Lajme nga vendi
Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025.
Në konkurs janë theksuar vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për shkollat e mesme, arsimin profesionale dhe artistike, për shkollën e mesme matematiko-informatike, Akademinë Sportive dhe për shkollat për mësim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.
Regjistrimi i studentëve do të jetë elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në Schools.mk .
Në periudhën e regjistrimit të qershorit janë dy regjistrime elektronike – i pari do të jetë nga data 20 qershor deri më 25 qershor, kur do të dorëzohet në shkolla dokumentacioni i nevojshëm. Renditja përfundimtare nga regjistrimi i parë do të jetë më 26 qershor.
Regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik 2024, kur edhe dokumentet do të dorëzohen në shkolla, ndërsa listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira secila shkollë do t’i publikojë më 3 korrik të vitit 2024.
Në afatin e regjistrimit në gusht, regjistrimi do të bëhet më 21 gusht të vitit 2024.
Në konkurs janë përmbajtur kushtet dhe kriteret e regjistrimit, udhëzimet për zbatimin e konkursit, afatet e regjistrimit me detaje për kalimin e testeve kualifikuese dhe publikimin e rezultateve.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve