Connect with us

Lajme nga bota

Ish-kreu i ushtrisë britanike: Lufta në Ukrainë nuk doli si e kishte menduar lideri rus, është makthi i Putinit

Published

on

Ish-kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Richard Dannatt, ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk ka rezultuar ashtu si e kishte planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, raporton Sky News.

“Mendoj se lufta i ka dalë krejt ndryshe nga ajo çfarë e kishte menduar Putini. Sigurisht se është skenari i tij më i keq – skenari i makthit”, shtoi Dannatt, transmeton Telegrafi.

“Nëse kthemi pas gjashtë muaj – pra më 24 shkurt… Ajo çfarë duhet të kihet parasysh është që mediat ndërkombëtare kanë pritur goditje të shpejtë nga Ukraina në drejtim të Kievit, me qëllim që të rrëzohej nga pushteti presidenti ukrainas dhe që të vihej nën kontroll e tërë Ukraina nga Moska. Natyrisht se një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ndër tjera gjenerali britanik.

Ai ka vlerësuar se rusët kanë qenë të “suksesshëm” me ardhjen në Krime, dhe kanë krijuar një korridor nga Krimea në drejtim të Mariupolit.

“Por fokusi kryesor mbetet tentimi që të merret nën kontroll Donetskut dhe Lugansku. Këto plane për pak ishin të suksesshme, por tani ka ndryshuar gjithçka. Perëndimi i tha sisteme të avancuara artilerike me rreze të gjatë veprimi. Ukrainasit po arrijnë të realizojnë kundërsulme në qytetit Kherson. Natyrisht, kjo nuk do të ndodhë shpesh – por mjafton që të ndodhë kohë pas kohe, sigurisht edhe gjatë vjeshtës”, tha për fund Dannatt. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga bota

Izraeli u thotë palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës

Published

on

Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë pesë persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Gjatë luftimeve, pjesë të mëdha të veriut janë shkatërruar, përfshirë shumicën e Qytetit të Gazës. Pas muajsh kufizime të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmës në veri, afër 300.000 persona që gjenden ende në atë zonë, sipas Kombeve të Bashkuara, janë buzë urisë.

Megjithatë, shumë palestinezë duan që të kthehen në veri, përderisa për muaj të tëra ata janë strehuar në kampe me tenda, në shkolla të shndërruara në strehimore apo në shtëpitë e të afërmve të tyre në jug të Rripit të Gazës. Disa të tjerë janë në Rafah – qytetin më jugor të Gazës – përderisa Izraeli ka deklaruar se ka në plan që ta sulmojë këtë vendbanim me qëllim që të shkatërrojë Hamasin.

Në orët e vona të së hënës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u takua me zyrtarët kryesorë që po punojnë në përgatitjet për pushtimin në Rafah, tha zyra e tij. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, ka kundërshtuar ofensivën e planifikuar, duke thënë se do të rrezikonte 1.4 milion palestinezët që vlerësohet se janë strehuar në Rafah.

Advertisement

Zyra e Gallantit tha se në takim është diskutuar edhe për planet për evakuimin e civilëve dhe zgjerimin e dërgesave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore në Gazë.

Izraeli, që ka reduktuar numrin e ushtarëve në mbarë Gazën, vazhdimisht ka kundërshtuar thirrjet që të lejojë palestinezët të kthehen në veri të territorit, duke argumentuar se luftëtarët e Hamasit po vazhdojnë të operojnë në atë zonë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se palestinezët duhet të qëndrojnë në jug të Gazës, pasi tha se veriu “është zonë luftuese e rrezikshme”.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, në Gazë janë vrarë afër 34.000 persona dhe janë plagosur më shumë se 76.000 të tjerë, sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë. Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 12.000 luftëtarë të Hamasit gjatë luftimeve, por nuk ka paraqitur prova për të mbështetur këtë pretendim. Ndërkaq, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

VIDEO/ Dronët iranianë kalojnë mbi Irak, Jordania paralajmëron se do të qëllojë çdo mjet që shkel hapësirën ajrore

Published

on

Dronët iranianë që janë nisur nga Irani janë duke kaluar në këto momente mbi hapësirën ajrore të Irakut.

Jordania nga ana tjetër ka lajmëruar se do të qëllojë çdo dron që shkel hapësirën e saj ajrore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Burimet amerikane: Irani sulm masiv mbi objektivat ushtarake dhe qeveritare izraelit

Published

on

Një sulm masiv me rreth 100 dronë dhe më pas dhjetëra raketa nga Irani janë lëshuar drejt territori të Izraelit, duke shënjestruar objektivat ushtarake dhe qeveritare.

Ky është skenari i orëve të ardhshme që sipas burimeve amerikane e pret vendin hebre hija e një kërcënimi iranian.

Presidenti Biden iu drejtua me thirrje Iranit: “Mos e bëni: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

“Ne jemi gati për këtë sulm nga Irani, Izraeli është i fortë”, ka deklaroi pak minuta më parë kryeministri izraelit Netanyahu.

Continue Reading

Më të lexuarat