Connect with us

Lajme nga rajoni

Dasma kosovare në fshatin e banuar me boshnjakë në Prizren bëhet lajm në “Reuters”

Published

on

Dasmat kosovare jo rrallë kanë marrë vëmendjen edhe të gazetave botërore.

Një e tillë është bërë temë në agjencinë e lajmeve Reuters, e cila shkroi për një dasmë në fshatin i cili banohet me boshnjakë e që është Lubinjë e Ulët e Prizrenit, ku u martua Melsid Rexhepi dhe Melissa Guerrero nga ShBA-ja.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Lubinjë të Ulët afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme dhe që ajo ëndërronte shumë që një të tillë ta bëjë edhe vetë.

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Melsidi ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Tutje, në shkrimin e publikuar nga Reuters, që i jep vëmendje traditës kosovare në dasma, thuhet se “teksa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve binte teksa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz”, përcjell Klankosova.tv.

Për ardhjen e parë të saj në Kosovë foli edhe Melissa, e cila tha se “kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë” tha ajo e cila është dizajnere grafike e linudr në Meksikë.

Ndërsa, për një ish-profesor të biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga rajoni

Formimi i qeverisë së re, ShBA: Mezi presim të punojmë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) prej kohësh kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për media e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Sipas përgjigjes ata thonë se mezi po presin që të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur edhe sigurinë rajonale.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Mezi presim të punojmë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ndryshe kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, të mërkurën ka nisur takimet me parti politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Advertisement

Ai është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.

Gjatë së enjtes, Kurti ka vazhduar takimet me përfaqësues të tjerë të partive joserbe.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.

Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite.

Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin, ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese. Partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Advertisement

Ndërkaq nënkryetarët propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.

Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa ! Një ditë më parë aktorja festoi ditëlindjen

Published

on

Në moshën 91-vjeçare ka ndërruar jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Artistja Margarita Xhepa gjatë karrierës së saj ka realizuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Ajo u shfaq në disa nga filmat më të dashur të kinematografisë shqiptare, rolet e saj të paharrueshme i siguruan një vend të veçantë në zemrat e publikut.

Përveç punës së saj në skenën e teatrit dhe në ekranin e madh, Xhepa ishte gjithashtu mentore dhe frymëzim për aktorët e rinj, duke kontribuar në zhvillimin e artit shqiptar. Vepra e saj do të mbetet një pasuri e çmuar dhe një referencë për brezat që do të vijojnë. Margarita Xhepa do të kujtohet gjithmonë si një ikonë e padiskutueshme e kulturës shqiptare.

Ikona shqiptare e kinematografisë është konsideruar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, që startuan më ’60 dhe vijuan ndër vite.

Fotografi nga arkivi personal i artistes Margarita Xhepa. Foto: Margarita Xhepa (Facebook)
Fotografi nga arkivi personal i artistes Margarita Xhepa. Foto: Margarita Xhepa (Facebook)

Disa prej personazheve që interpretoi gjatë karrierës së saj janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Margarita Xhepa ka performuar edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”, e shumë të tjerë.

Advertisement

Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”.

Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934, teksa një ditë më parë festoi ditëlindjen.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kryetari i partisë turke, Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë

Published

on

Kryeministri në detyrë, Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), bashkë me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, që gjithashtu mban pozitën e nënkryetarit të KDTP-së.

Në njoftim thuhet se në takim kanë diskutuar për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

“Kryeministri Kurti falënderoi Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Zyra e kryeministrit njofton se ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat