Connect with us

Lajme nga vendi

Tre ekipe shqiptare në garat europiane | VIDEO

Published

on

Tre fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë, 14 gola të shënuar  dhe një karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 32-të dhe të parafundit  në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Struga Trim Lum është kampion, Shkupi nënkampion, Shkëndija e treta, janë skuadrat  që do ta  përfaqësojnë vendin  në garat europianeNë stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum filloi me një ceremoni rasti, ku skuadra vendase uroi titullin kampion  mysafirëve nga  Struga, ndërsa  drejtori sportive Harun Isa dhuroi një mirënjohje ekipit kampion.Sa i përket ndeshjes  në fushë gjelbërt  u zhvillua një ndeshje cilësore me raste të shumta dhe tre gola të shënuar. Vendasit kaluan në epërsi në minutën me golin e  Adenis Shalës në minute e 58. Ndërsa lojtari  më mire i kësaj ndeshje Bunjamin Shaban i ishte autor i dy golave për fitoren e kampionit të ri me rezultat 1 me 2. Me këtë rast trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani uroi ekipin e Strugës për titullin kampion.

Në stadiumin e Çairit, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gjorçe Petrov me rezultatin 3:0. Autor  të dy  golave ishte Adetunxhi dhe një gol shënoi Ali. Ndersa, Tikveshi në Kavadar shënoi  fitore të thellë 4-0, ndaj Skopjes e cila për të mbijetuar  do të luan  në balotazh me  ekipin e Vardarit. Breagallnica  barazoi me Akademia Pandevi 1:1, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1.

 

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Published

on

Tifo grupu Ballistët Tetovë kanë reaguar pasi u akuzuan nga FFM se nuk kanë respktuar 1 minut heshtje të zisë shtetërore për tragjedinë e Koçanit.
Ata në reagimin e tyre, këtë akuzë e quajnë shpifje, pasi sipas tyre shteti në vend që të merret me zbardhjen e rastit, po defokuson opinionin me tema etnike.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË:
Në cilin shtet në botë dënohen klubet për mosrespektimin e 1 minutë heshtje nga një pjesë e publikut?
Shteti urdhëroi 7 ditë zie, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur pas këtyre ditëve, duke mos dashur që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët kryesor në këtë apo ngjarje tjera, dhe shteti nëpërmjet instrumentit të tyre që quhet FFM, merret me çështje tjera duke dashur të defokuson opinionin, pa përjeshtuar edhe mediat/portalet e kapura maqedonase që dezinformojnë dhe tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike, me rrenën e tyre se publiku ka fishkëlluar dhe ka thirrur emrin e Ushtrisë së lavdishme UÇK !!
Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit.
FFM dhe simotra e tyre MVR, në bashkpunim të ndërsjelltë dëshirojnë me çdo kusht që të dëmtojnë klubin tonë Shkëndija në shumë forma, fakt është referimi tendencioz në çdo ndeshje. Tashmë dëshirojnë që të na e ndalojnë aktivitetin tonë si tifogrup, duke dëshiruar shuarjen tonë.
JU BËJMË ME DIJE SE NUK DO T’JA ARRINI, BALLISTËT DO TË EKZISTOJNË DERI NË KIAMET !!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Published

on

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.

E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.

Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.

“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Published

on

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Punëtorët komunalë dhe makineritë e rënda janë vendosur në terren dhe po punojnë me përkushtim për të larguar dheun dhe mbeturinat nga rruga. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit të sigurt dhe normal për banorët dhe vizitorët e zonës.

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa të përfundojnë plotësisht punimet për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.kohanews
Continue Reading

Më të lexuarat