Lajme nga vendi
Zendeli: Ahmeti pi duhan në Zajas, ASH-ja siguron kuorum
Derisa Ali Ahmeti pi duhan në Zajaz, deputetët e ASH-së duhet të krijojnë shumicë dhe kuorum në Kuvend. Ky është qëndrimi i deputetit të Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili thotë se Kuvendi është jofunksional dhe zgjidhje janë zgjedhjet e reja parlamentare.
“Ajo që është percepcion shpesh është se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pin duhan në ndonjë vendbanim të caktuar, në rastin konkret me siguri ka pirë duhan në Zajaz, ndërsa deputetët e ASH-së duhet ta bëjnë shumicën parlamentare për të. Kjo është një situatë e çuditshme kur ti marrish parasysh rrethanat politike që i kemi këtu, edhe pse është e drejtë e tyre autonome ti marrin vendimet e veta”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.
Por deputeti i LSDM-së, Mile Talevski thotë se Kuvendi është funksional dhe se ASH dje ka mundësuar të hapet seanca e re dhe të votohen disa ligje.
“Ajo që flitet për një kohë se shumica parlamentare është e ngushte se nuk do të funksionojë Kuvendi e kështu me radhë, deri në këtë moment e shohim se Kuvendi funksionon dhe ka kontinuitet të mbledhjeve dhe sillen ata ligje që janë në interes të qytetarëve. Ajo që është e saktë është se po Aleanca për Shqiptarët ishte dje prezent në seancë të Kuvendit dhe e mundësoi që të votohen ligjet që dje ishin propozime në rend të ditës”, tha Mile Talevski, LSDM.
Nga Grupi parlamentar i BDI-së si dhe ai i ASH-së nuk komentojnë mosfunksionimin e Kuvendit por edhe mungesën e deputetëve të shumicës për të formuar kuorume për punë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Tetovë, interesim I lartë për vaksinim
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/
Lajme nga vendi
Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes
Lajme nga vendi
Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve