Connect with us

Lajme nga vendi

Investim kapital i familjes Destani ne Tetovë

Published

on

Tetova do të jetë pjesë e hartës botërore ku do të prodhohen makinat elektrike. Kjo, falë investimit disa milionësh të familjes Destani. Ndërsa në fjalimin e tij, filantropi Lazim Destani tha se ky është investimi im më i rëndësishëm deri më tani dhe arsyejaa që më gëzon shumë është se në këtë fabrikë do të punësohen shumë të ri dhe të reja.Bëhet fjalë për një investim prej 130 milionë euro dhe rreth një mijë vendeve të reja të punës.
Deklarata Lazim Destani
Fabrika “NEKST.E. GO MOBILE” vjen me një investim që është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë elektrike.Kryeministri I vendit Dimitar Kovaçevski, tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa dallim, janë më meritorët që vendi është pjesë e NATO-së dhe së shpejti do të jemi edhe pjesë e Bashkimit Evropian.Ai tha se me këtë dëshmohet se ky vend ka kapacitet sepse në të ardhmen do të prodhohen makina për tregun evropian.
“Sot është ajo ditë kur shohim rezultatet nga mundi i investuar.Sot do të vendosen themelet e investimit e cila vetëm në fazën e parë është 130 milion euro dhe do të hapen 890 vende të reja të punës dhe të paguara mirë.Ky investim është shumë I rëndësishëm për vet shtetin por edhe për ekonominë lokale.Me këtë tregojmë se Maqedonia e veriut është një vend që ka kushte shumë të mira për të investuar” tha Kovaçevski.
Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti falënderoi Filantropin dhe Biznesmenin Lazim Destani për investimin.Ai ofroi mbështetje për investimet e këtilla e veçanërisht ata që kanë për qëllim kanë ndalimin e migrimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
deklarata AHmeti
Sipas paralajmërimeve, fabrika për prodhimin e makinave elektrike do të fillojë me punë kah mesi i vitit 2024 .Makinat elektrike E Go, që do të prodhohen në Tetovë, janë të përshtatshme për mjediset urbane,ekonomike dhe nuk janë të dëmshme për ambientin.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat