Connect with us

Lajme nga vendi

TAV: Kompania ajrore Lufthanza do të fillojë me fluturime nga Frankfurti në Shkup në prill të vitit 2023

Published

on

Kompania ajrore gjermane Lufthansa po hyn në tregun e aviacionit maqedonas duke filluar fluturimet në linjën Frankfurt-Shkup nga 23 prilli i vitit 2023, njoftoi TAV Maqedoni, pasi linja ajrore ka planifikuar fluturimet ndërmjet dy qyteteve.

Siç thonë nga TAV Maqedoni, Lufthansa do të lidhë kryeqytetin maqedonas me aeroportin kryesor në Frankfurt duke ofruar fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit çdo ditë të javës, dhe në disa ditë do të kryejë dy fluturime në javë, me aeroplanë të tipit: erbas A319, erbas A320 dhe erbas A321.

“Jemi të lumtur që Lufthansa ka vendosur të hyjë në tregun maqedonas, duke filluar fluturimet në linjën Frankfurt – Shkup. Kjo do të thotë se nga prilli i vitit të ardhshëm, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të lidhet me Aeroportin e Frankfurtit, i cili është selia kryesore e aviacionit gjerman dhe një nga aeroportet më të rëndësishme të transferimit në Evropë. Përveç kësaj, frekuenca e lartë e fluturimeve – linja ajrore do të fluturojë çdo ditë të javës, dhe në disa ditë edhe dy herë në ditë, ofron fleksibilitet të shkëlqyeshëm për pasagjerët tanë që udhëtojnë në Gjermani dhe ata që lidhen me Evropën dhe Amerikën e Veriut. Kjo lidhje e re është veçanërisht e rëndësishme për udhëtarët që udhëtojnë për qëllime biznesi dhe do të ofrojë mundësi të reja për transportin ajror të mallrave drejt Gjermanisë, e cila është partneri kryesor tregtar i Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftimin e TAV Maqedoni.

Hyrja e grupacionit Lufthanza, thonë nga TAV Maqedoni është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme të marketingut të TAV, me qëllim që të tërheqë kompani të reja ajrore dhe t’i bind të hapin destinacione të reja nga aeroportet e Maqedonisë.

“Është e shkëlqyeshme që rrjeti ynë i linjave ajrore do të zgjerohet dhe besojmë se Lufthanza do të shtojë në vlerën e shërbimeve që i ofrojmë për pasagjerët tanë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, thekson Metin Tabak, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Advertisement

Siç thonë nga Lufthanza, fluturimet në relacionin Frankfurt-Shkup janë planifikuar të jenë tërheqëse edhe për udhëtarët zyrtarë dhe për turistët.

Transportuesi ajror gjerman e vendos Shkupin në rrjetin e saj të linjave nga sezoni veror në vitin 2023 me qëllim që ta përforcojë pozitën e saj në Evropën Lindore.

Shitja e biletave ajrore tashmë ka filluar. Të gjitha informatat për çmime dhe rezervime të biletave ajrore janë të arritshme në ueb faqen e Kompanisë ajrore Lufthanza: https://www.lufthansa.com/, si dhe te agjencitë turistike të licencuara të cilat kryejnë shitje të biletave ajrore.

“TAV Maqedonia i mbaroi 11-të muajt e vitit 2022 me 2.2 milionë (2.190.352) pasagjerë në dy aeroportet maqedonase, Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin Shën Apostull Pavle Ohër, që është një rritje prej 74 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por megjithatë për 12 për qind më pak krahasuar me vitin 2019, i cili konsiderohet si viti referencë në aviacion përpara shfaqjes së krizës KOVID-19.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.

Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:

Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;

Pika TVM  – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;

Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.

Advertisement

MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.

Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Më të lexuarat