Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski në mbrojtje të krimit të partisë që ka konfiskim të pasurisë
Rasti Feniks konfirmon “fytyrën reale kriminale të OBRM-PDUKM-së, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Sipas LSDM-së, 15 persona, mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së, dyshohen se kanë keqpërdorur 57 milionë euro nga paratë e qytetarëve për 11 përmendore nga Shkupi 2014.
“Për 11 vjet OBRM-PDUKM e mbajti vendin në izolim dhe varfëroi popullin vetëm për të pasuruar individë nga Pallati i Bardhë. Nuk ka asnjë ndryshim në DPMNE, partia e vetme në Evropë që ka konfiskuar në shpinën e qytetarëve pasurinë e dëshmuar të fituar në mënyrë të paligjshme me vendim gjykate.
Vendime të shumta gjykatash për dënime me burgim afatgjatë, njëqind të dënuar aktualë dhe ish-funksionarë të partisë së DPMNE-së, përfshirë edhe për shoqatë kriminale. Të gjitha këto janë fakte që nuk flasin mirë për OBRM-PDUKM-në”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se në vend që lideri i partisë Hristijan Mickoski të kërkojë zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve dhe përgjegjësinë për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, ai po mbron krimin e OBRM-PDUKM-së.
Lajme nga vendi
Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec – Kodra e Diellit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.
Lajme nga vendi
Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë
Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve