advertisement

Theksoi se ende nuk është formuar grup pune për përgatitjen e ligjit për përfaqësim të drejtë.

“Jam i sigurt se në Qeveri ka kapacitet politik dhe mundësi që të kemi zgjidhje serioze, sistematike dhe cilësore. Nuk duhet të shpejtojmë. Duhet të kemi durim sepse ne kemi pasur edhe situata kur edhe nga viti 2001 deri në vitin 2015 nuk ka ekzistuar balancuesi, por kategoria kushtetuese, përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është zbatuar. Kështu që, duhet të arrijmë një zgjidhje serioze që të mos gjendemi përsëri në situatë që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë akte të caktuara, ose, dispozita nga vendimet ekzistuese ligjore”, tha Minçev.

Porositi se debati i sotëm publik është një nga dëshmitë se të gjithë marrin pjesë në debate të tilla.

“E keni vënë re që këtu ka edhe përfaqësues të VLEN-it dhe është hapur edhe çështja e balancuesit, por ky është varianti i parë në këto zgjidhje ligjore. Do të shohim se si do të zhvillohet situata, mendoj se do të shkojmë drejt një zgjidhjeje të re ligjore”, tha Minçev.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 14, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 15 deri 21 gradë celsius.

Deri në fundjavë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe do të ketë rënie të temperaturave.

Continue Reading

Më të lexuarat