Connect with us

Lajme nga vendi

Vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve nga gripi stinor, më të goditur janë fëmijët

Published

on

Gripi stinor dhe virozat vazhdojnë të shqetësojnë të gjitha moshat, posaçërisht fëmijët. Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët “Kozle” takuam shumë fëmijë të sëmurë, disa prej tyre prisnin për kontroll ndërsa disa të tjerë për tu shtrirë në këtë spital.

“Erdha sepse po kollitem. Duhet të shtrihesh ose do të shkosh në shtëpi? Duhet të shtrihem. Sa ditë ke munguar nga shkolla? Një javë. A ka edhe nxënës tjerë që mungojnë sepse janë të sëmurë? Po. Ka shumë”.

“Prej kur janë të sëmurë? Tash një javë. Çfarë simptome kishin? Temperaturë, kollitje. Erdhët për kontroll? Ishim gjatë natës, na thanë që sot do të na pranojnë”.

Të shqetësuar ishin edhe gjyshërit dhe prindërit që shoqëronin fëmijët. Ndër simptomat që kishin ishin temperatura e lartë dhe kollitja.

“E vogla nuk është mirë, është ftohur prandaj erdhëm në kontroll, të shohim se çfarë ka. Çfarë simptoma ka? Temperaturë dhe vjellje. E bëmë pasqyrën e gjakut, po presim rezultatet”.

Advertisement

“Shumë keq, shumë keq por do të bëhemi më mirë. Prej kur është e sëmurë? Që pardje me temperaturë, vjellje pas çdo ushqimi, tash bëmë Rengen dhe pasqyrën e gjakut, të shohim se si do të jetë. Deri në sa e kishte temperaturën? 39 dhe 39.2, akoma është e lodhur. Çfarë moshe është? 13 muaj”.

Drejtor i institutit Kozle tha se brenda 24 orëve po kryhen 150 kontrolle të fëmijëve.

“Në hospitalizim deri nga fundi i javës së kaluar kishim diku 70 fëmijë, për momentin kemi 55 fëmijë të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Ata fëmijë të cilët ne, apo mjekët tonë e shohin se ai mjekim mund të bëhet edhe në kurim shtëpiak me terapi shtëpiake, me inhalator, ata prindër të cilët kanë po edhe ata që nuk kanë për fëmijën e vet e blejnë nga një inhalator dhe pastaj vazhdojnë mjekimin në mënyrë shtëpiake prandaj e shohim që është një numër paksa I zvogëluar nga ajo që e kishim para një jave”, deklaroi Besnik Zeqiri, drejtor I ISHP “Kozle”.

Spitali i fëmijëve “Kozle” do të jetë në dispozicion të të gjithë personave në nevojë pavarësisht festave të fundvitit.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Published

on

Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës, bëjnë të ditur nga VLEN ku publikohet edhe vendimi gjyqësor.

Sipas këtij vendimi, rezultati i vendvotimit 1112/1 në Likovë ështé i pavlefshëm dhe anulohet. Me këtë vendim do shkarkohet këshilli votues dhe se ndaj shkelësve të ligjit do ketë përgjegjësi penale, duke rrezikuar edhe me burgim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëheritë bartësi i listës për deputetë në njësinë 6 nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami ka vazhduar sot fushatën në Malin Sharr.

Kasami tha se me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investoj edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum.

“Bashkë me Forumin e Gruas dhe rininë e VLEN sot qëndruam në Gurin e Sidollit. Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesemi që ti ruajmë por edhe ti promovojmë si vende turistike. Po ashtu bashkë edhe me kandidatët për deputetë të zonës zgjedhore 6, takuam numër të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë në shëtitje. Ja VLEN që Tetova dhe vendet e saj të ruhen, të vizitohen dhe të jenë perla turistike, të cilat nuk mund të gjinden në asnjë vend tjetër.

Me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investojmë edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedoni, fillon regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2024/25

Published

on

Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë.

Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik.

Përjashtimisht, fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse brenda datës 31 janar të vitit pasardhës ka mbushur gjashtë vjeç, pas një kërkese të mëparshme të prindit, pra kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.

Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku jeton ose banon përgjithmonë. Shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj.

Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në zonën e tij të banimit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat