Connect with us

Lajme nga vendi

Përmbaruesit “zhveshin” qytetarët e varfër, kamata më e lartë se borxhi si ka mundësi?

Published

on

 Qytetarët e varfër janë cak i shtypjes dhe presionit në emër të ligjit nga përmbaruesit. Ata që më së shumti kanë nevojë të marrin para hua apo borxh nga banka ose shoqëri të tjera juridike për arsye jetike e për të plotësuar ndonjë nevojë të tyre esenciale, por për shkaqe të tjera nuk mund ta paguajnë borxhin në kohë, fundosen dhe përfundojnë nga intervenimi ç’njerëzor i përmbaruesve. Pra, në emër të ligjit përmbaruesit shkelin ligjin me dy këmbë, dhe i “zhveshin” qytetarët, pra gjithçka i marrin vetëm shpirtin ua lënë. E kjo është shkelje e ligjit duke marrë edhe mjetet shtëpiake, si televizor e frigorifer, duke ndërprerë e bllokuar burimet e vetme financiare si rrogën apo pensionin, shtesat për fëmijë, e të tjera. Nga ana tjetër kamata sipas dispozitave ligjore aktuale nuk ka tavan, dhe një qytetarë që ka borxh 3 mijë euro zhytet deri në 15 mijë euro e më shumë, kjo i bie që qytetari vdes e nuk mund ta paguajë borxhin, por kamata vazhdon të jetojë e të rritet pa ndërprerje, madje t’i bartet edhe trashëgimtarëve. Kjo nënkupton që me ligjet që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve shkatërrohen qytetarët. Avokati i popullit, Naser Ziberi, gjatë prononcimit të tij për Zhurnal, tha që kanë ngritur procedurë për ndryshime në këtë ligj për kamatën, si dhe ankesat që vijnë nga qytetarët deri te avokati i popullit për dëmet që ua shkaktojnë përmbaruesit janë rrëqethëse, shkruan Zhurnal.

Përmbaruesit në mbrojtje të interesit të bankave shkatërrojnë dhe fundosin qytetarët –

Përmbarimi është i paraparë si instrument me qëllim që të mos dëmtohen bankat apo kreditorët ato që kryesisht japin hua. Dhe, si i tillë paraqet instrument efikas sepse në të kaluarën gjyqet kanë qenë të mbushura me lëndë dhe këto shoqëri bankare nuk kanë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, prandaj është paraparë përmbarimi si shërbim publik i cili ushtrohet nga përmbaruesit. Por, në realitet ky shërbim publik kur shkelet nga vetë përmbaruesit kjo shkon krejt në kurriz të qytetarëve duke dëmtuar deri në palcë si pasojë e ngarkesës dhe shtimit të borxhit, deri në afat të pa caktuar.

Avokati i popullit, Naser Ziberi, për Zhurnal tha se nuk është problemi te ekzistenca e përmbaruesve, por te shkeljet e dispozitave ligjore që bëhen pikërisht nga këta përmbarues. Sepse, sipas tij përmbaruesit marrin mjete që nuk janë të parapara për përmbarim, kamata nuk ka tavan, bllokohet burimi i vetëm financiar e të tjera, që krejt këto rëndojnë jetesën e qytetarëve.

“Nuk paraqet problem sistemi, por keqpërdorimi sistemit. Do të thotë rastet kur përmbaruesit nuk respektojnë dispozitat ligjore për përmbarim, ligjeve për marrëdhënie obligative të cilat shpesh herë shkelen nga ana e përmbaruesve. Këto shkelje shpesh herë ndodhin në rastet kur përmbaruesi nuk e bënë informimin në kohë të kreditorit apo atij që ka borxh, pra mos njoftimi në kohë ja shkurton mundësinë qytetarit që ta shlyejë borxhin dhe mos t’i bllokohet llogaria, mos t’i rritet kamata. Problemi i dytë paraqitet kur përmbaruesi merr mjetet të cilat me ligj janë të ndaluara të preken siç janë ndihma sociale, shtesat fëmijërore, e kështu me radhë, ose merren më shumë mjete se sa me ligj është e lejuar. Kur një qytetarë e ka burim të vetëm financiar rrogën apo pensionin, përmbaruesi nuk guxon ta ndalojë më shumë se një të tretën, por në praktikë ndodhë e kundërta”, tha avokati popullit, Naser Ziberi, për Zhurnal.

Advertisement

Ai shtoi se, problem tjetër shumë serioz janë edhe mjetet që përmbarohen, pasi shpesh herë ndodhë të përmbarohen mjete që janë ekzistenciale si kushte elementare për jetesë, duke përfshirë këtu edhe mobiljet e shtëpisë, aparate të ndryshme si televizor, frigorifer, mjete të cilat ligjërisht janë të përjashtuara nga përmbarimi.

Por, nuk është kjo e tëra pasi çështja kryesore dhe shumë problematike e dëmtuese për qytetarët është edhe mungesa e një tavani për kamatën. Pra, në mënyrë legjitime kamata rritet pa ndërprerë dhe kalon shumën e borxhit, dhjetëfishohet deri në pa kufi. E kjo rëndon dhe shton borxhin sa më shumë, që qytetarët mos të kenë mundësi kurrë në jetë ta shlyejnë atë borxh, që i bie edhe nëse paguajnë me këste paguajnë vetëm kamatën por jo edhe borxhin. Më e trishtë se kaq, qytetari vdes por borxhi vazhdon të jetojë dhe i transferohet trashëgimtarëve.

“Kamata me ligjin për marrëdhënie obligative dhe ligjin për përmbarim nuk është e kufizuar, kur bëhet fjalë për kamatën ndëshkuese ajo nuk ka tavan. Nëse një qytetarë për një vit, dy, tre nuk ka mundësi për ta kthyer borxhin e ecën pa ndërprerë kamata, dhe në këtë mënyrë qytetari asnjëherë nuk mund të lirohet nga borxhi. E për këtë çështje ne kemi dërguar propozim deri në Qeveri që të ndryshojnë dispozitat e ligjit për marrëdhënie detyrimore, neni 286A, dhe të thuhet se: kur kamata ndëshkuese do ta arrijë shumën e borxhit kryesor të ndërpritet që të mos rritet më tutje. Ky propozim edhe pse me vonesë është pranuar, tani ka kaluar fazën e parë në Kuvend dhe pritet faza e dytë”, tha Ziberi.

Kur flasim për përmbarues dhe qytetarët si palë të dëmtuar, avokati i popullit tha për Zhurnal se ka jashtëzakonisht shumë ankesa nga qytetarët të cilat janë rrëqethëse, një borxh prej 3 mijë eruove, i bëhet 10 mijë e deri 15 mijë euro, ose mos të flitet për shumë më të mëdha kur borxhi është 20 mijë apo 30 mijë euro, qytetarët vdesin dhe nuk arrijnë ta paguajnë borxhin, madje u bartet edhe trashëgimtarëve borxhi.

Nuk ka mundësi logjike që një qytetarë me një pagë minimale përnjëherë të paguajë një shumë aq të lartë të borxhit, edhe nëse paguan me këste i bie që paguan vetëm kamatën por jo edhe borxhin, prandaj mos kufizimi i kamatës ndëshkuese paraqet problem serioz për qytetarët. Prandaj, kur kërkohen shkaqet tjera pos mungesës së punës se përse qytetarët braktisin vendin, në këtë shkaqe mund të llogaritet edhe kjo “përdhosje” e dinjitetit të qytetarët që në emër të ndihmës e mbrojtjes ligjore shkatërrohen, fundosen dhe dëmtohen maksimalisht qytetarët. /Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat

Published

on

“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot, kjo rrugë që njihet si “Rruga e Butiqeve”, po gëzon sot një manifestim për herë të parë në qytetin e Tetovës, Panairin e Artizanateve ku marrin pjesë të ardhur nga Kosova dhe vendi siç është qyteti i Tetovës dhe ai i Shkupit. Shpresojnë që panaire të këtilla të ketë më shpesh thonë shitësit, sepse kështu do njihemi se çka prodhojmë dhe çka i ofrojmë publikut”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Duhet të ketë më shpesh panaire që të na njohin njerëzit, të na shohin ku jemi, çka jemi, çka ofrojmë. Ky zanat nuk humbën. Unë vij nga fshati Vicë, Malësia e Sharrit, vet i prodhojmë çiftelitë sharkitë vetë i prodhojmë”, u shpreh Naim Abdurahmani, punues çiftelish.

“Punimet janë unikate dhe janë të rajonit të Pollogut, pastaj edhe ngjyra, sidomos e verdhë e kuqe janë të Pollogut. Ky serm e ka emrin gold, përdoret më shumë në Tetovë apo në Pollog, është i punuar edhe me brendësinë kadife dhe pëlhurë brenda”, tha një punues i dimive.

Projekti i Panairit të Artizanateve, njëjtë sikurse edhe projekti për rregullimin e rrugës së Butiqeve me kalldrëme, realizohen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar të komunës së Tetovës dhe asaj të Prizrenit, ndërsa bashkë financohen nga fondet IPA, me qëllim të zhvillimit të turizmit në të dy qytetet por edhe kthimit të dy rrugëve në pamjen e tyre të vjetër, e që është një në Tetovë e tjetra në Prizren. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka paralajmëruar edhe ndërrimin e fasadave të dyqaneve të kësaj rruge.

“Kjo rrugë siç e shohim ngadalë po merr pamjen e saj, me kalldrëme të kandelabrat, ulëset dhe elementet tjera, dhe do jetë një impuls i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve që ndërlidhen me aktivitete artizanale dhe në të kaluarën kanë pasur një impakt të rëndësishëm në ekonominë lokale. Kjo është vetëm faza e parë, ndërsa jemi në bisedime për të kthyer në këtë gjendje edhe disa rrugë anësore, por edhe të bëjmë projektin ideor edhe për pamjen e fasadave të lokaleve dhe objekteve që janë në këtë rrugë”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Advertisement

Brenda ditës, kjo rrugë do të jetë pa makina dhe do të shfrytëzohet vetëm si pedonale nga banorët por edhe vizitorët për rreth.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Personi që u shpëtua dje nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit, u hodh në Vardar për t’i shpëtuar policisë.

Published

on

Personi i cili u shpëtua nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit dje pasdite është hedhur në Vardar për t’i shpëtuar policisë.

“Sloboden Pechat” publikoi dje një video të operacionit të shpëtimit në Urën e Gurit, ku tregohej sesi një burrë, lakuriq deri në bel, u gjend në një nga shtyllat e urës, i shkëputur nga kontinenti.

Sipas informacioneve të “Sloboden Pechat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, burri është gjetur aty pasi policët e njësisë së ndërhyrjes e kanë vërejtur duke kryer një “vjedhje të pacipë”, pra duke vjedhur çantën e një gruaje. Për t’u shpëtuar nga policia, burri është hedhur në Vardar, por më pas ka ngecur në një nga shtyllat.
Zjarrfikësit sollën një shkallë për ta nxjerrë burrin në breg dhe policia më pas e mori atë në paraburgim. Por ajo është dashur ta linte të ikte pasi nuk iu gjet asgjë dhe gruaja viktimë nuk e denoncoi fare në polici tentativën për vjedhje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 23 vjetorit e themelimit të tij

Published

on

Në prani të korit diplomatik, drejtuesve të Universiteteve vendore dhe figura të politikës, Universiteti i Evropës Juglindore, ka shënuar 23 vjetorit e themelimit të tij.

Rektori Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet.

Bexheti tha se UEJL ka arritur të shtojë jo vetëm programet studimore dhe kapacitetet e këtij institucioni arsimor, por edhe numrin e studentëve

“UEJL lindi në vjeshtën e vitit 2001, në muajin më të ndritur të historisë sonë, muajin e alfabetit të gjuhës shqipe, të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar, pra sot mbushim 23 vite. Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm të rritje shpirtërore, ndriçimit dhe aktivitetit krijues. Atributi i ndriçimit i referohet dijes që ka ndriçuar rrugëtimin e 23 gjeneratave me mbi 35.000 studentë të regjistruar dhe mbi 17.000 të diplomuar deri sot. Iluminizmi arsimor dhe shkencor i këtyre plejadave që janë alumni jonë, na motivon edhe më shumë kur shohim se gjeneratat e para të diplomuara sot i kanë tejkaluar edhe orbitat shkencore dhe shkëlqejnë gjithandej si ambasador të denjë të punës sonë të përbashkët në këtë institucion. I jemi mirënjohës pafund bashkësisë ndërkombëtare dhe taksapaguesve evropian dhe amerikan për kontributin e çmuar sidomos në dekadën e parë të këtij institucioni kur u themelua konsolidua dhe u rrit mbështetja e çmuar si në aspektin infrastruktural ashtu edhe në atë institucional”, tha  Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së.

Continue Reading

Më të lexuarat