Lajme nga vendi
Sh.M.P “Jahja Kemal” organizon garën e 11-të në gjuhën angleze për ndarjen e bursave
Që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës, Sh.M.P “Jahja Kemal” vazhdimisht organizon ose është mikpritës i disa aktivitete shkencore, sociale, kulturore, sportive e të tjera. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të motivohen nxënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shkencës dhe arsimit dhe si rezultat i suksesit të arritur në garë të shpërblehen dhe regjistrimi në shkollën t’u mundësohet me bursë.
Sh.M.P “Jahja Kemal” më datë 17 Dhjetor 2022. (e diel) me fillim nga ora 11:00 organizon garën e 11-të në gjuhën angleze për ndarjen e bursave.Shkollat fillore dhe mësuesit e lëndës angleze mund të regjistrojnë deri në 10 nxënës nga shkolla e tyre në mënyrë elektronike. Afati i fundit për regjistrim: 15.12.2022.
Për Sh.M.P “Jahja Kemal” – Bogovinë-Tetovë mund të aplikojnë shkollat e komunave të Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, Zhelinës, Bërvenicës, Jegunovcës, Tearcës, Vrapçishtit dhe Mavrov-Rostushe. Përmes e-mail orhan.mustafa@ykc.edu.mk.
Për Sh.M.P “Jahja Kemal” – Strugë mund të aplikojnë shkollat e komunave të Strugës, Ohrit, Vevçanit dhe Debarcës. Përmes e-mail struga@ykc.edu.mk.
Lajme nga vendi
Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor
Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.
“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.
Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.
Lajme nga vendi
Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës
Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.
Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.
Lajme nga vendi
KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%,
Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 22.63%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 25.64%
Për zgjedhjet presidencial jehonë më të madhe ka Kriva Pallankë me 46.44%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Vrapçisht me 5.38%.
Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve