Connect with us

Lajme nga vendi

Në UT nga sot fillon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2022/2023

Published

on

Nga data 29 gusht e deri më 2 shtator 2022 në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023. Në të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj, të cilët do t’i regjistrojnë studimet e ciklit të parë në programe të ndryshme studimore që i ofrojnë fakultetet e Universitetit tonë.

“Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore ose maturën ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk e kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08 dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, në vitin shkollor 2019/20. Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt, të financuar nga shteti dhe si studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve. Në studimet e ciklit të parë mund të regjistrohen edhe studentë me korrespondencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor”, theksojnë nga Zyra për informim pranë UT-së.

Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore, në të cilët konkurrojnë ata edhe atë: programet studimore në të cilat seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe programe studimore në të cilat seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të prirjeve dhe talentit të kandidatëve.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për regjistrim në Universitetin e Tetovës, fillimisht e plotësojnë formularin onlajn në ueb faqen: apply.unite.edu.mk / www.unite.edu.mk. Pas aplikimit në sistemin elektronik, kandidatët duhet që dokumentet t’i dorëzojnë në administratën e fakultetit përkatës, brenda afatit të caktuar, siç janë: dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; diploma për kryerjen e shkollës së mesme; certifikata nga libri amzë i të lindurve; certifikata e shtetësisë; dëshmia (fletëpagesë) për pagesat e aplikimit dhe provimit pranues të cilit do t’i nënshtrohet kandidati.

Pas aplikimit onlajn në emailin e tyre kandidatët pranojnë konfirmim dhe linkun për aktivizimin e profilit të kandidatit që ka aplikuar prej ku i përcjellin të gjitha fazat e shqyrtimit të dokumenteve, rangimit, rezultateve dhe regjistrimit. Profili i aplikimit mund përdoret edhe për aplikim në afatin e dytë ose të tretë, thonë nga Zyra për informim e UT-së.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat