Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Dje iu dha lamtumira e fundit valltarit popullor i njohur në mesin e popullatës si Cen Berisha

Published

on

I jepet lamtumira e fundit valltarit popullor Cen Berisha Hisen Berisha, i njohur në mesin e popullatës si Cen Berisha, është varrosur dje në varrezat e qytetit të Tetovës. Ai ishte një artist i popullit, mjeshtër virtuoz dhe ikonë e valleve tradicionale, burimore shqiptare, rrjedh nga një familje revolucionare, me vlera patriotike dhe fisnike. I ati i tij, Arif Kapedani ka qenë komandant i forcave balliste.Ai u lind në vitin 1934 në Tetovë ndërsa dha kontribut në ngritjen e valles popullore në një nivel të lartë. Fjalë rasti në varrimin e bacës cenë, foli Jeton Pustina kryetar i Shoqërisë Kulturo Artistike Xheladin Zeqiri Deklarata Artisti i popullit, ikona e valleve, Cen Berisha ka marrë pjesë si i ftuar nëpër dasma në të gjitha qytetet e Maqedonisë Perëndimore, në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. Karrierën si valltar e ka bërë në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Xheladin Zeqiri” të Tetovës. Më se katër dekada ka qenë aktiv dhe i palodhshëm në këtë shoqëri artistike, duke marrë pjesë në festivale në të gjitha ish-republikat jugosllave, si dhe në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari. Si veteran i valleve burimore shqiptare, Cen Berisha ka qenë edhe koreograf në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Rexhep Voka” të Shipkovicës, por edhe në Sellcë, Nerashtë, mbi të gjitha në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Xheladin Zeqiri” të Tetovës. Nga të gjitha vallet, Cen Berisha kishte edhe vallen të cilën ai e kishte thurur dhe ia kishte kushtuar babait të tij, komandantit të Ballit Kombëtar të Pollogut, Arif Kapedanit.TV KOHA

Lajme nga vendi

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të diskutojë për situatën në Maqedoni

Published

on

Grupi punues i Rishikimit Universal Periodik (RUP) i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot në takimin në Gjenevë, për herë të katërt do t’i shqyrtojë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohet nga grupi punues i RUP-së gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prilli deri më 10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë i RUP-së për Maqedoninë e Veriut u mbajtën përkatësisht në maj 2009, janar 2014 dhe janar 2019”, njoftojnë nga Zyra e OKB-së në Shkup.

Grupi i Punës për RUP përbëhet nga 47 shtete anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, secili nga 193 shtetet anëtare të OKB-së mund të marrë pjesë në shqyrtimin e vendit.

RUP është një proces që përfshin një rishikim periodik të të dhënave mbi situatën e të drejtave të njeriut në të 193 vendet anëtare të OKB-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Mbushja e kutive në Likovë” – VLEN thonë se ankesa është pranuar nga Gjykata Administrative

Published

on

Nga koalicioni VLEN thonë se Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e tyre në lidhje me vendvotimin për zgjedhjet presidenciale në Likovë ku, siç pretendojnë nga atje, ka pasur mbushje të kutive.

“Gjykata Administrative dje ka pranuar ankesën tonë në lidhje me vendvotimin në Likovë ku ka pasur mbushje të kutisë nga ana e njerëzve të afërt të bartësit të listës së BDI-së sipas mënyrës të quajtur treni bullgar”, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e koalicionit VLEN, ndërsa vendimi i KSHZ-së për këtë vendvotim anulohet dhe do të rishikohet.

Nga atje kërkojnë që vjedhësit e votës të dalin para gjykatësit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të shpallesh qytetar nderi nga njeriu më i korruptuar në Shqipëri

Published

on

Të shpallësh qytetar nderi një person që ka bërë pasurinë e tij prioritet mbi të gjitha, duke neglizhuar çështjet tona kombëtare është marrëzi.

Nuk ka asgjë më të marrëzishme se të shpallësh qytetar nderi një person që ka shkelur mbi idealin e të tjerëve, duke e kthyer veten në një pengesë të avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ata që shohin pushtetin si një mjet për të vënë nën këmbë çdo vlerë njerëzore duhet të kthehen në shembuj të asaj që nuk duhet të ndiqet.

Çmenduria më e madhe është të kujdesesh për një individ i cili nuk ka tjetër qëllim veçse krimin! Shpallja qytetar nderi një person të dyshuar për kriminalitet është si të pranosh një virus në trupin e shoqërisë sonë.

Kjo është koha për të nderuar ata që e meritojnë, dhe të heqim dorë nga çmenduritë që po e zhytin vendin në errësirë.

Continue Reading

Më të lexuarat