Derisa Ali Ahmeti pi duhan në Zajaz, deputetët e ASH-së duhet të krijojnë shumicë dhe kuorum në Kuvend. Ky është qëndrimi i deputetit të Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili thotë se Kuvendi është jofunksional dhe zgjidhje janë zgjedhjet e reja parlamentare.
“Ajo që është percepcion shpesh është se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pin duhan në ndonjë vendbanim të caktuar, në rastin konkret me siguri ka pirë duhan në Zajaz, ndërsa deputetët e ASH-së duhet ta bëjnë shumicën parlamentare për të. Kjo është një situatë e çuditshme kur ti marrish parasysh rrethanat politike që i kemi këtu, edhe pse është e drejtë e tyre autonome ti marrin vendimet e veta”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.
Por deputeti i LSDM-së, Mile Talevski thotë se Kuvendi është funksional dhe se ASH dje ka mundësuar të hapet seanca e re dhe të votohen disa ligje.
“Ajo që flitet për një kohë se shumica parlamentare është e ngushte se nuk do të funksionojë Kuvendi e kështu me radhë, deri në këtë moment e shohim se Kuvendi funksionon dhe ka kontinuitet të mbledhjeve dhe sillen ata ligje që janë në interes të qytetarëve. Ajo që është e saktë është se po Aleanca për Shqiptarët ishte dje prezent në seancë të Kuvendit dhe e mundësoi që të votohen ligjet që dje ishin propozime në rend të ditës”, tha Mile Talevski, LSDM.
Nga Grupi parlamentar i BDI-së si dhe ai i ASH-së nuk komentojnë mosfunksionimin e Kuvendit por edhe mungesën e deputetëve të shumicës për të formuar kuorume për punë. /Alsat.mk