Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka inspektuar kazinon në Kapishtec ku mëngjesin e sotëm mbeti i vrarë një person. I dyshuari për vrasjen është ende në kërkim.
Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri, 46 vjeç, ka mbërritur në kazino së bashku me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme të dehur.
“Ata luajtën në aparate për disa kohë dhe më pas viktima filloi të debatonte dhe të shtyhet me njërin nga personat me të cilët ishte në kazino. Dy të tjerët kanë tentuar t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën. Më pas e ka goditur disa herë me kondakun e armës në pjesën e kokës. Viktima iu nënshtrua plagëve të marra në vend. Ata janë në kërkim të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen”, raporton PP.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
“Do të kryhet ekspertiza e gjurmëve dhe provave të marra nga vendngjarja dhe do të bisedohet me dëshmitarët e ngjarjes. Janë siguruar regjistrime nga video kontrolli i objektit”, njoftojnë nga PP.