Connect with us

Lajme nga vendi

Mungesë e fuqisë punëtorë, Gjermania me projektligj të ri për migracionin, përfshihet edhe Ballkani Perëndimo

Published

on

Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Advertisement

Karta e shanseve bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere: njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së paku gjashtë muaj në Gjermani.

Advertisement

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Herbert Brücker, profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e përshëndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende të tjera. Instituti i tij merret me hulumtime në fushën e mërgimit dhe është marrë në mënyrë të hollësishme me migrantët që vijnë në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor (BP). Në një intervistë me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shumë e suksesshme. “Shkalla e punësimit është shumë e lartë, dhe vetëm 2 për qind e imigrantëve të ardhur me këtë rregullore marrin ndihma sociale”. Pra, është një model i sigurt që ka një impakt pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social. Edhe pagat e punëtorëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, janë po aq të larta sa pagat fillestare të vendasve, dhe madje pak më të larta se ato të punëtorëve që vijnë nga vendet tjera të BE-së, i tha Brücker DW.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor: Migracion pa kualifikim

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Advertisement

Siç tha për DW një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deri më 31 dhjetor 2022, në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje. Sipas zëdhënësit, mendohet që numri faktik të jetë më i lartë, sepse evidentimi statistikor i imigrantëve nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ka filluar të bëhet që nga viti 2020.

Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave është shteruar

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit janë dy masa që përputhen jo vetëm me nevojën e tregut gjerman për fuqi punëtore, por edhe me dëshirën e shtetasve të këtyre vendeve për të emigruar në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë në vitin 2022, 25 000 viza sipas kësaj rregulloreje, duke shteruar kështu kontingjentin e përcaktuar nga ligji. Numri i kërkesave për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë, i tha DW një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Aktualisht 2 milionë vende pune të pazëna

Advertisement

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 65 000 fuqi punëtore të reja në vit. Për shumë ekspertë kjo nuk e plotëson aspak nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore, Siç del në pah nga një studim i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent.

Advertisement

Lajme nga vendi

Prokuroria thellon hetimin për rastin “Vedat Ademi”. Në pritje të autopsisë për të ngritur ak’uzë eventuale

Published

on

Dosja hetimore e rastit të vdekjes së Vedat Ademit, e nxjerr ekskluzivisht në Emisioni “Inside21” tregon se i ndjeri ka vuajtur nga gurët në tëmth, duke e bërë që të kthehet nga Gjermania në Kumanovë për tu mjekuar dhe eventualisht për t’ju nënshtruar një intervenimi kirurgjikal. Sipas raportit, i ndjeri Vedat Ademi së pari është paraqitur në Emergjencë natën e 16 Marsit, ku është pranuar nga doktori kujdestar Asim Ademi, duke i dhënë infuzionin me përbërës pa analgin. Dokumentët zbulojnë që doktor Asimi Ademi është konsultuar me kirurgun Zoran Gjeorgjievski për kurim të mëtutjeshëm në spitalin ditor.

“Dr. Zoran Gjeorgjievski, Pa pasur informacion të mëparshëm që pacienti është alergjik në Analgetikë, e dha udhëzim që në infuzionin e dytë të shtohet ampula ANALGIN si përforcim të terapisë kundër dhimbjeve, kjo është evidentuar në shkresën për pranim të terapisë; Para aplikimit të terapisë së udhëzuar, infermieret kujdestare NUK e kanë pyetur pacientin në mënyrë plotësuese për ragime eventuale alergjike ndaj barërave të cakutara dhe madje NUK është kontrolluar libreza e shëndetësisë”, thotë Raporti i Komisionit të posaçëm të MSH.

Nga Prokuroria, deri më tani kanë marr në pyetje të gjitha palët relevante të përfshira në këtë tragjedi. Janë duke u ekzaminuar edhe dokumentet shëndetësore të të ndjerit nga mjeku amë Rexhai Dalipi, i cili fillimisht i ka dhënë tableta Pantroprazoll, nga internisti ku janë bërë kontrollet e fundit dhe ekg, deri tek mjekët në Gjermani, ku Vedat Ademi ishte me punë të përkohshme atje ku ka ndjerë dhimbjet e para.
Lëshime të shumë janë gjetur nga Komisioni i posaçëm i përbërë nga 5 specialist të klinikave universitare siç janë: Gjorgji Trajkovski, Vladimir Avramvoski, Enes Shehu, Goran Mitrevski dhe Smillko Jovanovski.

“Pas nisjes me procesin e reanimimit kardio-pulmunar është thirrur edhe anesteziologu dhe internisti kujdestar, komisioni ka konstatuar që nuk ka raport EKG të defibrilatorit. MUNGOJNË pajisjet për respirator automatik të ventilimit mekanik në tërë spitalin, si pasojë pacienti ka qenë i intubuar dhe i ventiluar me BALON ambulantor i lidhur me bombolën e oksigjenit, por në rast të vazhdimit të reanimimit do të ishte patjetër të lidhet me respirator”, thuhet ne raport.

Nga Prokuroria e Kumanovës thonë se ende janë në pritje të raportit të autopsisë nga Mjekësia Ligjore.
Ata për Inside21 thonë se hetimin janë duke e bërë edhe në dosjen mjekësore të pacientit të ndjerë për të parë gjendjen e tij shëndetësore ndër vite. Shefja e Prokurorisë së Kumanovës, Teuta Ramadani, flet ekskluzivisht për këtë çështje duke thënë se vendimtare është raporti autopsisë që presin. Pas saj, do të merren edhe masat përkatëse ndaj të dyshuarve për të ngritur akuzat adekuate, tha Ramadani.

Advertisement

“Kur kemi pasoja fatale shkojmë më veprën penale: Vepër e rënd kundër shëndetit të njerëzve, sipas Nenit 217 të Kodit Penal, ku parashikohet burgim deri në 10 vite. Mirëpo shkaku i vdekjes do të vërtetohet në bazë tu autopsisë që është kyçe për hetuesinë se a do shkojnë në përgjegjësi penale”, tha Teuta Bediu-Ramadani, Prokurore në PTHP-Kumanovë.

Ndërkaq, raporti i Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor tregon edhe lëshime të tjera. Intervenimi i ngathët në procesin e reanimimit në kushte spitalore nuk do të ishte me fatalitet na shoku anafilaktik nëse do të ishin të gjitha pajisjet e duhura dhe gatishmëria e stafit mjekësor për të intervenuar në kohë. Në raportin specialistik të kryer nga dr.Zoran Gjeorgjievski nuk është e shkruar anamneza e pacientit. Në terapinë e dhënë në ora 10:30 më 17.03.2025 përveç tjerash i janë dhënë edhe dy ampula Analgin. Këto në fakt, kanë qenë pikat e ilaçit që sa hynin në gjakun e Vedatit vinin e i ngushtonin indet e frymëmarrjes…

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbi 70 vendime pune në arsim, administratë dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Gostivar

Published

on

Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra.

“Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi kryetari Limani.

Ndërkohë, në administratën komunale dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit janë dhënë gjithsej 20 vendime pune. Kryetari Limani nënvizoi se këto vendime janë dhënë për të gjithë ata punonjës që kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet përkatëse.

“Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e të gjithë të punësuarve, dhe si komunë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë të gjithëve që kontribuojnë ndershmërisht. Vendime të tjera do të ketë edhe në periudhën në vijim,” shtoi ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari Limani dhe Ministri Taravari Inspektojnë punimet e rikonstruimit të dy rrugëve në Gostivar

Published

on

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, si përfaqësues i kabinetit qeveritar, dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale, kanë vizituar dy rrugë të cilat kanë nisur të rikonstruohen si pjesë e 13 projekteve të para të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Këto dy rrugë janë rruga ‘Servet Bajrami’, e cila çon për në Banjicë të Poshtme, dhe rruga ‘Nikolla Tesla’, nga gjimnazi deri në fund të rrugës. Sipas kryetarit Limani, këto projekte kapin një vlerë prej rreth 30 milionë denarë dhe synojnë rikonstruimin e plotë të këtyre dy rrugëve, duke siguruar kushte më të mira infrastrukturore për qytetarët e Gostivarit.

“Me këto projekte, ne po investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë, duke ofruar infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt për ata. Rikonstruimi i këtyre rrugëve është një hap tjetër përpara në realizimin e qëllimeve tona për një qytet më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm”, tha kryetari Limani gjatë inspektimit të punimeve.

Limani Promovimi https://we.tl/t-rma2EfgwDT

Limani Pyetje https://we.tl/t-VtWaB2jCdD

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat