Uncategorized
Universiteti i Tetovës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike nga Tirana forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i priti sot në takim drejtuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë, Rektorin Prof. Dr. Luan Përzhita dhe Zëvendësrektorin, Prof. Dr. Valter Memisha. Në këtë takim pune ku ishin të pranishëm edhe Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu dhe Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, u bisedua për vijimin e bashkëpunimit në lëmin e arsimit dhe hulumtimeve shkencore. Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu konsideratën e tij për Akademinë e Studimeve Albanologjike, për kontributin dhe rolin domethënës për zhvillimin e arsimit sipëror dhe kërkimet shkencore, ndërsa drejtuesit e kësaj Akademie i njohu me zhvillimet në Universitetin e Tetovës dhe ecurinë e procesit mësimor-shkencor. Ai, po ashtu veçoi Marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë mes Universitetit të Tetovës dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, e cila sipas tij duhet zgjeruar edhe me elemente dhe forma të tjera bashkëpunimi, që janë në funksion të projekteve të përbashkëta shkencore, hapjen e programeve të reja, me theks të veçantë hapjen e programit studimor të Arkeologjisë në Universitetin e Tetovës për studime deridiplomike.
Ndërkaq, Rektori Luan Përzhita e falënderoi udhëheqjen e UT-së për mikpritjen në këtë institucion, që sipas tij është emblemë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Në cilësinë e drejtuesit të Akademisë së Studimeve Albanologjike shprehu gatishmërinë jo vetëm për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme, por edhe për ta ndihmuar Universitetin e Tetovës me pedagogë që do të angazhoheshin në mësimdhënie në programin studimor të Arkeologjisë. Ai deklaroi se institucioni i tyre e ka parësor kërkimin shkencor, por edhe studimet në ciklin e dytë dhe ciklin e tretë, duke mos anashkaluar një mori projektesh të realizuara me institucione, universitete të njohura dhe programe të përbashkëta ndërkombëtare.
Rektori Përzhita ndër të tjera deklaroi se, në kuadrin e shkëmbimit të stafit universitar çdo pedagog i juaj mund ta konsiderojë institucionin tonë si shtëpinë e vet, bibliotekat, zyrat, ambientet për hulumtime, nisma dhe projekte me rëndësi.
Zëvendësrektori, Prof. Dr. Valter Memisha dhe dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani referuan për punën që bëhet në botimin e Fjalorit të Madh të gjuhës shqipe, publikimin e botimit “Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva”- Përgatitje për Atlasin e Sintaksës Dialektore të Shqipes dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite në sesionet e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë që organizohet nga Universiteti i Tetovës.
Vizita e sotme e drejtuesve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në UT e rikonfirmoi angazhimin e përfaqësuesve të këtyre institucioneve për ta vijuar edhe në të ardhmen bashkëpunimin në fushat akademike me interes të përbashkët, shkëmbimin e stafit akademik, të hulumtuesve dhe studentëve në kuadër të veprimtarive kërkimore-shkencore; si dhe shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimin e arkivave dhe bibliotekave./aktuale.mk/
Uncategorized
Maltina Ahmeti merr vendin e dytë në garat prestigjioze të violinës të mbajtura në Sofje, Bullgari

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për talentin shqiptar!
Maltina Ahmeti ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke zënë vendin e dytë në garat prestigjioze të violinës të mbajtura në Sofje, Bullgari. Ky rezultat i mrekullueshëm është fryt i talentit të saj të veçantë, përkushtimit të palëkundur dhe punës së vazhdueshme nën mentorimin profesional të mësueses Lida Aliu.
Ky çmim është dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që posedojnë të rinjtë tanë dhe motivim për të vazhduar rrugën drejt artit dhe ekselencës.
Urime Maltinës dhe mësueses Lida për këtë arritje të merituar – jeni frymëzim për shumë të tjerë!
Uncategorized
Ganiu uron Fitër Bjramin: Përcjell urimet më të sinqerta, paqe dhe harmoni në familjet tuaja!
Kryetari i Komunës së Çairit, uron besimtarët musliman Fitër Bajramin.
“Me rastin e Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe bashkimit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin tonë. Pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice, kjo ditë simbolizon shpërblimin shpirtëror dhe gëzimin e ndarjes së mirësisë me të tjerët. Në emër të Komunës së Çairit dhe në emrin tim personal, ju uroj që kjo festë t’ju sjellë mbarësi dhe begati!
Gëzuar Fitër Bajramin! ✨
Uncategorized
Bilall Kasami mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët për festën e Fitër bajramit.
“Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë.
Me këtë rast të gjithë besimtarëve muslimanë jua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi.
Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur!
Urime për shumë mote Fitër Bajrami!
Bilall Kasami, kryetar”, qëndron në urimin e Kasamit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve