Connect with us

Lajme nga vendi

Vela: Shtatë ashensorë për spitalin e Tetovës

Published

on

Në spitalin klinik të Tetovës do të vendosen ashensorë të rinj, premton drejtori Pëllumb Vela. Sipas tij, dy nga shtatë ashensorët do të sigurohen nga buxheti i spitalit, ndërsa pesë ashensorë tjerë do t’i sigurojë Ministria e Shëndetësisë.

“Përfundimisht me pesë ashensorë të rinj do të na ndihmojë Ministria Shëndetësisë, ndërsa dy ashensorë do i marrin në kuadër të furnizimeve publike që i kemi në kuadër të spitalit. Do vendosen dy ashensorë në pjesën internistike, katër në pjesën kirurgjike dhe një në pjesën e urgjencës, tek pjesa urgjencës që edhe do të hapet së shpejti. Një punon dhe është në rregull dhe një do të vendoset i ri.”- deklaroi Pëllumb Vela – Drejtor I Spitalit të Tetovës.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë thonë se procedura e blerjes se ashensorëve do të fillojë javën që vjen.

“Gjatë javës së ardhshme do të fillojë procedura për blerjen e ashensorëve në Spitalin Klinik të Tetovës. Do të furnizohen me ashensorë edhe Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale dhe Klinika Universitare e Stomatologjisë.”- thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Problemi me ashensorët në spitalin e Tetovës është i kamotshëm, të njëjtit janë të amortizuar dhe në të shumtën e rasteve janë edhe me defekte. Televizioni 21 për mos funksionimin e ashensorëve ka informuar edhe muaj më parë, kur pacientët dhe kufomat barteshin me duar ose me një ashensor.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat