Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedonia nuk do të ketë më frikë nga vetoja bullgare nëse pranohet propozimi i shtatë vendeve të BE-së për vendimmarrje me shumicë në vend të konsensusit

Published

on

Nëse propozimi i shtatë vendeve anëtare të BE-së, të cilat kërkojnë që çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë në BE të votohen me shumicë të cilësuar në vend të unanimitet, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë më frikë nga vetoja e Bullgarisë. Zgjerimi i BE-së është pjesë e politikës evropiane për politikë të jashtme dhe siguri, ka konfirmuar sot një burim evropian për Sdk.mk.

Megjithatë, shumica e cilësuar ka rregullat e veta që do të thotë se vendi bllokues mund të gjejë aleatë dhe ende të vërë veton së bashku me shtetet e tjera anëtare.

Siç njoftoi dje Sdk.mk, shtatë ministra të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dje kanë publikuar një tekst në portalin Politiko. Ata propozojnë që çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në BE të votohen me shumicë të cilësuar në vend të konsensusit. Teksti u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Belgjikës, Luksemburgut, Holandës, Rumanisë, Sllovenisë dhe Spanjës. Sipas tyre, zbatimi i këtij propozimi nuk do të thotë ndryshim i Marrëveshjeve Evropiane dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit në vendimmarrjen e BE-së, veçanërisht në situata krize, siç është reagimi ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Janë tetë vende kandidate në listën e pritjes. Përveç Maqedonisë, në listë janë edhe Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Ukraina, Moldavia dhe Turqia.

Vetoja pengon vendet e tjera anëtare të bëjnë përparim në fushat që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Kjo është arsyeja e ekzistencës së votimit me shumicë të cilësuar. Ky sistem duhet të plotësojë dy kritere. Propozimi për të cilin votohet duhet të mbështetet nga 15 nga 27 shtetet anëtare dhe këto shtete duhet të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Fushat që janë votuar prej kohësh me shumicë të cilësuar janë bujqësia, mjedisi apo politika digjitale. Por politika e jashtme dhe siguria, si dhe politika e taksave apo e mbrojtjes, mbeten çështje unanimiteti.

Advertisement

Një numër i madh i shteteve anëtare i konsiderojnë këto fusha si të një rëndësie kombëtare për vendet dhe kërkojnë të drejtën për t’i thënë jo një propozimi.

Megjithëse disa shtete anëtare kundërshtojnë heqjen e unanimitet në vendimmarrje (Estonia, Lituania, Letonia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Polonia, Republika Çeke, Kroacia, Bullgaria), disa prej tyre janë mbështetës të fortë të zgjerimit.
Në fillim të këtij viti, Parlamenti Evropian (PE) u bëri thirrje vendeve anëtare të kalojnë në votimin me shumicë të cilësuar në të gjitha fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, përfshirë zgjerimin.

Por edhe sanksionet globale të BE-së për të drejtat e njeriut ose masa kufizuese dhe instrumente të tjera që lidhen me luftën ruse. PE beson se unanimiteti duhet të mbetet në fuqi për krijimin dhe vendosjen e misioneve apo operacioneve ushtarake brenda kornizës së politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.

Një pengesë për kalimin në një shumicë të cilësuar mund të jetë pikërisht rregulli aktual i unanimitet. Përkatësisht, që të miratohet propozimi i shtatë vendeve për heqjen e unanimitet, nevojitet unanimiteti. Por ka një rregull tjetër që daton në vitin 2016 i cili mban emrin francez “passerelle” që mund të përkthehet si “urë”. Shkurtimisht, kjo dispozitë i lejon BE-së të kalojë nga unanimiteti në shumicë të cilësuar në çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Këshilli Evropian e mbështet një lëvizje të tillë.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Advertisement

Kjo erdhi pas arritjes së  propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit 2022 dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.

Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:

Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;

Pika TVM  – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;

Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.

Advertisement

MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.

Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Më të lexuarat