Connect with us

Lajme nga vendi

Fushata e ASH-së në Tetovë: Për një Komunë pa ryshfet dhe korrupsion

Published

on

“Për një Komunë pa ryshfet dhe korrupsion! Pa kontrata fiktive e me një administratë efikase dhe profesionale.

Partitë duhet të qëndrojnë jashtë shkollave, e mësimdhënësit të lirë e të vlerësuar.

Më shumë aktivitete sportive dhe kulturore për të rinjtë, më pak dukuri devijante.

Qytet me infrastrukturë adekuate, rrugë të gjera, pa kaos në komunikacion dhe me ambient të pastër.

Me potenciale të shumta rekreative dhe turistike, Tetova do të jetë epiqendër rajonale e turizmit gjatë gjithë vitit.

Advertisement

Të rinjtë ikin në mungesë të rendit dhe perspektivës, t’i ruajma ata që i kemi e t’i kthejmë ata që na mungojnë.

Tetova, qyteti i rinisë! Ne dimë më së miri të ndërtojmë qytetin e së ardhmes. Jepi zë rinisë!”.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Taravari ironizon me seancën e improvizuar: Grubin thoshte se Sela është bërë kryetar i Kuvendit…mendova se ishte shaka…por jo!

Published

on

Arben Taravari nga VLEN përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka ironizuar me seancën e improvizuar të Kuvendit nga Fronti Europian, përcjell TV21.

Taravari shpërndau deklaratën e Grubit që u transmetua nga TV21, dhe shkroi:

“Pashë sot në media Artan Grubin i cili thoshte se Ziadin Sela është bërë Kryetar i Kuvendit…mendova se ishte shaka…por jo!2”, shkroi Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Published

on

Në seancë të improvizuar të Kuvendit në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën, përcjell TV21. Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/731348002545596/?ref=embed_video

“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Osmani: Ndryshimet kushtetuese paraqesin fitoren të madhe

Published

on

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani gjatë improvizimit të seancës parlamentare ku ai u zgjodh për president nga ana e Kuvendit tha se ndryshimet kushtetuese dhe ndarja e komunitetit bullgar dhe maqedonas paraqet fitoren më të madhe në historinë e popullit maqedonas.

“Për komunitetin maqedonas sepse për herë të parë në dokumentin më të lart shtetëror sepse për herë të parë komuniteti bullgar dhe komuniteti maqedonas as shkruhen si dy komunitete të veçanta dhe kjo njëherë e përgjithmonë i ndalë dilemat dhe interpretimet e ndryshme mbi çështjet e identitetin dhe kjo është fitorja më e madhe në historinë e komunitetit maqedonas”, tha Bujar Osmani, Kandidat për president. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat