Connect with us

Lajme nga rajoni

Kurti bisedë telefonike me ministrin grek, Dendias – flasin për zhvillimet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Dendias në një postim në Twitter shkruan se me kryeministrin Kurti kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Kam folur sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimi u fokusua në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan Dendias.

Në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi gjatë këtyre dy javëve të para të këtij viti për vizitë në vendin tonë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet dhe i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach. /Telegrafi/

Advertisement

Lajme nga rajoni

Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet pas disa orësh debate qeveria e re me dy ministra non-grata nga SHBA

Published

on

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita.

Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë më 2 maj.

Përbërja e Qeverisë së re u kritikua paraprakisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, pasi pjesë e saj janë dy zyrtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e re do të betohet tani dhe pastaj do ta fillojë mandatin e ri katërvjeçar.

Mandatari i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Advertisement

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Vuçeviq tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Advertisement

Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat progresistët fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane. Afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re ishte 6 maji.

Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re serbe.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Ndërkohë, shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.

Advertisement

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Qeveria e re e Serbisë merr detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit, të cilat me shumicë votash i fitoi Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, e akuzuan koalicionin e udhëhequr nga SNS-ja për vjedhje në zgjedhje.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, krahinore dhe lokale, që u mbajtën më 17 dhjetor në Serbi, vunë në dukje edhe misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet, në anën tjetër, mohuan se ka pasur parregullsi të mëdha zgjedhore./REL

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashkovski në konferencë për shtyp tha se deri 19:00 kanë votuar 801.074 votues, ose 48.46%.

Dashkovski shtoi se Novaci është komuna me daljen më të madhe.

Ndërsa më pak në Qendër Zhupë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Deri ora 15:00 dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 34.96 % kurse në Tetovë 32.80%

Published

on

Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 15:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë ;

TETOVË  32.80%   prej numrit të përgjithshëm 86.405   kanë votuar      26.840 votues

GOSTIVAR 25.41%  prej numrit të përgjithshëm    81.517  kanë votuar  20.687 votues

BOGOVINË 22.07% prej numrit të përgjithshëm      28.583  kanë votuar    6.305 votues

BËRVENIC  27.48%  prej numrit të përgjithshëm     15.898  kanë votuar    4.366 votues

Advertisement

VRAPÇISHT 10.35 %  prej numrit të përgjithshëm   26.778  kanë votuar     2.769 votues

ZHELINË   20.22 %  prej numrit të përgjithshëm   25.132   kanë votuar     5.079 votues

JEGUNOVC  29.43 %  prej numrit të përgjithshëm   10.007  kanë votuar  2.943 votues

TEARCË    27.62 %  prej numrit të përgjithshëm   22.421  kanë votuar   6.191  votues

Kurse në gjithë teritorin e Republikës së Maqedonis së Veriut deri ora 15.00 dalja e votuesve është 34.96 % prej numrit të përgjithshëm  1.814.317 votues,  kanë votuar   566.073 votues. Të dhënat e publikuara janë marur nga faqja krzesore e KSHZ-së .

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat