Connect with us

Lajme nga bota

Janë gjetur mbetjet e nëndetëses “Titan”, të gjithë udhëtarët janë të vdekur

Published

on

Kompania “Oceangate” njoftoi se pesë udhëtarët nga nëndetësja e “Titan” janë të vdekur, me çka i është dhënë fund kërkimit, njofton BBC, transmeton Portalb.mk.

“Drejtori ynë ekzekutiv Stokton RashShahzada Davud dhe djali i tij SulejmanHamish Harding dhe Pol-Anri Narzheole kanë vdekur. Këta persona kanë qenë hulumtues të vërtetë të cilët kanë ndarë frymë avanturiste dhe pasion të thellë ndaj hulumtimit dhe mbrojtjes së oqeaneve”, kumtuan nga “Oceangate”.

Admirali i rojës Bregdetare të Amerikës Poll Mauxher konfirmoi se anija robotike e anijes kanadeze “Horajzon Arktik” e ka gjetur bishtin konik të “Titan” rreth 500 metra nga mbetjet e “Titanikut”.

“Janë gjetur edhe gjurmë tjera të cilat tregojnë se ka pasur humbje katastrofike të presionit në dhomë. Anija robotike e cila ka operuar në thellësinë e oqeanit në afërsi të “Titanikut” mbetet në vendin e fatkeqësisë”, tha Mauxher.

Ai tha se janë gjetur pesë pjesë të mëdha të “Titanit”.

Advertisement

“Nuk e di nëse mund t’i tërheqim trupat. Është mjedis tepër i ashpër dhe i pafalshëm”, shtoi Mauxher.

Gilermo Zenlajn, njëri prej themeluesve të “Oceangate”, paraprakisht deklaroi se në nëndetësen ndoshta ka ndodhur “shpërthim momental”.

“Kur jeni në thellësi të madhe, trysnia është aq e madhe saqë nëse ka defekt, do të vinte në shpërthim momental. Nëse ka ndodhur ajo, ka ndodhur që prej para katër ditësh”, tha Zenlajn.

Advertisement

Lajme nga bota

(VIDEO) Digjet në një anije mallrash me 3 mijë makina: Ka të vdekur, disa të plagosur

Published

on

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një anije mallrash në veri të ishujve holandez të Frizianës Perëndimore, tha roja bregdetare holandeze.

Shpëtimi i 23 anëtarëve të ekuipazhit është në proces.

Disa prej tyre u hodhën në ujë, por u gjetën nga roja bregdetare.

Anija e mallrave po transportonte 3000 makina nga Gjermania në Egjipt.

Continue Reading

Lajme nga bota

Biden paralajmëron Xi Jinping: Kujdes, ekonomia juaj varet nga Perëndimi

Published

on

Pasi njoftoi planet e tij për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, Joe Biden zhvilloi një takim me presidentin e Kinës. Gjatë bisedimeve, ai i tha Xi Jinping të tregonte kujdes sepse Pekini mbështetet në investimet perëndimore.

“Ky nuk është një kërcënim. Ky është një vëzhgim,” tha Biden.

“Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, 600 korporata amerikane janë tërhequr nga Rusia. Dhe ju më keni thënë se ekonomia juaj varet nga investimet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kini kujdes!

Putin dhe Xi zhvilluan dy ditë bisedime në mars me fjalë të ngrohta miqësie midis Kinës dhe Rusisë dhe kritika të përbashkëta ndaj Perëndimit, por pa asnjë shenjë të një përparimi diplomatik mbi Ukrainën.

Advertisement

Ka tensione dhe pesimizëm të rritur në marrëdhëniet SHBA-Kinë për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë Tajvanin, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndalimet në rritje të eksporteve të SHBA.

Continue Reading

Lajme nga bota

Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Published

on

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.

Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.

“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.

Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.

“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Advertisement

Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese./abcnews.al

Continue Reading

Më të lexuarat