Lajme nga vendi
Sot në kabinetin e Pendarovskit do të ndahen çmimet për pjesmarrje të të rinjve
Presidenti Stevo Pendarovski, sot – 12 gusht 2022, e premte, do të mbajë fjalim në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimit për pjesëmarrje të të rinjve, e cila do të mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjëve në Kabinetin e Presidentit, me fillim nga ora 19:00, transmeton Portalb.mk.
Çmimi për pjesëmarrje të të rinjve ndahet nga Agjencia për rini dhe sport në bashkëpunim me Këshillin kombëtar rinor të Maqedonisë, në tri kategori: kategorinë individuale (të rinjtë e moshës 15-29 vjeç), kategorinë për grupe joformale të të rinjve (prej të paktën 3 anëtarëve) dhe kategorinë për organizata rinore. Çmimi ka për qëllim të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.
Fituesit vjetorë të çmimit janë:
aktorja Izabela Jakimova, në kategorinë individuale,
grupi joformal i të rinjve Të rinjtë së bashku munden(One Can Youth), dhe
shoqata Go Green (Go Green), në kategorinë e organizatave rinore, organizatave për të rinj
Çmimet në të tri kategoritë do t’i dorëzojnë Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për rini dhe sport dhe Marija Kërstevska, kryetare e Këshillit rinor kombëtar të Maqedonisë.
Lajme nga vendi
Prokuroria Publike e RMV-së; Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet
Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me njoftim në lidhje me procesin zgjedhor të ditës së sotme. Gjatë ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet.
“Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha në procesin zgjedhor. Nuk u regjistruan incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor”.
“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar punë të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”.
“Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajme nga vendi
Toshkovski: Dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike
Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se në nivel të shtetit janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletvotimit, dy raste të grisjes së fletvotimit, 6 denoncime për ofrim të ryshfetit dhe 15 denoncime për agjitim. Në përgjithësi ai vlerëson se dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike.
“ Gjatë ditës janë evidentuar më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me fotografimin e fletvotimit, paraqitje për agjitim në vendvotime dhe parregullësi të tjera të vogla, por nuk janë evidentuar incidente më serioze, që çojnë në prishjen e procesit zgjedhorë.”- deklaroi Toshkovski.
Lajme nga vendi
Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë
Bilall Kasami në pres konferencë për media akuzoi BDI për blerje të votave duke thënë se VLEN është fitues legjitim në këto zgjedhje. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj.
Ai shtoi se BDI është fajtore se shqiptarët nuk arritën të dërgojnë një kandidat shqitpar në raundin e dytë.
“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin“, tha Kasami. Ai shtoi se “Edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedhej në këto zgjedhje. Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”, shtoi Kasami.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login