I jepet lamtumira e fundit valltarit popullor Cen Berisha Hisen Berisha, i njohur në mesin e popullatës si Cen Berisha, është varrosur dje në varrezat e qytetit të Tetovës. Ai ishte një artist i popullit, mjeshtër virtuoz dhe ikonë e valleve tradicionale, burimore shqiptare, rrjedh nga një familje revolucionare, me vlera patriotike dhe fisnike. I ati i tij, Arif Kapedani ka qenë komandant i forcave balliste.Ai u lind në vitin 1934 në Tetovë ndërsa dha kontribut në ngritjen e valles popullore në një nivel të lartë. Fjalë rasti në varrimin e bacës cenë, foli Jeton Pustina kryetar i Shoqërisë Kulturo Artistike Xheladin Zeqiri Deklarata Artisti i popullit, ikona e valleve, Cen Berisha ka marrë pjesë si i ftuar nëpër dasma në të gjitha qytetet e Maqedonisë Perëndimore, në Kosovë dhe Luginën e Preshevës. Karrierën si valltar e ka bërë në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Xheladin Zeqiri” të Tetovës. Më se katër dekada ka qenë aktiv dhe i palodhshëm në këtë shoqëri artistike, duke marrë pjesë në festivale në të gjitha ish-republikat jugosllave, si dhe në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari. Si veteran i valleve burimore shqiptare, Cen Berisha ka qenë edhe koreograf në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Rexhep Voka” të Shipkovicës, por edhe në Sellcë, Nerashtë, mbi të gjitha në Shoqërinë Kulturor-Artistike “Xheladin Zeqiri” të Tetovës. Nga të gjitha vallet, Cen Berisha kishte edhe vallen të cilën ai e kishte thurur dhe ia kishte kushtuar babait të tij, komandantit të Ballit Kombëtar të Pollogut, Arif Kapedanit.TV KOHA