Connect with us

Lajme nga vendi

Është kryer ekspertizë në kazinon në Kapishtec ku është vrarë një person, gjurmohet pas autorit

Published

on

Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka inspektuar kazinon në Kapishtec ku mëngjesin e sotëm mbeti i vrarë një person. I dyshuari për vrasjen është ende në kërkim.

Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri, 46 vjeç, ka mbërritur në kazino së bashku me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme të dehur.

“Ata luajtën në aparate për disa kohë dhe më pas viktima filloi të debatonte dhe të shtyhet me njërin nga personat me të cilët ishte në kazino. Dy të tjerët kanë tentuar t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën. Më pas e ka goditur disa herë me kondakun e armës në pjesën e kokës. Viktima iu nënshtrua plagëve të marra në vend. Ata janë në kërkim të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen”, raporton PP.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

“Do të kryhet ekspertiza e gjurmëve dhe provave të marra nga vendngjarja dhe do të bisedohet me dëshmitarët e ngjarjes. Janë siguruar regjistrime nga video kontrolli i objektit”, njoftojnë nga PP.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Published

on

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.

E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.

Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.

“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Published

on

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Punëtorët komunalë dhe makineritë e rënda janë vendosur në terren dhe po punojnë me përkushtim për të larguar dheun dhe mbeturinat nga rruga. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit të sigurt dhe normal për banorët dhe vizitorët e zonës.

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa të përfundojnë plotësisht punimet për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.kohanews
Continue Reading

Lajme nga vendi

Protesta. Nuk mund të merren vendime për punëtorët pa punëtorë (video)

Published

on

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për media i njoftoi detajet e protestës së nesërme të punëtorëve. Ai tha se nesër, më 2 prill, në ora 12:05, anëtarët e organeve dhe trupave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë do ta fillojnë seancën publike, e cila do të fillojë para Shtëpisë së Punëtorëve dhe më pas përmes Kuvendit dhe Odës Ekonomike do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë.“Ne do t’i dërgojmë mesazhin Kuvendit: Nuk mund të ketë gjithçka për deputetët dhe asgjë për punëtorët. Para Odës Ekonomike do t’u themi punëdhënësve “Dora e shtrirë sot nga një punonjës nesër mund të bëhet grusht i shtrënguar”, dhe para Qeverisë do të përfundojmë me mesazhin “Nuk mund të merren vendime për punëtorët pa punëtorë”, Trendafilov.Kryetari i LSM-së theksoi se “pakënaqësia e punëtorëve vjen nga fakti se politikat e ndërmarra nga krijuesit e atyre politikave janë në drejtim të gabuar dhe se janë në dëm të punëtorëve”.“Ata nuk mund të kujdesen për punëtorët, për ata nga të cilët marrin rrogën. Sulmet që ata bëjnë, pas dy, tre ose më shumë konferencave për shtyp, nuk do të ndryshojnë asgjë. Sa më shumë të na sulmoni, aq më të fortë bëhemi”, tha Trendafilov.

Continue Reading

Më të lexuarat