Connect with us

Lajme nga vendi

Shteti i paguan 350.000 euro në vit Bankës evropiane pasi Arsovska nuk e ndërton metronë e autobusëve

Published

on

Nga buxheti i shtetit, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i paguhen 350 mijë euro në vit interes, sepse kryetarja Danela Arsovska nuk i përdor paratë nga kredia prej 70 milionë euro për futjen e Buss transit sistem (BRT), gjegjësisht nuk e ndërton metronë e autobusëve në Shkup, raporton Sdk, transmeton Portalb.mk.

Paratë mbeten të paprekura, përkatsisht nuk shfrytëzohen dhe për këtë arsye shteti paguan interes, sepse Arsovska që nga ardhja në detyrë në nëntorin e kaluar tha se nuk do ta ndërtojë metronë e autobusëve. Ajo tha se ishte projekt i paraardhësit të saj Petre Shilegov dhe qytetarët e kanë zgjedhur atë dhe projektin e saj për 250 autobusë ekologjikë. Paratë nuk mund të ripërdoren dhe të përdoren për projekt tjetër, sepse në marrëveshjen me BERZH-it thuhet se është miratuar pikërisht sepse BRT vlerësohet shumë nga ekspertët evropianë si një projekt i gjelbër që do të mundësojë transport miqësor ndaj mjedisit dhe më të shpejtë në qytet.

Ministria e Financave disa herë ka kërkuar përgjigje nga Arsovska se çfarë planifikon të bëjë me këtë projekt, por ajo nuk i përfill dhe nuk u përgjigjet pyetjeve dhe thirrjeve të tyre.

“Zbatimi i projektit për futjen e transportit BRT është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, nga ku Ministria e Financave edhe pse në disa raste ka dërguar kërkesë me shkrim, nuk ka marrë komente për statusin dhe planet për realizimin të projektit. Kushtet për përdorimin e fondeve përcaktohen me Marrëveshjen e huasë. Duke qenë se nuk ka filluar zbatimi i projektit, sipas marrëveshjes, fondet nuk janë tërhequr dhe janë në llogari të BERZH-it. Sipas kushteve të fondeve të patërhequra paguhet interes prej 0.5% në vit”, thanë nga Ministria e Financave.

Kredia prej 70 milionë eurosh është miratuar nga BERZH-i vitin e kaluar në prill dhe është menduar për futjen e dy linjave nga Gjorçe Petrovi në Novo Lisiçe dhe nga Kisella Voda në Butel. Kredia është marrë nga shteti dhe është nënshkruar nga ministri i Financave Fatmir Besimi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, ish-kryetari Petre Shilegov dhe përfaqësuesi i BERZH-it në vend Andi Aranitasi. Në tetor në faqen e BERZH-it u publikua tenderi ndërkombëtar për futjen e BRT-së në Shkup, për të cilin Arsovska e ndërpreu procedurën pas marrjes së detyrës.

Advertisement

“Projekti do të mbështesë përpjekjet e qytetit në trajtimin e sfidave të transportit publik në mënyrë më efikase dhe më të strukturuar, përmes përgatitjes dhe zbatimit të një plani të qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane. Ballafaqimi me ndotjen në Shkup është prioritet dhe mirëpresim përkushtimin e autoriteteve për veprim të vendosur dhe të shpejtë, ku BERZH është i gatshëm për mbështetje të plotë, gjë që e tregon edhe nënshkrimi i sotëm i këtij projekti”, tha përfaqësuesi i BERZH-it në vend Andi Aranitasi gjatë nënshkrimit të huasë.

Kryetarja Arsovska në muajt e fundit nuk tregon nëse zyrtarisht e ka njoftuar BERZH-in dhe Qeverinë se nuk do ta ndërtojë metronë e autobusëve. Ajo vazhdimisht refuzon t’u përgjigjet pyetjeve gazetareske për këtë temë, ashtu siç refuzon t’i përgjigjet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në korrik të këtij viti ajo tha se janë duke u zhvilluar negociata dhe kur të përfundojnë do ta informojë opinionin. E pyetur se pse po i zhvillon negociatat kur tha se nuk do ta ndërtojë metronë e autobusëve dhe nëse kjo do të thotë se po tërhiqet nga deklarata fillestare, Arsovska nuk dha përgjigje konkrete por tha se po punon në interes të qytetarëve me qëllim që të kenë edhe transport publik cilësor.

Projektin e metrosë së autobusëve Qyteti e kanë bërë me ekspertë të huaj, për dy linjat, nga Gjorçe Petrovi në Novo Lisiçe dhe nga Buteli në Kisela Vodë, linja perëndim-lindje është e gjatë 12.8 km në një drejtim, me 21 stacione. dhe veri- jug është 10.4 km e gjatë dhe ka 20 stacione autobusi. Sipas vlerësimeve fillestare, numri i përafërt i pasagjerëve që do të përdorin itinerarin e parë do të ishte rreth 65,000 në ditë. Me zbatimin e fazës së parë, pritej që koha e udhëtimit nga 70 minutat e tanishme të zvogëlohet për më shumë se 50 për qind, frekuenca e autobusëve të rritet në 3-4 minuta dhe nga Gjorçe Petrovi në Novo Lisiçe të arrihet për 35 minuta.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Censurohet tubimi i Frontit Europian në Strugë. Shkak prezenca dhe fjalimi i Merkos mungesa e Selës?!

Published

on

Rritet përçarja e Frontit Europian në Strugë. Ali Ahmeti në tubim pa Ziadin Selën, e në krahë Ramiz Merkos

Fronti Europian i udhëhequr nga BDI sot ka mbajtur një takim në Strugë. Përskaj numri të vogël të mbështetësve në këtë tubim, vërehet edhe thellimi i përçarjes në Frontin Eujropian në Strugë mes mbështetësve të Ziadin Selës dhe Ramiz Merkos.

Në tubim nuk ka qenë i pranishëm Ziadin Sela, por vetëm kryetari i Strugës dhe i degës së BDI-së, Ramiz Merko. Madje në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e ka lëvduar Merkon duke e quajtur si “I pari z. Merko”.

Ndërkohë Ramiz Merko është në listën e zezë rë SHBA-së, por bashkëpunëtori më i ngushtë i Ali Ahmetit dhe “Frontit Europian”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zhelina, Leshnica dhe Strimnica e dhanë BESËN se më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN!

Published

on

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami dhe kandidati për deputet Adnan Azizi, sot vizituan vendbanimet e Komunsë së Zhelinës. Kasami dhe Azizi biseduan me qytetarët e të gjithë fshatrave dhe dëgjuan hallet e tyre. Banorët e rrethit të Zhelinës thanë se edhe krahas trasnive dhe kërcënimeve të shumta që u bën BDI përmes policisë ata nuk frikohen dhe më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami tha se jo vetëm qytetarët e Tetovës dhe Pollogut por të gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni e meritojnë të kenë kushte të mira, dhe investime, njëjtë siç ndodh në Tetovë. Banorët e rajonit të Dërvenit thanë se do të mbështesin ndryshimet, pasi kanë besim tek puna e Bilall Kasamit si kryetar Komune.

“Sot pra jemi për vizitë të komunës së Zhelinës, dhe tani jemi në fshatin Zhelinë, që është qendra e komunës. Jemi këtu për të bashkëbiseduar me aktivistë dhe banorët e fshatit për zgjedhjet e 8 majit. Ne si koalicion VLEN jemi futur në këto zgjedhje për të bërë ndryshimin, ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë. Ky ndryshim është i rëndësishëm edhe në rrafshin e të drejtave tona kolektive si shqiptarë, por edhe në rrafshin lokal. Vetë Komuna e Zhelinës është shembull më tipik se përse ne duhet të luftojmë të keqen, se përse ne duhet të punojmë që të jemi pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, pjesë e qeverisë së ardhshme, sepse kjo komunë ka qenë ndër komunat më të diskriminuara nga qeverisja e kaluar e BDI-së, vetëm se ka qenë komunë opozitare. Edhe përkundër këtij fakti, kryetari ka bërë të pamundurën që të realizojë projekte në interes të qytetarëve dhe sigurisht që shembulli i kësaj komune tregon, që me një angazhim maksimal, të një pushteti mund të arrihet dhe të realizohen projekte në interes të qytetarëve. Tani kur e kemi mundësinë e artë që të bëjmë ndryshimin edhe në pushtetin qendror, që t’i ndihmojmë edhe Zhelinës, edhe çdo komune tjetër shqiptare, që t’ju ndihmojmë të gjithë shqiptarëve që edhe pushteti qendror të jetë në interes të qytetarëve. Premtimi ynë në këto zgjedhje është që për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, 500 milionë euro të ndajmë për investime kapitale në komunat shqiptare. Kjo nënkupton projekte konkrete edhe për Komunën e Zhelinës. Ky investim ka të bëjë me salla sporti, me rrugë, me kanalizime, me objekte të shkollave dhe gjithçka që ka të bëjë me infrastrukturën lokale. Kjo ka të bëjë me një zhvillim të baraspeshuar lokal dhe rajonal, me çka ne do t’i japim një impuls të ri rajoneve shqiptare që të ndalim edhe këtë largim dhe ekzodus të rinisë tonë drejt Perëndimit”, ka thënë Kasami në deklaratën e tij para mediave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dragan Pavloviç-Llatas një nga mësitët e BDI-së tek Mickoski?!

Published

on

Gazetari Dragan Pavlloviç-Llatas thuhet nga burime jozyrtare partiake se është vënë në mision ndërmjetësimi për të lobuar tek VMRO-DPMNE e Mickoskit, që BDI të bëhet pjesë e Qeverisë.

Llatas njihet në disa raste si personi që është parë në takime me Musa Xhaferin.

Mickoski bëri të ditur se Ahmeti po dërgon emisarë për të bërë qeverinë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti dëshiron të paraqitet në publik si ideolog dhe shumë i fortë dhe në prapavijë na dërgon emisarë dhe do të thosha se dëshiron pa kushte të hyjë në një koalicion të ardhshëm me VMRO-DPMNE-në dhe me koalicionin ‘Maqedonia juaj’. Me vjen keq qe Ali Ahmeti e rrethoi veten me njerez te cilet po ashtu e keqperdorin per te bere, me kusht, krim dhe grabitje te Maqedonise, dhe me vjen keq qe Ali Ahmeti duke u rrethuar me keta njerez, ne vend qe te perfundoje si pensionist politik dhe te ishte ideolog. , ai do të përfundojë si bashkëpunëtor në krimin e bashkëpunëtorëve të tij të afërt të cilët së shpejti nga sot, opinioni maqedonas, të gjithë qytetarët në Maqedoni pa dallim etnie, do të jenë dëshmitarë dhe për të cilin kemi prova të shumta”, deklaroi Mickoski.

Nga BDI ende nuk janë deklaruar pas deklaratës së Mickoskit dhe se kush janë emisarët.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat