Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria: Koalicioni është i qëndrueshëm, është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara

Published

on

Qeveria është e qëndrueshme, ndërsa te partnerët në koalicion është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara dhe zgjidhje ligjore, theksuan sot nga Qeveria në brifing me mediat, duke i komentuar tërheqjet ose paralajmërimet për tërheqje nga koalicioni qeveritar i partnerëve më të vegjël të koalicionit.

Në lidhje me kërkesën e partisë “Dinjiteti” (Dostoinstvo) prej ku pas mospranimit në Parlament të zgjidhjes ligjore për pjesëmarrësit në ushtri në konfliktin e vitit 2001, nuk e përjashtuan mundësinë që të largohen nga koalicioni qeveritar, sqaruan se për atë ligj ka problem në harmonizimin me ligje të tjera dhe po bëjnë përpjekje që të gjejnë zgjidhje.

“Këtu bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore për të cilën kemi biseduar me kryetarin e partisë ‘Dinjiteti’, por eksziton një problem në lidhje me harmonizimin me ligjet e tjera. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do të jetë juridikisht e harmonizuar, sepse nëse miratoni një ligj që nuk është në përputhje me ligjet e tjera, mund të përfundoni duke e bërë problem që një zgjidhje e caktuar ligjore nuk mund të zbatohet ose duhet të rikthehet. Vetëm për ato arsye, jo sipas ndonjë linje tjetër të bashkëpunimit”, theksuan nga Qeveria.

Në koment për tërheqjen e Lidhjes Demokratike theksuan se kanë pritur një gjë të tillë. “Nuk mund të ndërtoni karrierë duke bërë konflikt me një fqinj të caktuar, e pastaj të mbështetni zgjidhje me të cilën me atë fqinj do të jeni pjesë e BE-së. Domethënë, kjo është utopi”, komentojnë burime qeveritare.

Përsëritën se LSDM-ja e para është ndalur pas konceptit të një njësie zgjedhore dhe se përfaqësuesi i kësaj partie në Komisionin për reforma në kodin zgjedhor ka drejtim shumë të qartë se mund të bisedojë për një njësi zgjedhore.

Advertisement

“Unë jam përkrahës i listave të hapura që qytetarët të zgjedhin për kë duan të votojnë. Disa deputetë mendojnë se duhet t’u garantohet personalisht një vend në Kuvend në mënyrë që të jenë deputetë gjatë gjithë jetës, gjë që nuk është e drejtë. Prandaj mendoj që nëse është një njësi zgjedhore, listat duhet të hapen dhe të diskutohet edhe për pragun, sepse nëse nuk ka prag, atëherë mund të ndodhë që bashkësitë e biznesit të kandidojnë deputetë. Duhet të bëhen llogaritje për pragun, ndërsa 3 deri në 4,5 për qind mund të jetë shifër interesante”, thotë një zyrtar i lartë qeveritar dhe thekson se kur të përgatitet kodi zgjedhor duhet të merren parasysh të gjitha aspektet dhe në fund të jetë me konsensus.

Për mundësinë për mbajtje në termin të njëjtë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare theksojnë se ato do të mbahen siç është paraparë me zgjidhjet aktuale ligjore dhe se ashtu praktikojnë edhe shtete të tjera.

Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”

Published

on

Gazetari Shaban Sinani, sot në Tetovë ka promovuar librin e tij të rradhës në sferën e sportit. Bëhet fjalë për librin Kolosët e Sportit kushtuar ikonave të sportit ndër vite, atyre që kanë lënë gjurmë sidomos në sportin shqiptar, në mesin e tyre Shaban Tërstena, Qatip Osmani, Miftar ZIberi e këshu me rradhë. Autori është shprehur se këta sportis që kanë shënuar shumë suksese sidomos në garra ndërkombëtare duhet që të jenë motiv për sportistët e ardhshëm që të arrijnë suksese në nivele me të larta.Ai ka bërë të ditur se ky libër u dedikohet familjes së tij të ngushtë të cilët e kanë përkrahur gjatë tërë karrierës.
Në këtë promovim, ishin të pranishëm një numër I madh I puntorëve sportiv, gazetar, trajner, ish sportist të dalluar nga Tetova, Shkupi e kështu me rradhë, të cilët në fjalën e tyre theksuan se të arriturat e sportistëve shqiptarë janë të mëdha dhe është mirë që këta suksese të shënohen nëpër libra që të ngelë dëshmi edhe për të ardhmen. Ky është libri I shtatë me rradhë me autor Shaban Sinanin, ku kryesisht sikurse ky libër, edhe të tjerët kanë qenë në sferën e sportit.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet që ka ndërmjetësuar për marrje të banesave sociale

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove.

Siç informoi MPB-ja, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele pas denoncimit nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.05.2024 I.M. është kapur në momentin e marrjes së 12.500 eurove, paraprakisht në mënyrë kriminalistike të përpunuara, të cilat i janë dhënë për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në fshatin Bukoviq, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe sekusetruar armë zjarri dhe municion.

Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili përcaktoi masë kujdesi, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për braktisje të Qytetit të Shkupit.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, nga prilli i vitit 2023, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, e dyshuara ka mashtruar tre persona, të cilëve rrejshëm u është prezantuar si shefe në stacionin policor Gazi Babë dhe anëtare e Komisionit për shpërndarje të banesave sociale. Tre personave të dëmtuar të papunë u ka premtuar se do t’ju ndërmjetësojë që të marrin banesa sociale në Lisiçe me çmim më të ulët se ai real, duke iu kërkuar që t’i paguajnë nga 12.000 euro për banesë dhe 3.000 euro për ndërmjetësim dhe përgatitje të dokumentacionit. Të hollat ua kanë dhënë disa herë, ndërsa gjatë pagesës së fundit të 12.500 euro, në afërsi të stacionit policor, është kapur menjëherë pas dorëzimit të të hollave.

Për rastin mëngjesin e sotëm, përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

AKSIDENT MES 3 VETURAVE NË KËRÇOVË, LËNDOHEN RËNDË 5 PERSONA

Published

on

Më 17.05.2024 në orën 22:55 në DPB Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “Fiat” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.D. (18), një automjeti të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga D.D. (33) dhe një automjeti të tipit “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.H. (59), të gjithë nga Kërçova. Në aksident, një pasagjere e mitur nga automjeti “Fiat” ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa me lëndime trupore janë marrë shoferi dhe një pasagjer tjetër i mitur, shoferi i automjetit “Passat” dhe pasagjeri i tij Ç.R. (30) nga fshati Tuin, Kërçovë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Është kryer inspektimi nga një ekip inspektues i DPB të Kërçovës.

Continue Reading

Më të lexuarat