Connect with us

Lajme nga vendi

Dita botërore e lirisë së mediave – 30 vjet më pas

Published

on

“Formësimi i së ardhmes së të drejtave: Liria e shprehjes si bosht lëvizës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut” është motoja me të ciën sot festohet Dita botërore e lirisë së medias, 3 Maji.

Dita botërore e lirisë së medias shënohet çdo vit që nga viti 1993, dhe gjithmonë më 3 maj. Qëllimi është promovimi i parimit të lirisë së mediave, theksimi i rëndësisë së mbrojtjes së lirive të mediave dhe luftimi i të gjitha formave të ndikimit në media, si dhe përkujtimi i punonjësve mediatikë që humbën jetën gjatë ushtrimit të punës së tyre.

Në porosinë e OKB-së me rastin e Ditës botërore të lirisë së medias, theksohet se edhe tre dekada pas shpalljes së kësaj dite, liria e medias, siguria e gazetarëve dhe liria e shprehjes janë gjithnjë e më shumë nën sulm, gjë që ndikon në realizimin e të drejtave të tjera të njeriut. Bashkësia ndërkombëtare përballet me kriza të shumta, konflikte dhe dhunë, pabarazi të vazhdueshme socio-ekonomike që nxisin migracionin, kriza ekologjike dhe sfida për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën, ndërsa lajmet e rrejshme dhe dezinformatat onlajn dhe oflajn po përhapen me ndikim serioz në institucionet që mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

E drejta e shprehjes së lirë, e përfshirë në nenin 19 të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, është parakusht dhe bosht lëvizës për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut.

E drejta e shprehjes së lirë, e përfshirë në nenin 19 të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, është parakusht dhe bosht lëvizës për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut.

“Por diskursi i polarizuar politik dhe shoqëror, erozioni i besimit, vendosja e gjendjeve të jashtëzakonshme dhe përjashtimi i internetit, shtypja e zërave kritikë dhe mediave të pavarura, kolapsi i modelit tradicional të medias, gjuha e urrejtjes dhe përmbajtja e dëmshme në internet që anashkalon standardet ndërkombëtare, paraqesin kërcënime të reja për lirinë e shprehjes dhe rolin themelor të të drejtave të njeriut. Pikërisht në mënyrë që të parandalohen këto situata kritike dhe kërcënime, në qendër të vëmendjes duhet të jenë liria e medias, siguria e gazetarëve dhe qasja e lirë deri te informacioni.

Advertisement

Prandaj, kremtimi i 30 vjetorit të Ditës botërore të lirisë së medias është thirrje për veprim kundër çdo shtypjeje të lirisë së medias, për të promovuar dhe mbështetur median e pavarur, pluraliste dhe të llojllojshme si çelës i domosdoshëm për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut. Sot është një rast për të organizuar ngjarje që theksojnë lidhjen midis lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut. Iniciohet debat global në mënyrë që të përcaktohet agjenda për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre në një botë që ndryshon vazhdimisht.

Gazetarët janë ende viktima të dhunës

Në të gjithë botën, 1.668 gazetarë janë në periudhën midis viteve 2003 dhe 2022, mesatarisht 80 në vit. Në dy dekadat e fundit, vitet më të “zeza” ishin 2012 dhe 2013, me 144, respektivisht 142 gazetarë dhe punonjës meditikë të vrarë, tregojnë të dhënat e “Reporterë pa kufij” (RSF).

Pas një qetësie graduale në vitet në vijim, numri i gazetarëve të vrarë filloi të rritet përsëri në vitin 2022, kur 59 gazetarë dhe punonjës mediatikë humbën jetën duke ushtruar punën e tyre, para së gjithash si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në faqen e internetit të Reporterëve pa kufij paraqitet në kohë reale numri i gazetarëve të vrarë që nga 1 janari i këtij viti, si dhe numri i gazetarëve që gjenden në burg.

Për momentin,  nga 1 janari i këtij viti e deri sot në botë janë vrarë gjashtë gazetarë dhe punonjës mediatikë. Në botë për momentin janë 548 gazetarë të burgosur dhe 22 punonjës mediatik.

Advertisement

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushën e lirisë së shprehjes dhe funksionimin e mediave theksohet se megjithëse rastet e dhunës fizike dhe verbale ndaj gazetarëve kanë shënuar rënie, ka pasur rritje të kërcënimeve në internet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Në Raportin e KE-së bëhet e ditur se në vitin 2021, Ministria e Brendshme regjistroi tetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, krahasuar me dhjetë raste në vitin 2020. Kallëzimet penale janë ngritur në tre raste (për vepër kryer gjatë protestës, për shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, dhe për kërcënim onlajn). Hetimet për pesë rastet tjera janë duke vazhduar. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë regjistroi pesë sulme, tre prej tyre ndaj gazetareve. Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, numri i incidenteve në të cilat  përfshihen gazetarët shënoi rritje.

Словенечкото здружение на новинари (ДНС) покрена платформа на која може да се пријавуваат напади врз новинари, било физички или вербални.

Shoqata Sllovene e Gazetarëve (DNS) ka ngritur platformë në të cilën mund të denoncohen sulmet ndaj gazetarëve, qoftë fizike apo verbale.

Ligjet ekzistuese dhe përpjekjet për respektimin e standardeve ndërkombëtare sigurojnë mekanizëm përkatës për forcat e rendit dhe Prokurorinë për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Nevojiten aktivitete të mëtejshme për të siguruar hetim të paanshëm, të shpejtë dhe efikas, vlerëson KE-ja, duke shtuar se politikanët e të gjitha niveleve dhe bartësit e posteve publike duhet të tregojnë vazhdimisht një shembull të standardeve të larta të respektimit të lirisë së medias në ndërveprimin e tyre me gazetarët.

KE-ja vëren se ngacmimet në internet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat sociale, vazhdojnë të shënojnë rritje. Tthekson edhe se rastet e vjetra të sulmeve fizike ndaj gazetarit mbetën të pazgjidhura. Në Raportin, KE-ja i referohet edhe gjuhës së urrejtjes, e cila është e ndaluar në të gjitha mediat, dhe përkujton se në dhjetor të vitit 2021, një kërcënim onlajn për gazetarët e botuar në mediat sociale u sanksionua nga autoritetet gjyqësore.

Maqedonia e Veriut dhe liria e mediave

Advertisement

Sipas indeksit global të lirisë së medias të “Reporterëve pa kufij”, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka regjistruar përparim në raport me  vitin 2021. Shteti renditet në vendin e 57-të nga gjithsej 180 shtete, ndërsa në vitin 2021 ishte e 90-ti në listë. Megjithatë, RSF paralajmëron se ndonëse gazetarët nuk punojnë në mjedis armiqësor, dezinformatat e përhapura dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të opinionit në mediat, duke i ekspozuar mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve.

“Duhet bërë dallim midis redaksive profesionale onlajn që punësojnë gazetarë profesionistë dhe publikojnë përmbajtje origjinale dhe portaleve individuale që plagjiojnë dhe kopjojnë përmbajtje të tillë”, bëjnë të ditur nga “Reporterët pa kufij”.

Për kontekstin politik bëhet e ditur se transparenca e institucioneve është e dobët. Për shkak të polarizimit të fortë politik në media, ka presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët, ndërsa dy partitë më të mëdha kanë krijuar sisteme paralele mediatike me të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Abuzimi gjyqësor i Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, nga ana tjetër, inkurajon vetëcensurimin e gazetarëve, ndërsa paditë përdoren si mjet për frikësim dhe presion mbi mediat e pavarura.

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, vuri në dukje një klimë përgjithësisht të favorshme për lirinë e medias dhe pagat nën mesatare për gazetarët.

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e lirisë së shprehjes dhe në përgjithësi po bën përparim të kufizuar në krahasim me rekomandimet e mëparshme të Komisionit Evropian. Në përgjithësi ekziston klimë e favorshme për lirinë e medias dhe mundësohet raportim kritik mediatik, megjithëse janë vërejtur disa tensione gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar”, vlerëson Komisioni.

Advertisement

Në Raportin gjithashtu theksohet se liria e shprehjes dhe pikëpamjet pluraliste kanë vazhduar të përparojnë në kontekst përgjithësisht të favorshëm politik. Pavarësisht kësaj, reformat në media kanë ngecur për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe një zhvendosje të fokusit për shkak të pandemisë KOVID-19. Autoritetet, sipas rekomandimeve të KE-së, duhet të rritin përpjekjet e tyre për të reformuar shërbimin publik të radiodifuzionit, për të siguruar pavarësinë e tij, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare. Vërehet se procesi i reformës së shërbimit publik të radiodifuzionit, në kuadër të strategjisë pesëvjeçare zhvillimore, është i kufizuar për shkak të vonesës në emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të tij, e vërejtje ka edhe për mosplotësimin e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Pasiguria ekonomike vazhdon të jetë një sfidë për gazetarët dhe punonjësit mediatikë, ndërsa fokusi duhet të mbetet në përpjekjet për të avancuar të drejtat e tyre punëtore dhe sociale, vlerëson KE-ja në raportin e saj të fundit mbi përparimin e vendit në fushën e lirisë së shprehjes dhe funksionit të mediave.

Puna dhe të drejtat sociale të gazetarëve dhe punonjësve të medias mbeten një sfidë. Të drejtat e tyre përfaqësohen nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave, ndërsa gazetarët në shërbimin e transmetimit publik dhe agjencinë shtetërore mia janë të organizuar në sindikata të ndara. KE vëren se është e nevojshme të përmirësohet dialogu i sindikatave me qeverinë për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet, të tilla si numri i madh i kontratave me kohë të pjesshme dhe me kohë të pjesshme, pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Të ardhurat e shumicës së punonjësve mediatik janë më të ulëta se paga mesatare në shtet. Shpesh anashkalohen edhe të drejtat e punëtorëve, si e drejta për pushim vjetor, pagesa jashtë e orëve jashtë orarit, ndërrimet e natës ose shtesa të tjera ligjore. Shumë mediave u mungon  kodi etik, si dhe mundësia për sendërtim profesional dhe avancim në karrierë. Në Raportin vërehet mungesa e punësimit të sigurt dhe kushtet e vështira socio-ekonomike kontribuojnë në rritjen e vetëcensurës dhe u mundëson pronarëve të mediave të ndikojnë në politikën redaktuese.

KE ka shprehur vërejtje ndaj punës së mediave onlajn, veprimtaria e të cilave nuk rregullohet me ligj konkret, e në shoqëri ka qëndrime të ndryshme për atë nëse ka nevojë për rregullativë, veçanërisht duke marrë parasysh kërcënimet në rritje nga dezinformatat. Komisioni Evropian vlerëson se portalet dhe mediat sociale janë burimet kryesore të dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe shkeljeve më të shpeshta të standardeve profesionale të gazetarisë dhe të drejtave të autorëve.

Advertisement
Обединетите нации соопштија дека се „шокирани и длабоко вознемирени“ од видеото од Израел, на кое се гледа сексуален однос на две лица во џип на организацијата, започнаа истрага за инцидентот

Kombet e Bashkuara njoftuan se janë “të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar” nga një video nga Izraeli, në të cilin  shihet marrëdhënie seksuale e dy personave në një automjet të organizatës dhe kanë nisur hetim për incidentin

Dita botërore e lirisë së mediave është vendosur në bazë të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe me rekomandimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991.

Dita shënon përvjetorin e miratimit të Deklaratës Uindhoek të vitit 1991 për të promovuar gazetarinë e pavarur dhe pluraliste afrikane nga gazetarët afrikanë në qytetin Uindhoek, Namibi.

Më 3 maj ndahet edhe çmimi vjetor i UNESKO-s Gilermo Kano për Lirinë e mediave. Çmimi, i cili ndahet që nga viti 1997, i shpreh respekt një personi, organizate ose institucioni për kontributin në mbrojtjen dhe/ose promovimin e lirisë së mediave, veçanërisht kur bëhet në rast të rrezikut të madh.

Në të gjithë botën, mediat më të lira kanë tri vendet nordike – Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, të cilat përmenden si model demokratik ku lulëzon liria e shprehjes.

Si “shumë e keqe”, nga ana tjetër, është klasifikuar situat në deri tani rekord prej 28 vendesh në botë. “Më së keqo” për mediat dhe gazetarët është në Mianmar, Kinë, Turkmenistan, Iran, Eritrea dhe Korenë e Veriut.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Tek drejtori Arifi nuk janë gjetur 20 mijë euro, dyshohet se i punësuari keqpërdori emrin e tij

Published

on

Një rast i dyshimtë korrupsioni është duke u hetuar në Spitalin e Specializuar Geriatrik, ku në qendër të vëmendjes ndodhet drejtori i këtij institucioni, Muhsin Arifi. Burime të “Sloboden Peçat” bëjnë të ditur se shuma prej 20 mijë eurosh të gatshme, të përfolura si ryshfet i mundshëm, nuk janë gjetur te Arifi gjatë kontrollit.

Sipas informacioneve jozyrtare, paratë janë gjetur tek një ndërmjetës që ishte i punësuar në spital. Ky person e ka identifikuar drejtorin Arifi si njeriun që supozohet se kërkonte para në këmbim të një shtrimi afatgjatë të një pacienti në spital – për një periudhë prej një apo dy vitesh.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Arifi ka kërkuar realisht paratë, apo emri i tij është keqpërdorur nga ndërmjetësi për të marrë paratë.

Spitali i Specializuar Geriatrik pranon pacientë të moshës së tretë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kapaciteti i tij është i kufizuar, listat e pritjes janë të gjata, dhe çdo vend i lirë në këtë institucion është shumë i kërkuar, thonë burime të brendshme të spitalit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohen ndryshimet e Ligjit për arsimin e mesëm

Published

on

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 42-të, e ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i cili u miratua me votim të dyfishtë, gjegjësisht edhe me votat e deputetëve të pranishëm, të cilët u takojnë bashkësive, që nuk janë shumicë në vend.

Me ndryshimet janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtësore, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.

Vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik. Me Ligjin e ri vendoset edhe një Koncept i ri për provimet në fund të arsimit të mesëm dhe për herë të parë në shkollat e mesme mundësohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve.

Të martën e kaluar, deputetët me procedurë të shkurër miratuan gjashtë ligje për arsimin – Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me të cilin rritet përfshirja e shfrytëzuesve të racioneve të studentëve, si dhe ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjit për Arsimin profesional dhe trajnim, Ligjit për Inspeksionin arsimor dhe Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Komunat në RMV dhe organizatat joqeveritare do të mund të aplikojnë për 3.7 milionë euro në projekte ekologjike

Published

on

Shkup, 08.04.2025 Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e shpalljes së konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi i Investimeve në Mjedis për vitin 2025.

Në konferencën për media, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se Programi ka për qëllim inkurajimin dhe financimin e projekteve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit – si një nga faktorët kyç për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mexhiti apeloi deri tek të gjitha komunat, shoqatat e komunave, organizatat civile dhe institucionet që të përfshihen aktivisht në këtë proces.

Shuma e përgjithshme që po shpërndajmë këtë vit është 229 milionë denarë, njoftoi Mexhiti është e ndarë në katër qëllime kryesore:

• 100 milionë denarë për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe sistemeve për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza

Advertisement

• 100 milionë denarë për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësve

• 10 milionë denarë për nxitjen e projekteve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, dhe

• 19 milionë denarë për ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Mjetet janë të dedikuara për komunat dhe shoqatat e komunave, si dhe për personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare, si dhe institucionet shkencore dhe arsimore.

‘Mjetet financiare për realizimin e Konkursit sigurohen nga taksa mjedisore gjatë regjistrimit të mjeteve motorike, ndërsa sa i përket kritereve të ndarjes së mjeteve, dua të theksoj se transparenca dhe objektiviteti janë baza e qasjes sonë’, tha Mexhiti para gazetarëve.

Advertisement

Për organizatat dhe institucionet joqeveritare, kriteret bazë janë:

• Të jetë i regjistruar të paktën një vit përpara konkursit

• Të veprojë në interes të publikut

•Kusht është që të njëjtin projekt nuk e kanë dorëzuar për financim në burime të tjera.

Afati i aplikimit është 3 javë dhe të gjitha subjektet e interesuara duhet të aplikojnë me formularë të veçantë, të cilët gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë.

Advertisement

Me këtë masë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ofron mbështetje reale për ata që kanë kapacitet, dëshirë dhe ide për të kontribuar për ujë më të pastër, tokë më të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur si dhe rritje të ndërgjegjes së popullsisë.

‘Ju inkurajoj të jeni pjesë e kësaj nisme. Le ta përdorim këtë thirrje si një hap përpara drejt një të ardhmeje më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjitha brezat’, apeloi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat