Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Frikë nga “Fronti Europian” ka edhe Mickoski

Published

on

BDI përmes një kumtese thonë se nga ky Front Europian nuk ka frikë vetëm opozita shqiptare por edhe lideri i VMRO-së, Mickoski.
”Frikë nga “Fronti fitues Evropian” nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme.
Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”.
Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini.
“Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit.
E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit.
Tentimet për të defokusuar vëmendjen do të mbeten vetëm tentime dhe asgjë tjetër, ndërsa do të harrohen pas 8 majit, kur BDI dhe partnerët e koalicionit “PO Evropës, JO Rusisë”, do të shpallin fitoren bindëse të radhës” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy

Published

on

Nxënës të shkollës fillore “Liria”, të Tetovës, Gjergj kastrioti Skënderbeu të fshatit Poroj, shkollës fillore Eqrem Qabej të fshatit Neproshten, gjatë muajve të kaluar janë trajnuar për gara në Ragby, i njohur ndryshe edhe si futbolli amerikan.
Krahas këtyre nxënësve, pjesë e këtyre garave ishin edhe nxënës të paraleleve me nevoja të veçanta. Ky aktivitet deri në përmbylljen e tij, që ishin garat e sotme, është organizuar nga Ambadasa e Amerikës, Këndi Amerikan dhe Universiteti i Tetovës.Nga Universiteti i Tetovës thonë se sporti i ragbit është i rëndësishëm për fëmijët për shkak se duhet një përgatitje e madhe fizike dhe kjo do të ndikojë që edhe fëmijët të kenë përgatitje më të madhe fizike.
Organizatorët shprehen se para këtyre garave janë mbajtur edhe puntori me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ku qëllimi ka qenë që nxënësit të afrohen mes vete që të zgjidhin konfliktet dhe kanë përgatitur edhe disa piktura që janë ekspozuar gjatë garave të sotme.
Garat e sotme ishin të veçanta për shkak se ky lloji sporti është shumë pak i njohur në hapësirat tona, ndërsa organizatorët premtojnë se edhe në të ardhmen do të ketë evente të këtilla me qëllim që në të ardhmen edhe ky sport të jetë atraktiv për shoqërinë tonë.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së

Published

on

Studentet e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë Gentiana Reka, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutra Xhemaili nën mentorimin e profesoreshës Vedije Ratkoceri arritën që fitojnë vendin e parë në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë në konkurrencë me 16 ekipe të fakulteteve juridike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Garat u zhvilluan në dy faza, në fazën e përgatitjes dhe dorëzimit të dokumenteve për lëndët përkatëse gjyqësore, në të cilën një pjesë u diskualifikuan disa fakultete, ndërsa në fazën e dytë dhe përfundimtare, pjesa tjetër e ekipeve vazhdoi me një gjykim të simuluar verbal.
Skuadra e UEJL-së kishte një paraqitje brilante në të gjitha raundet dhe u vlerësua lartë nga juria për përgatitjen profesionale, hulumtimin e bërë dhe nivelin e lartë të shkresave të dorëzuara, prezantimin oral, bashkëpunimin e skuadrës si dhe gatishmërinë dhe mënyrën e përgjigjes ndaj pyetjeve të parashtruara si nga skuadrat kundërshtare ashtu edhe nga juria.
Ekipi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë kishte një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat dhe u vlerësua me nota të larta nga juria për përgatitjen profesionale, për hulumtimin e bërë dhe për nivelin e lartë të punimeve të arritura, për prezantimin gojor, për bashkëpunimin e ekipit, si dhe për përgatitjen dhe mënyrën se si përgjigjeshin në pyetjet e parashtruara nga ekipet kundërshtare dhe nga juria. Garat u organizuan për herë të dytë radhazi nga Fondacioni Halimi, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”

Published

on

Gazetari Shaban Sinani, sot në Tetovë ka promovuar librin e tij të rradhës në sferën e sportit. Bëhet fjalë për librin Kolosët e Sportit kushtuar ikonave të sportit ndër vite, atyre që kanë lënë gjurmë sidomos në sportin shqiptar, në mesin e tyre Shaban Tërstena, Qatip Osmani, Miftar ZIberi e këshu me rradhë. Autori është shprehur se këta sportis që kanë shënuar shumë suksese sidomos në garra ndërkombëtare duhet që të jenë motiv për sportistët e ardhshëm që të arrijnë suksese në nivele me të larta.Ai ka bërë të ditur se ky libër u dedikohet familjes së tij të ngushtë të cilët e kanë përkrahur gjatë tërë karrierës.
Në këtë promovim, ishin të pranishëm një numër I madh I puntorëve sportiv, gazetar, trajner, ish sportist të dalluar nga Tetova, Shkupi e kështu me rradhë, të cilët në fjalën e tyre theksuan se të arriturat e sportistëve shqiptarë janë të mëdha dhe është mirë që këta suksese të shënohen nëpër libra që të ngelë dëshmi edhe për të ardhmen. Ky është libri I shtatë me rradhë me autor Shaban Sinanin, ku kryesisht sikurse ky libër, edhe të tjerët kanë qenë në sferën e sportit.TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat